Java e Thrakëve nga Fahri Xharra; Kush ishin thrakët ? (Pjesa 1)

Java e Thrakëve nga Fahri Xharra; Kush ishin thrakët ? (Pjesa 1)

182
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

I intresuar shumë për të vërtetën thrake, i mllefosur me heshtjen e sotme akademike shqiptare, i ballafaquar me përvetësime të pa skrupullta historike nga popujt e sotëm të Ballkanit dhe i dëshpruar me vetmohimin shqiptar të një historie në shikim të parë të “heshtur” e që në të vërtetë gjallëron me lloj lloj deformimesh, stërkeqësimesh dhe largimesh nga e vërteta historike, ia dhash vetit si detyrë që gjatë gjithë javës, të cilën e quaj “Java e thrakëve” të ju njoftoj se kush ishin thrakët , si përvetësohen ata nga bullgarët dhe serbët dhe si nuk përmenden nga shqiptarët.
Miq të nderuar, pjesa e parë është një copëz e shkeputur nga “Hylli i Dritës, Ndanduer 1922, Num. XI, ff. 519-527.” dhe e shkruar nga Gasper Gurakuqi, meshtár me titull “Sapa”

“Populli i Illyrve, shkruen Mommsen,[2] shtrihej n’e parë nder brigje të detit Adriatik, ç’prej grykës së lumit Po per të giatë t’Istries, Dalmatjes e Epirit deri kah Akarnania e Etolia, mandej, per mrenda, në Makedonie të syper, si edhe në Serbì të soçme, në Bosnie e në tokë hungare bregut të djathtë të Danubit; kështu qi kah të lèmit kufizote me popuj të Thrakëve, kah prendimi me të Keltëve, prej të cillve të mramëve Taçiti çiltas e dàn.”

Thrakët, prep Mommsen[3], e kishin ndejen dikuer kah të lemit e tyne (Illyrve), ç’prej dedit Aegeus deri në grykë të Danubit, e, jo mâ pak, në njenen anë, bregut të shmâjt të këtì lumit, në Transilvanie të soçme, në tjetrën anë, andej Bosphorin, nemose në Bitinie deri kah Frigia; këtej me arsye Herodoti i thrret Thrakët mâ i perhapuni nder popuj qi aj njifte mbas Hinve”.

Prandej në Bieshka të Karnies (Alpi Carniche) kû gjindet Sapata[4] kjene illyrt, si edhe në Serbije, ku gjindet Sabats, në Bosnie ku âsht Sapna, e në Shqypnì ku gjindet Sapa e jonë. Në Bullgarie, per kundra, kû gjindet Saparevo, banuene Thrakët.

A kje Thrakësh a Illyrsh, prà, ky emen?

Mund kje i të dy palëve, perse si thotë Thallóczy[5]: “Gjûha e Illyrve e e Thrakëve kà rriedhë prej nji rrajet, e dialektat e veçantë ishin me shoqi-shojn nji gjinijet mâ t’afershme”. Por tuj u caktue tesh në Sapen t’onë, thona se, kà shum mâ gjasë me kenë Thrakësh. ([5] Aty pari gjindet Malborgetto qi Thallóczy e zhvillon Mal-boret. Gjithkund ku kan banue Illyrt e thrakët gjinden emna vendesh e ujnash qi merren vesht në gjûhë t’onë. Tui e çue lexuesin, per tjerë, në vepër të qitun të Thallóczyt vll I, f.10 këtu po permendim veç disà; do nder ta në Thallóczyn nuk jânë: Kulina, lumë në Serbije, Glina në Kosovë, Glina në Zadrimë, qi rrjedhin prej fjalet “me kullue”, prej së cilës na kemi edhe fjalen kllinë/-a; Unna (=ujna) lumë në Bosnie, uj Uj-Sopol, në kufî të Serbìs e Ungerìs; Ujno, vend në Bullgarie në breg të lumit Dragovizçica; Lim, Za-lomka (=lum) në Bosnie, dy lumna tjerë Lom në Bullgarie. Kater lumna Drin, Nji në Bosnie, nji në Serbì, dy në Shqypnì; Rriolli në Shqypnì lumë, âshtû Rila lumë në Bullgarie (shqyp: rredhë-a prej fjalës me rrjedhë etj. )

T’a làm shka mendoi ndoj dijetar, sikuer Weigand[6] e Hirt, të cillët per me zhvillue të kundershtisunt qi gjûha shqype ka me rumenishten, n’a rrodhen krejt prej Thrakëve e jo prej illyrve, persè ky mendim qitet poshtë prej të shumve me arsyena tepër të forta; por nuk don kujtue se edhe illyrt e Thrakët kjene aq të dàm me kufî, sà mos me kenë, vênde, vênde, edhè të përziem me shoqi-shojn: “Së duhet lanë pà vue oroe, thotë Thalloczy[7], se në ket vend të hapët të kishin xanë veç Illyrt; bashkë me ta çfaqen edhe fise Thrakësh, keltsh, e deri asish, amet semitike, t’ardhun në ket krahinë illyre; në Thrake, per kundra, banojshin aso fisesh illyre, qi mâ vonë çfaqen në vise të Makedonìes. Këndej rriedh qi në nord e në sud ndeshena në fise nji emnit.”

