Jusuf Buxhovit: Historia e Kosovës

Jusuf Buxhovit: Historia e Kosovës

84
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Thuhet shpesh se historia përsëritet. Në fakt janë historianët që përsërisin njëri-tjetrin, qoftë edhe duke kundërshtuar sho-shoqin. Në rastin e historisë sonë ky fakt është edhe më i dukshëm. Ka ardhur koha që historia të shkruhet ashtu siç e shkruan e tërë bota e civilizuar, duke e ndërtuar mbi fakte e dokumente dhe jo mbi tezat dhe mendimet e njëri-tjetrit/çdokujt. Ciceroni ka thënë: “Ligji numër një i të shkruarit të historisë është thënia e të vërtetës”. Sa më shumë fakte e dokumente te pacenuara, aq më shumë të vërteta përmban një shkrim historik(V.K.)

Filluan të dridhen themelet e SANU-s ( Akademisë Serbe të Shkencave), çerdhja e së keqes shqiptare. Filluan të dridhen gotat e shlivovicës të cilat cakërroheshin kur përgatiteshin elaborate shfarosëse për shqiptarët. E bota iu besonte! Edhe pse shqiptarët notonim dhe po notojmë në ujërat e trekëndëshit të Bermudeve (SERBI, GREQI, TURQI! -KADARE) ashtu qetas duke u tretur në vorbullat magnetike te pikës së zezë në brendinë e oqeanit dhe duke humbur në botën e harresës dhe tjetërsimit, na del “Noa me barkën e tij”, e cila na e tregon rrugën e humbur pa dëshirën tonë.
Populli i vjetër, i nxjerrë njerëzit e mëdhenj, të cilët i dalin krah vendit të tij, krijimit të tij dhe historisë së tij. Ky është vetëm se fillimi.

Por, a kemi ne njerëz?! Kemi të ditur?!

Historia e jonë gjatë shekujve na është vjedhur, na është përbaltur dhe na është përdhosur. Pa dëshirën tonë! Ashtu na e diktonin dhe ne ashtu si të tillë e pranonim.
E tani kur ne po e shkruajmë ashtu si ishte: Beogradi filloi të çmendet! Tani kur ata menduan se fazën e përgjumjes sonë e kaluan me sukses, llogaritën në fazën e tretjes. Por Jo! I kemi të mëdhenjtë tonë që as nuk flenë e as nuk përgjumen, por shkëlqejnë nga lartësitë e kreshtave dhe i godasin me fakte përgjumësit tanë.
Njësia matëse e vlerave tona është kjo: Kur diçka kemi mos u mundohuni shumë, vetëm përcilljani reagimeve serbe: Nëse ata na lavdërojnë; ta dini se jemi në rrugë të gabuar! Por nëse ata thonë: “Është për dhunim të paparë e të pashembullt ndaj fakteve historike dhe arsyes së shëndoshë”. “Bëhet fjalë për një fantazi shumë të rrezikshme në shërbim të Shqipërisë së madhe etnike. Libri nuk meriton kurrfarë vëmendje shkencore, sepse fjala është për pamflet. Ai libër ashiqare duhet t’iu shërbejnë politikanëve si pseudoargument për krijimin e ‘Shqipërisë natyrale’. Është krejtësisht e pakuptimtë teza për Kosovën si qendër shpirtërore, kulturore e shtetërore të Shqipërisë” (Sllavenko Terziq, këshilltar shkencor i Institutit të historisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë) ta dimë së për atë vepër që flasin ka vlera të mëdha.

Kemi shumë çka me vlerë të cilat trekëndëshi i Bermudeve na i ka zhdukur dhe na ka paraqitur karshi botës si njerëz me bisht (të cilin e kishin vet), si njerëz pa histori (e vetë mburreshin me përvetësime), si njerëz të pa qenë (e vet ishin të posa ardhur).

Historia jonë i ka rrënjët e thella! Vështirë ato shkulën,vështirë ato thahen!

“I ashtuquajturi historian shqiptar Jusuf Buxhovi, para sa kohesh e botoi librin “Historia e Kosovës”, e cila le qe s`ka asnjë baze shkencore por i gjuan serbet krejtësisht nga historia, kurse Kosovën e përshkruan “si një qendër shpirtërore, kulturore dhe shtetërorë te Shqipërisë. “marria” e tij shkon aq larg saqë pohon se shqiptarët janë themeluesit e Trojës dhe shkruesi i Iliades është shqiptar.” (reaguan serbet) Themelet po dridhen!

J. Buxhovi është penë e ndritur, ku secili shqiptar që ka lexuar diçka, medoemos në ato që është dashtë të lexohen janë edhe shumë vepra madhështore te tij. “Mjerimi me i madh është që veprat e (njerëzve të mëdhenj) të tillëve nuk financohen nga shteti dhe nuk përkthehen në të gjitha gjuhët e botës, që ata të mësojnë të vërteten e historisë së shqiptareve”, shkruante një dashamirë i kombit. Vetëm shpirti i njeriut i mbushur me atdhedashuri shkruan vepra si këto!

