Njeriu më i fortë në botë është shqiptar nga Tetova

Njeriu më i fortë në botë është shqiptar nga Tetova

4897
0
SHPËRNDAJE

Midis dy luftërave botërore në Beograd njerëzit më të fortë kanë qenë ata të cilët kanë punuar në portet e anijeve dhe normal këtë punë kanë mundur ta punojnë vetëm njerëzit më të fortë, transmeton lajmin e mediave serbe portali Shqipmedia.

Gazeta e përditshme serbe “Vreme” në vitin 1937 e ka përshkruar “Rrëzimi nga froni” të Stiv Tomashoviq “Crni” i cili nuk ka mundur ta mbajë kasën prej çeliku e cila ka lundruar deri në Beograd dhe që peshonte 450 kg. “Crni” atëkohë shquhej si njeriu më i fortë, dmth njeriu më i fortë që e ka punuar atë punë.

Gazetarët e të përditshmes “Vreme” e kanë vërejtur Stivin duke ardhur në Beograd nga Omishi, Kroaci, dhe se 10 vite ai ka qenë punëtori më i mirë në qytet. Në qoftë se ka patur ndonjë ngarkesë tepër të rëndë të gjithë e kanë ditur se ai është njeriu i duhur për ta mbajtur atë.

Megjithatë gjigandi nga Omishi e ka thënë atë që askush nuk e ka pritur “Nuk mundem”.

Të gjithë prisnin që ky njeri i fortë do të mund ta mbajë atë kasë të rëndë prej 450 kg, duke e pasur parasyshë faktin për 10 vite ka mundur ta bëjë një gjë të tillë, mirëpo këtë herë në vend të duartrokitjeve njerëzit janë dëshpëruar.

Ante Matekalo, gazetari i cili ka qenë raportuesi më i mirë në atë kohë, e ka ndjekur me vëmendje epilogun e tregimit, dhe heroin e ri i cili do të duhej ta mbante atë ngarkesën e rëndë e ka kërkuar në mesin e 50 tetovarëve të cilët në atë kohë punonin në portin e anijeve.

– Në atë moment filluan të kërkonin heroin e ri i cili do të duhej ta rrëzonte nga froni Stivin e fortë. Njëri prej të pranishmëve, Bajram Uzeriri tha se do të përpiqet. U afrua afër ngarkesës dhe me gjithë fuqinë që kishte arriti ta mbajë ngarkesën prej 450 kg, shkruante Matekalo, duke shtuar se pa asnjë pikë hezitimi Stiv e ka pranuar humbjen.

Ata të cilët i punësonin transportuesit e ngarkesave në portet e anijeve për popullin njiheshin si “pronarë të ashpër të trupit dhe shpirtit të transportuesve”.

Djaloshi i ri nga Tetova, në atë kohë ka qenë 27 vjeç. Ai të gjithë atë fuqinë e tij e ka arritur në fshatin Tenovë të Tetovës tek një person me emrin Ismail. Nga viti 1928 të gjithë pelivanët e Serbisë e kanë pranuar se ai e meriton emrin pelivan.

– Bajrami asnjëherë nuk ka lejuar që të mposhtet, punonte nga mëngjesi deri në mbrëmje, pa asnjë problem. Ngrinte pasha të rënda nga 380 e bile edhe 400 kilogram, shkruante gazetari duke mos e shpjeguar atë se si tetovari arrinte të bënte një gjë të tillë duke patur parasyshë se sot rekordet botërore në peshëngritje janë shumë më të ulëta./Shqipmedia