Ja kur do ta publikojnë këngën “VIP” Ermali dhe grupi Kaos

Ja kur do ta publikojnë këngën “VIP” Ermali dhe grupi Kaos

561
0
SHPËRNDAJE

Muaji korrik po rezuton të jetë koha kur shumica prej artistëve kanë ruajtur ‘arsenalin’ e krijimeve muzikor për të goditur me projektet e tyre në mes të sezonit të ngjeshur të koncerteve.

E listës së gjatë i shtohen edhe tre artistët, Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Vigani.

Treshja tashmë kanë gati projektin e tyre më të ri ‘VIP, i cili do të publikohet nesër më 15 korrik.

Kjo këngë është tejet ritmike dhe i përshtatët sezonës së verës.

‘VIP’, është projekti i parë pas disa kohësh nga ku Lumi dhe Vigani nga ‘Kaos’, shfaqen bashkë, duke shuar përfundimisht zërat mbi një krisje të mundshme të raporteve.vip-696x392

/cover.al/