Lugina e Valbonës, atraksion i madh për turizmin malor

Lugina e Valbonës, atraksion i madh për turizmin malor

229
0
SHPËRNDAJE

Të pasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore. Ka një sipërfaqe prej 8’000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare

Përveç detit në Shqipëri ka edhe shumë atraksione tjera, për të kaluar pushimet, apo për të paktën një fundjavë relaksusese.

Të pasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore, raporton albinfo.ch.

Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt, por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore.

Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri.

Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare. /albinfo.ch/