Pse Kisha Lindore e mohoi plisin shqiptar ?

Pse Kisha Lindore e mohoi plisin shqiptar ?

209
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA
Ber Hajdini shkruan :”Zhdukja e plisit në kishat Bizantine. “Kirili  dhe Metodi në Kishën katolike Shën Clementi ROMË me plisa në kokë. Në 864 fillon një lloj  rivaliteti mes latinëve dhe “ grekëve” për hyrjen e sllave në kishën bizantine. Në 865-66 Borisi i Bulgarisë kërkon nga PAPA i Vatikanit ta pranon në kishën bizantine, me një kusht që ta kishte një kishë autoqefale dhe një patriarkë të vetën sllave pasi që ishte refuzuar nga Photius i Armenisë disa herë, që nga kjo kohë nuk shihen më priftërinjtë me plisa në kokë”screenshot_30

Dhe me të vërtetë , pse Kisha e Lindjes e quajtur Bizantine, pse e hoqi plisin nga kokat e priftërinjve shqiptar të kohës ? Këtu e gjej një të mirë, sikur ta mbanin plisin, neve do të na humbnin gjurmët tona historike.
Shpesh ndodhë që mohuesi nuk mundet t` i shlyej të gjitha faktet. Kështu ndodhi edhe para krishterimit, kur Perandoria Romake mundohej të zhdukë çdo gjurmë ilire, si dhe “grekët “  e “ harruan “ që Odiseu t`ia zhbëjnë Plisin . Fatbardhësisht !
Fatbardhësia tjetër qëndron edhe në atë, që ne të parët e këtyre anëve,  nuk e harruam plisin mijëra vjeçar, dhe koha e digjitalizimit na gjeti me plis në kokë.
Fatbardhësia tjetër është që edhe “grekët” e rinj edhe pse e vodhën fustanellën, e “harruan” plisin pa e vjedhur. Edhe serbët një popull i artificial( përzierje kashkai-iraniane, avare, turko-mongole,sllave dhe në shekujt e fundit mbi 60 % shqiptare) nuk e deshën plisin, dhe mbeti ashtu edhe i yni. Të shtojmë edhe këtë që Fesi Turk, është plisi i Dibrës, por me ngjyrë të kuqe.( Këtë uniformë të kokës iu këshilloi Kisha e Stambollit).screenshot_29
(L’évangélisation des Slaves du Sud   Pour étendre son infleunce en Europe Centre-orientale, l’Eglise byzantine, envoie en 863, les moines Cyrille et Méthodepour évangéliser la Grande Moravie. Cette mission d’évangélisation se heurte cependant à un obstacle de taille, celui de la langue. Aussi pour rendre l’Evangile accessible aux Slaves, Cyrille et Méthode mettent au point un alphabet dit cyrilliquequi permet de traduire la Bible en slavon qui devient la langue liturgique du pays. Les deux moines, quant à eux, deviennent les apôtres des Slaves. http://www.maxicours.com/se/fiche/9/6/18496.html )

Në foton kryesore shkruan në frengjisht : Kirili dhe Metodi ,apostuj të sllavëve  ( dhe jo apostuj sllav ), që në fëjëri e mësuan sllavishten (cila ishte gjuha e tyre amtare? ). Pra, askund nuk shkruan as serb , as rus, e as bullgar. Ata e mësuan sllavishten e Moravisë për të cilët me urdhër të Kishes “ Bizantine” e krijuan alfabetin që sot quhet kililika.  burimi i shkrimit :” Source : Benoît XVI (Joseph) (Ratzinger), Audience générale, Libreria Editrice Vaticana, Mercredi 17 juin 2009. .”

Se si u krijua alfabeti cirilik lexoni në këtë shkrim http://www.njekomb.com/?p=152996

Fahri Xharra,09.01.2019, Gjakovë