Desha të shkruaj edhe më shumë, por po iu le vend edhe të tjerëve të cilët janë zgjedhur nga një rastësi, e entuziazmi i tyre me rastin e botimit të kësaj vepre madhështore shprehet kështu:
“Të lumtë Z Buxhovi, i ke tërbuar bishat shoviniste të cilat vetëm gjak shqiptari dëshirojnë. E vërteta i tërbon dhe i egërson pse një shkencëtar shqiptar arrin t’jua thotë të vërteten me bazë historike e arkeologjike të popullit shqiptar, të çilet që gjashtë shekuj gënjyen tërë boten. Zoti Buxhovi, libri yt do të na shërbej neve dhe gjeneratave të ardhshme për ta kuptuar të vërtetën historike te popullit shqiptare. Te lumtë, zoti të dhëntë shëndetin, si ty ashtu edhe gjithë atyre që i shërbejnë kombit shqiptar” (ademi)

Tjetri shprehet: “Përshëndetjet ma të përzemërta dhe dëshirat më të ngrohta për Ju, zotni i nderuar Jusuf Buxhovi, qe si i ka hije një burri të vërtetë shqiptar, me punë të përkushtuar dhe mendjendritur, po ia vulosni vërtetësinë historisë sonë të ndrydhur e të shkelur nga armiqtë e egër dhe miqtë e shpifur. Ju, me Librat e botuar, ia lëkundet themelet Akademisë së Shkencave Serbe, e cila po shihet se është e tmerruar nga fakti se, nipat e shqiptareve “sharrëxhinjtë” të dikurshëm, po ua sharrojnë rrënjët gënjeshtrave serbe dhe po e nxjerrin në shesh të vërtetën shqiptare. Reagimet e Beogradit, janë dëshmia e suksesit Tuaj te plote z. Buxhovi. Këtij suksesi, të jeni i bindur, sa Ju, i gëzohen të gjithë bashkëkombësit tanë që kanë sy me pa dhe mend për të gjykuar punën tuaj aq shumë të dobishme për kombin tonë të shumëvuajtur dhe atdheun tonë me shekuj të sakatosur. Puna juaj është sadisfaksioni ynë ma i mirë dhe hakmarrja me e denjë ndaj gjithë antishqiptarizmit. Të dhëntë Zoti shëndet për punë e suksese të reja. Gëzuar!” ( Hektori)

“Përgëzimet e sinqerta Z.Buxhovi. Jeni dhe do të mbeteni një nga më të mëdhenjtë e historiografisë shqiptare. Historia e shkruar nga Ju, do i tund themelet e falsifikimeve serbe mbi ne, ka për t’i rrezuar si kullat prej zalli shpifjet dhe mashtrimet historike që serbet ia kanë bërë kombit shqiptarë. Puna e juaj me vlera diamanti do ti bënë ballë kohës dhe do të shënon përfundimisht fundin e rrenave serbe. Europë, hapi sytë!” (F.Xh)

Jo moti një analist çek thoshte për shqiptarët: “Derisa të (gjithë) terët jetonin në male, JU (shqiptarët ) shkruanit epitafe në varre”, çka dëshmon se Ne kur kishim civilizimin, sllavët bënin jetë përtej Uralit… prandaj miku im z.Buxhovi Ju në fakt më punën Tuaj të pa lodhshme, me argumente e fakte keni dëshmuar para opinionit e Zotit se cila është e vërteta për Kosovën. Deshën a s’deshën sllavët të kuptojnë të vërteten… është peshë e vogël, sepse shpesh e vërteta dhëmb. Të përgëzoj për punën madhore. Faleminderit që po bëni shumë për kombin. Gjithë respekti!” (Naimi)

Dhe Vepra e J. Buxhovit ka nxjerr në shesh te vërteten edhe pse e vërteta jonë kalon rrugë të gjatë për tu shfaqur -para botës për të dalur… Heshtja e jonë shpesh e imponuar, por edhe e paguar, e serbëve iu ka ngjallë idetë për të na etiketuar si te ardhur!… Në ketë zbrastesirë të krijuar nga heshtja, sllavët në vazhdim, u munduan që një ditë, veten ta quajnë si pasardhës të Ilirëve. Por, atdhetarët dhe intelektualë si Buxhovi e shumë të tjerë me punën e pa lodhur që bëjnë, lehtë dhe njëkohësisht shumë fuqishëm, ndikojnë në atë që planet destruktive serbe të shkrumbohen kaq mjerisht.

Këso njerëz i duhen kombit.

Pra, Jusuf Buxhovi shkroi historinë.

(Me rastin e botimit të kryeveprës historiografike “Historia e Kosovës” e Jusuf Buxhovit)

Fahri Xharra
15.04.12