SHKËNDIJA VAZHDON ME PARAQITJE TË MIRA NË EVROPË, MPOSHT HJK HELSINKIN (VIDEO)

SHKËNDIJA VAZHDON ME PARAQITJE TË MIRA NË EVROPË, MPOSHT HJK HELSINKIN (VIDEO)

249
0
SHPËRNDAJE

Klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija ka fituar ndeshjen e parë ndaj HJK Helsinkit me rezultat 3-1, ndeshje kjo e vlefshme për para-kualifikueset për grupet e Ligës së Evropës.

Shkëndija ka vazhduar me paraqitje të mira në Evropë, duke mbrojtur nderin e ekipeve shqiptare, pasi ka fituar me rezultat të thellë 3-1 ndaj ekipit finlandez, falë tri golave të sulmuesit Besart Ibrahimi.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, dhe ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 35 me anë të sulmuesit Ousman Jalloë.

Megjithatë, ishte Ibrahimi, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë duke shënuar në minutën e 45 për 1-1 dhe duke i dërguar me barazim skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, ishin vetëm vendasit nga Tetova, atë të cilët diktuan tempin e ndeshjes, ku edhe shënuan dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i epërsisë 2-1 erdhi në minutën e 59, ku Ibraimi shënoi nga afërsia pas asistimit të Ferhan Hasanit, ndërsa sulmuesi shqiptar kompletoi het-trikun me golin e shënuar në minutën e 63 nga penalltia për të vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar 3-1.

Kjo fitore është e madhe për Shkëndijën para ndeshjes së kthimit, e cila zhvillohet një javë në vonë në kryeqytetin e Finlandës.