Mesjava europiane mund të flasë shqip

Mesjava europiane mund të flasë shqip

168
0
SHPËRNDAJE

Mesjava pritet me interes nga sportdashësit shqiptarë, pasi udhëtimi europian i skuadrave tona mund të vijojë gjatë. Kukësi të mërkurën, Skënderbeu dhe Shkëndija të enjten kanë shanse të mëdha për t’ia dalë mbanë dhe për të qëndruar ende në garë në kompeticionet e UEFA-s.

Kampionët tanë kanë ndoshta në letër misionin më të vështirë, pasi duhet të përmbysin humbjen e sfidës së parë në Tiraspol ndaj Sherifit. Megjithatë me lojën e treguar në Moldavi, Kukësi i drejtuar nga Ernest Gjoka lë shpresë për një kualifikim të mëtejshëm.

Shpresa të mëdha ka edhe për Skënderbeun, të cilin jo vetëm e favorizon barazimi me gola në transfertë por edhe loja e mirë e treguar. Trajneri Ilir Daja shpreson shumë që faktori fushë si dhe diferenca e orës me Kazakistanin të jetë një favor i madh për skuadrën e tij. Shkëndija është e vetmja skuadër shqiptare që shkon në sfidën e kthimit të Europa League me një avantazh të madh, pas suksesit 3-1 në sfidën e parë. Tetovarët treguan dominancën e tyre ndaj Finlandezëve të Helsinkit pavarësisht se nuk do të jetë një detyrë e lehtë për ta. Edhe pse përgjysmë endrra e Ballistëve mund të bëhet realitet, me 3 skuadra shqiptare gati për të avancuar më tej në kompeticionet e UEFA-s. /gazeta-Shqip.com/