Emrat sllav ne tokat tona

Emrat sllav ne tokat tona

503
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Emrat sllav në tokat  tona, të maleve, të fushave, të lunenjëve , të fshatrave dhe  të qyteteve datojnë që moti në shekuj. Një gjë duhet ta kemi të sigurt që ato emërtime nuk janë serbe, pasi se serbët si etni vendim-marrëse janë shumë të vonëshëm. Çdo e shkruar në publicistikë apo punime shkencore që emri i përmendur është serb, është një gabim i rëndë dhe serbëve iu rrisim “lashtësinë “ në  tokat tona. Fakt i gjallë që ata janë këndej pari, si shtet apo si etni sado që artificialisht e rritur, duhet kërkuar në krijimin e Perandorisë Bizantine  e cila për qëllime që tani më dihen e favorizuan elementin sllav në ish  Perandorinë Romake të Lindjes, pas shek. të 9-të. Në këtë “ rrëmujë “ fetare që të rritet elementi ortodoks , përfituan si t ashququajturit grek dhe  sllavët në dëm të shqiptarëve. Ndarja e Kishave e vitit 1054 ishte shumë e rëndë për popullin tonë.
Sidoqoftë, kur jemi te emërtimet sllave, duhet dhe kemi prova të cekim që ato ishin bullgare . të cilët me një sllavishte na  i ndërruan gati të gjithë emrat tonë që i kishim deri me atëherë.
Pak histori, nuk është e tepërt: “Një ndër arsyet kryesore të krijimit të Temës së Durrësit në gjysmën e parë të shek. IX kishte qenë përballimi i presionit sllav, përkatësisht i atij bullgar. Që nga fundi i shek. VII, nga shkrirja e fiseve sllave dhe atyre bullgare (me origjinë turke), u krijua midis Danubit e maleve Ballkan shteti i parë ballkanik sllav, Mbretëria Bullgare, e cila shumë shpejt u bë një rrezik i madh për Perandorinë Bizantine. Aty nga mesi i shek. IX shteti bullgar i kishte shtrirë kufijtë e tij në Maqedoni dhe, nën mbretin Boris (852-879), përfshiu edhe brezin midis lumit Devoll e Vjosë. Kështjellat e Devollit dhe e Pulkeropolit (Beratit) u bënë baza të pushtetit bullgar në këto anë. Në vitin 864 Borisi përqafoi së bashku me popullin e vet, fenë e krishterë, duke marrë emrin Mihal. Feja e re i dha kohezionin e duhur shtetit sllavo-bullgar dhe i lejoi atij shtrirjen e mëtejshme në territoret bizantine. Në kohën e Simeonit (894-927), Bullgaria arriti shtrirjen e saj më të gjerë. Me përjashtim të Durrësit e të Shkodrës, Simeoni pushtoi krejt viset në Shqipërinë Qendrore e të Poshtme. Në jug ai mori Vlorën e një pjesë të mirë të Temës së Nikopojës. Në vitin 913 perandori bizantin Konstandini VII u detyrua t’i njihte Simeonit titullin “Perandor i Bullgarisë” dhe të martohej me një vajzë të carit bullgar. Ndërkohë prej vitesh Perandoria Bizantine ishte e detyruar t’u paguante bullgarëve një haraç

të përvitshëm.” (Trevat shqiptare dhe Mbreteria Bullgare (shek. IX-X) )

Pra, nga  ai sundim, pasoi edhe ndërrimi i emrave, emra të cilët serbët i gjetën të gatshëm. Po flas për gjëja serbët e shek. 14 të favorizuar nga Perandoria Osmane dhe Kisha e Stambollit
Duhet të mendojmë që nëse duam ta ndërrojmë një emër të tillë, nuk guxojmë të shkojmë me një përkthim nga serbishtja në shqip sepse gabojmë shumë. Duhen patjetër të konsulltohen defteret osman , shënimet  në Kishat katolike dhe ato ortodokse. Shënime të sakta duhen të jenë edhe në Kishen e Stambollit dhe në Vatikan.

Bullgarët e kohës kanë përdorur metoda të ndrzshme për ndërrimin e  emrit të caktuar, shembull Terranova është shndërruar në Tërnovo ., kemi edhe rastin e  Drenicës kur nga  N Drenika  është sajuar Drenica,  ose Kaqa e Kolës në Kaqekollë, ose Sh Mitri në Mitrovicë.  Sot i morra për shqyrtim dy emra të fashtrave të Gjakovës: Botusha she Shishmani .
Botusha është  edhe sot si emër në Bullgarishten e sotme, mbiemri Botush-eva, Ботуша.

Kurse për Shishmanin ai ishte Mbret i bullgarisë (FrMichael Asen III (Bulgarian: Михаил Асен III, Mihail Asen III, commonly called Michael Shishman (Михаил Шишман, Mihail Šišman)),a[›] ruled as emperor (tsar) of Bulgaria from 1323 to 1330. The exact year of his birth is unknown but it was between 1280 and 1292. )

Pra na duhet një punë e madhe, me njerzë të specialiyuar ti dalim në krye kësaj pune

Fahri Xharra,13.01.19
Gjakovë