Flamuri kombëtar e ai shtetëror në falënderimin e Neymarit për futbollistët e...

Flamuri kombëtar e ai shtetëror në falënderimin e Neymarit për futbollistët e 53 vendeve (Foto)

190
0
SHPËRNDAJE

Ylli i Barcelonës, Neymar Jr përmes një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në turneun “Neymar Jr’s Five”, ndërsa në prapavijë shihen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës.

Pjesë e këtij turneu ishin edhe Kosova e Shqipëria, që ishin në mesin e 53 vendeve të botës.

“Jam i lumtur që futbollistët e 53 vendeve janë kënaqur duke luajtur në paqe. Dua t’i falënderoj të gjithë dhe më vjen që s’mund t’ua bëj ‘tag’ të gjithëve. Por në emër të të gjithëve që më kanë bërë të ndihem kaq i lumtur, iu falënderohem”, ka shkruar ai në Instagram.

Në këtë edicion të turneut “Neymar Jr’s Five”, që u zhvillua në Brazil, ishin pjesë 104,228 futbollistë, ndërsa më të mirët ishin ata të Rumanisë që u shpallën kampion.

Kosova në këtë turne u përfaqësua nga ekipi “Simpatikët”, me përbërje: Kastriot Kasumi (kapiten), Taulant Rusinovci, Berat Hamiti, Mergim Boshnjaku, Muhamed Gashi, Arbnor Vitia e Florent Avdyli.

Në këtë turne Kosova arriti të kualifikohet në çerekfinale, duke fituar ndaj Malajzisë me rezultat 1-0, dhe Japonisë 4-0, por u mposht nga kampioni, Rumania, 5-0.

Image

Image

 

O @neymarjrsfive rolou no final de semana passado no @institutoneymarjr . Foi inesquecível ver gente de mais de 53 países se divertindo jogando futebol, sempre com muita paz. Queria agradecer a todo mundo que participou. Uma pena que não posso taguear todos. Mas, em nome desses caras aí embaixo, fica o meu agradecimento a todos os atletas que me fizeram feliz, de verdade !! England @antuanwilliams23 @mr.db7 @muggymike_ @k5skk @ifc_fives Sweden Felix Jigliden-Larsson @Fredrikaugustin @rossi.emilio @wlannholm @h10furublad @jernarp @lorso4 Angola @vanderson.jesus @Keelviito @migueljorgeandrade @martinhoalvaroda @mangolias E os grandes campeões Romania @Ionut Movileanu @movi.movileanu @tiga_tiga_1975 @krek_mihai @Costi.dumitru10 @gaby.a.grecu @Silviuradumd #NeymarJrsFive #InstitutoNeymarJr #redbull

A post shared by Nj 🇧🇷 👻 neymarjr (@neymarjr) on