Në n’a pvetët tesh kush, per ç’arsye e mbajmë Sapen t’onë emën thrakësh e të themelueme prej Thrakëve, po pergjegjim se arsyeja mâ e forta âsht se në Thrake gjindej nji popull i madh, qi pershîte gjysen e Thrakes, shì me ket emen Sapaj. “Sapaei=popull në Thrake, n’anë të poshtme të Nestus. Sapajk=krahina e Sapajve. — Në Tolomèn.”[8] Ndonji lagje e këtì popullit qi vite drejt krahas me Shqypnì të soçme, per të gjatë të lumit Shtrumës (Strimon), do të kèn xanë nder vende t’ona, e Sapës do t’i kèn njitë emnin e fisit a të krahinës së vet. Kështu kan bâ gjith-herë të dyndunt, edhe nder kohëna të vona. Në fushë të Zadrimës, b.f. sà emna mahallësh i kan njitë fiset e ràme prej maleve: Kabashi i Hajmelit prej Kabashit të Pukës; Bicajt e Nenshatit prej Bicajsh të Toplanës; Lëmezht e Blinishtit, të Troshanit, të Kallmetit prej Lëmezhit të Selitës, etj.

Per zhvillim të këtì mendimit po na kandet me qitë nji tekst të Pouquevillë-it[9] permî Trake e Sapaj: “Thrakja, mbas të moçëmve, shtrîhej prej prendimit kah të lèmit — ç’prej të lemit Strimonit e deri në Euxinus, — prej verit kah jugu — ç’prej malit Haemus e deri në dedë Aegeues; e ishte e dame n’Odrisia a piesë malore, e në piesë bregore a Sapea.” E mâ poshtë: “Ana e Sapajve kish mbetë e lìr, kuer Seuti II u duel zot tagreve të veta mbretnore n’ato vise. Mbassi u çpalli luftë Sapjave, rà më nji gjêje të ngushtë.

Amadoku ndoq Medokun kah vjeti 390 p.K., e kà gjasë se e mbajti fronin deri në 380, persè Koti I qi hypi në 356, mretnoj 24 vjet.

Mbas Seutit II e xûe fronin e Thrakes Koti II, nji farë i mârrit i kunoruem, qi u dha, si patem thânë, mbas dashtunís së Minervës…”

Në ket tekst, posë se n’a paraqiten Sapajt si popull, n’a del edhe emni Kotë të cillin na e kena në popull t’onë. Ky emen, mandej, nuk dàn se âsht tjetër veç emni Kotys, qi e paten 30 mreten trakë[10]. Edhe ket na e kena , persè n’a e ka ruejt gojdhana e Malcìs më nji kangë të hershme lahutet, e cilla fillon:

“Kuer u bâ Kotuzi ndand vjeç

Aj ndand vetë në mejdan i kà pritë,

Aj ndand drume kà zaptue,

Aj ndand shehre tuj urdhnue, etj.”

Një Kotys, mret thrakësh, këndon, pra kanga popullore shqyptare; se këndon nji Kotys, e kà emnin në tê; se këndon nji mret, udob merret vesht, kah thotë: “urdhnon shehre”; se ky Kotys kje mret thrakësh, del në shesh, persè vetun në Thrake gjêjm mreten me ket emen. Si ka hî, mandej, kjo kangë në popull t’onë, nuk mund të zhvillohet ndryshe, veç tuj thanë se kush e këndon, e pat trashigim prej të parëve, të cillët kënduene kreshnìt e mretit të vet.

Prej kah shifet tesh të përpjekunt e madh qi paten Thrakët nder vende t’ona, e prandej, jo veç nuk â seri, por kà giasë të fort se edhe Sapajt nji popull, prej nji të parit qi i thane Sap do të kèn marrë emnin, sikurse Thrakët prej Thiras, Moabit prej Moab, Judejt prej Judet, etj[11]. Se shka don me thanë Sap mâ mirë se në gjuhë t’onë, qi rrjedh prej Illyrishtes, e cilla kje nji rrajet e nji gjinijet me thraken, nërnji tjetër nuk mund të zhvillohet. E në gjuhë shqype fjalen Cap na e kena, qi gjithkush e din se dona methanë Skjap[12]. Kësaj t’i shtojm se, kreshnikët t’onë mâ në zâ, si Skanderbegu, Burri e, me shumë giasë edhe Leka i Madh, paten kryet e capit në përkrenare[13]. Lekën, mandej Danieli profetë e thirri në profeci të vet “hircus caprorum=capi i dhive” ndersa Qyrin e thirri “Aires=dash”[14].
Tituj që lidhen me këtë shkrim :
“Kush ishin besët”, Fahri Xharra http://www.njekomb.com/?p=152694
“ Kush ishin tribalet? fahri Xharra, http://www.njekomb.com/?p=171594
“ Burebista dhe gecët” Fahri Xharra, http://www.njekomb.com/?p=171598
“ Karpët e karpateve, histori në veti” Fahri Xharra, http://www.njekomb.com/?p=75080

Fahri Xharra, 14.01.19
Gjakovë