Pse duhet që Shqipëria të vendosë veton për anëtarësimin e ‘Maqedonisë së...

Pse duhet që Shqipëria të vendosë veton për anëtarësimin e ‘Maqedonisë së Veriut’ në NATO?

311
0
SHPËRNDAJE

Nga Xhildinho Ozuni

Edhe pse ndryshimi i emrit të ‘Maqedonisë’ në ‘Maqedoni e Veriut’ është një progres i sukseshëm në raportet me Greqinë, kjo nuk do të thotë se
ky vend i ka aq të hapura rrugët për t’u integruar në Aleancën e Atlantikut e njohur si NATO. Kryeministri shqiptar Edi Rama ia bëri të ditur rreth 4 vjet më parë homologut sllavomaqedonas, se Shqipëria nuk do të vendosë “veto” për anëtarësimin e saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut, pasi Marrëveshja e Ohrit nuk është shkelur dhe as cënuar. Por krejt ndryshe paraqitet situata në këtë vend, ku shqiptarët përbëjnë mbi 40 % të popullatës së përgjithshme.

Ata nuk i gëzojnë të drejtat e plota në bazë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit prandaj duhet që Shqipëria ta kërcënojë me “veto” ‘Maqedoninë Veriore’. Në fakt kjo do ishte ndihma më e madhe që do të mund t’i bëhej shqiptarëve të Iliridës, në mënyrë që krahas sllavomaqedonasve edhe ata të ishin komb shtetformues dhe jo të ngelin gjithmonë qytetarë dytësore në shtetin e tyre. Sa i përket çështjes së ligjit të gjuhëve në ‘Maqedoninë e Veriut’, gjuha shqipe është zyrtare vetëm me statusin e pakicës kombëtare si në rastin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri. Pra gjuha shqipe nuk do të përdoret në përgjithësi por në vende të caktuara, ku jetojnë shqiptarët, një tjetër padrejtësi që minon katërcipërisht Marrëveshjen e Ohrit.

Incidenti i Kumanovës, rasti “Monstra” dhe raste të tjera të montuara, vrasja e 4 vjeçarit shqiptar Almir Aliu dhe shumë provokacione dhe krime të tjera ndëretnike ndaj shqiptarëve janë shëmbëlltyra monstruoze që Marrëveshja e Ohrit është shkelur me të dyja këmbët nga sllavomaqedonasit, prandaj Shqipëria ka të drejtën themelore të vendosë “veto” ndaj ‘MV’ në NATO, që këto sjellje të rrezikshme ndaj shqiptarëve të ndalen.

Partitë politike shqiptare, që përfaqësojnë shqiptarët në “Maqedoninë e Veriut” kanë përgjegjësi kombëtare, në mbrojtjen e vlerave tona.
Ato nuk guxojnë dhe nuk do të duhej që për përfitime të vogla momentale t’i mbyllin sytë përballë këtij fenomeni (asimilimit politik të shqiptarëve).

Për 27 vjet Greqia vuri veton për një emër. Ne, duhet të përdorim veton për të drejtat tona!