Liga e Kampionëve, Kukësi mëson kundërshtarin e radhës

Liga e Kampionëve, Kukësi mëson kundërshtarin e radhës

483
0
SHPËRNDAJE

Kukësi ka mësuar rivalin e mundshëm me të cilin do të përballet në rrethin e tretë kualifikues për në Ligën e Kampionëve

Kukësi, kampioni i Shqipërisë, nëse eliminon Sheriff Tiraspolin, do të ndeshen me skuadrën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, Qarabag, në rrethin e tretë kualifikues për në Ligën e Kampionëve

Ndeshja e parë do të luhet në Azerbajxhan më 25/26 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1/2 gusht në “Elbasan Arena”.

Legia Warszawa, skuadra ku do të luajë legjionari kuqezi, Armando Sadiku, do të përballet me FC Astanan e Kazakistanit

Shorti

Sllavia Praga- BATE Borisov / Alashkert
Spartaks Jyrmala / Astana – IFK Mariehamn / Legia Varshavë
Zrinjski / Maribor – FH Hafnarfjordur / Víkingur
Malmo / Vardar – Zhilina / Kopenhagë
Linfilld / Sëlltik – Dundalk / Rosenborg
Hapoel Ber-Sheva / Honved – Zalgiris Vilnius / Ludogorets
Vitorul – APOEL / Dudelanzh
Hibernians  / Salcburg – Rijeka / TNS
Karabak / Samtredia – Sherif / Kukësi
Partizan Beograd / Buduçnost Podgorica -Olimpiakos

/gazetaexpress.com/