Tronditëse! Agjenturat greke dhe shteti shqiptar heqin nga puna bashkëshorten e poetit...

Tronditëse! Agjenturat greke dhe shteti shqiptar heqin nga puna bashkëshorten e poetit të ndjerë (Denoncimi i rëndë)

686
0
SHPËRNDAJE

Pas gjithë këtyre torturave nga shteti shqiptar fshihen agjenturat greke, për shkak se ajo është shpallur person i padëshiruar në Greqi, pa asnjë arsye

Skandalet në administratën publike shqiptare nuk kanë fund dhe ato bëhen akoma më të rënda, kur nëndheshëm përfshihen e veprojnë edhe agjenturat greke, që në vendin tonë janë me tepricë. ‘Pamfleti.net’ është një zë i fortë i denoncimit të skandaleve të mëdha politike, ku të shtypur janë gjithmonë njerëzit e thjeshtë e të pafajshëm.

Një denoncim shumë i rëndë ka mbërritur në redaksinë e medias sonë, ku ‘viktimë’ e shtetit shqiptar dhe e agjenturave greke ka rënë bashkëshortja e poetit, përkthyesit dhe studiuesit, Perikli Jorgoni, Elida Jorgoni, kryetare e Lëvizjes “Foleja Kombëtare Shqiptare”.

Jorgoni ka denoncuar tmerrin e përjetuar në vendin e punës, që nga kërcënimet, dhuna fizike e psikologjike e deri te largimi disa herë nga posti që mbante, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Durrës. Elida Jorgoni ka nisur punë në këtë institucion më 6 shkurt të vitit 2013, dhe që nga ajo ditë pohon se është dhunuar sistematikisht, psikologjikisht dhe fizikisht (hequr dhe rifutur disa herë), si dhe ka rënë pre e shumë kërcënimeve të shumta.

Ajo është larguar nga detyra sërish pak ditë më parë, më 12 dhjetor të 2018, me pretendimin se është e punësuar me kontratë, në një kohë kur qeveria e ka hequr kontratën në punësim në administratën shtetërore.

Për këtë, Jorgoni sqaron se iu është drejtuar me nje letër ministrit të Edkonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, por nuk ka marrë përgjigje prej tyre për situatën, duke vijuar të jetë e papunë.

E veja e poetit të ndjerë Jorgoni sqaroi për redaksinë e ‘Pamfleti.net’ se pas gjithë këtyre torturave nga shteti shqiptar fshihen agjenturat greke, për shkak se ajo është shpallur person i padëshiruar në Greqi, pa asnjë arsye./Pamfleti