Fjalët e Agollit për Rugovën: Mendoj se nuk e kemi kuptuar aq...

Fjalët e Agollit për Rugovën: Mendoj se nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën

1767
0
SHPËRNDAJE

Shkrimtari i njohur shqiptar Dritëro Agolli ka thënë disa fjalë për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Në një intervistë, ai kishte cilësuar Rugovën si një lider të veçantë të popullit shqiptar që dallonte nga liderët tjerë shqiptarë dhe ata të Ballkanit. Tutje Agolli kishte theksuar se ishte një fat i madh që Rugova vinte nga letërsia.

KultPlus me poshtë ju sjell fjalët e Agollit për Rugovën:

Ibrahim Rugova ka qenë një udhëheqës i veçantë i popullit shqiptar në Kosovë, një udhëheqës që ndryshonte nga shumë udhëheqës shqiptarë, por edhe nga shumë udhëheqës në rajonin e Ballkanit. Udhëheqës të tillë të një forme të afërt ka pasur në botë, siç ishte Gandi, që shumë e krahasojnë Rugovën me Gandin, por siç ishte edhe Martin Luter, por edhe siç ishte Alende i Kilit. Merita e madhe e Ibrahim Rugovës është që e bashkoi popullin në një popull të vetëm që të luftonte për pavarësinë. Edhe ata që ishin për luftë në fund u bashkuan me Ibrahim Rugovën pasi ai ishte një burrë i mençur, dinte t’i zbuste gjakrat, dhe formoi një koalicion edhe me ato forca që kishin një drejtim tjetër për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Është një fat i madh që ai vinte nga letërsia; udhëheqës, e nuk vinte nga politika të bënte më pas vjersha. Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën. Unë e kam kritikuar për anën paqësore të drejtimit të tij, kam bërë edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njëfarë pendese që në atë kohë nuk e kam kuptuar aq shumë. Por tani unë kam kuptuar që nuk kam pasur të drejtë./ KultPlus.com