Shembulli i Heroit Kombëtar

Shembulli i Heroit Kombëtar

291
0
SHPËRNDAJE

Strategjia otomane si pushtet okupues në Shqipëri konsistonte në asfiksimin dhe parandalimin e faktorit më të rëndësishëm të identitetit kombëtar të shqiptarëve, gjuhës së tyre, prej përdorimit të lirshëm dhe mundësisë për t’u zhvilluar më tej. Qëllimi i tyre final mbas përfundimit të okupimit ishte turqizimi i vendit (me gjithçka që kjo përfshinte), ndërkohë që paqësimi i territoreve të banuara prej shqiptareve do të vinte si rrjedhim i së parës, shkruan sot Koha Ditore.

Ekzistenca e gjuhës shqipe përbënte kërcënimin më të konsiderueshëm në arritjen e këtyre qëllimeve dhe si i tillë përdorimi i lirë i saj duhej të ndalohej. Në një përpjekje të bashkërenduar me kalimin e kohës vërehet ngjizja e një aleance të pashenjtë (mbi edhe nën rrogoz) ndërmjet aparatit shtetëror osman dhe disa individëve me rroba, që normalisht duhet të ishin nën mbikëqyrjen e Patrikanës Greke. Është skema perfekte e një gjenocidi kulturor në veprim.

Vetë shqiptarët nuk është se janë fare të pafajshëm për çfarë po ndodhte dhe duhet të shohin thellë brenda vetes e të deklarojnë mea culpan e tyre. Gabimi qëndron në faktin se kur ata fillimisht u ballafaquan me otomanët në fushat e betejave, akoma nuk kishin krijuar një gjuhë të shkruar dhe një alfabet unifikues për të, sikundër kombe të tjera përreth. Kjo mospërgatitje u kushtoi atyre shtrenjtë, por nuk duhej të keqpërdorej e të shërbente si një “carte blanche” prej otomanëve, për të justifikuar dëmin e jashtëzakonshëm që ata u shkaktuan shqiptarëve dhe kulturës së tyre. /Altin A. Zaloshnja

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)