Shqiptarët dhe Miqësia me Amerikën

Shqiptarët dhe Miqësia me Amerikën

161
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Hyzri SALIHU

Në kohën e sotme mjerimi i dialogut politik ndërmjet partive politike nuk ka asnjë refleksion të arsyeshëm dhe premtues për të ardhmën dhe historinë e pritjes që ka kalitur breza të tërë për një hap drejt zgjidhjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.

Kosova e shikuar nën dioptrinë e diplomacisë botërore e ndodhur mes Lindjes dhe Perëndimit ka nevojë që një brezë i ri me të kaluar të pastër dhe edukim e arsimim pro-perëndimor dhe që njeh mire; vlerat kombëtare si dhe ka për pikënsije Historinë e vetë çështjes shqiptare si referencë në politikat e jashtme.

Profili i një kaste të tillë intelektualësh duhet të premton me të drejtë një Gjuhë politike tjetër dhe një kulturë Diplomacie e cila e përkthenë ta themi kohën e sotme me peshën politike që duhet të ndjekë këtë kurs të politikës regjionale.

Përgjegjësia në politikën kombëtare , varet në qafën e njerëzve të cilët për çdo hap e kalojnë me besën e çdo shqiptari që ka vendosur t’i përfaqëson , secilin pa marrë parasyshë.

Koha e nxjerrë çdo limit dhe përmban çdo sukses apo dështim në sferën e përgjegjësisë së Liderëve, sepse e ardhmja e gjeneratave të reja kërkon një dinamikë poltike e kombëtare, që të jetë garantë për të. Vetëm rruga e ndjekur me dekada nga hallka e zingjirit atëdhetar e intelektual të mërgimtarëve shqiptarëv përtej Atlantikut, është pikë rreze Drite për një guxim që mund të ndryshon fatin dhe afatin e zhvillimeve politike në Kosovë po edhe në Ballkan .

Miqësia e përhershme e Shqiptarve me SHBA-të , është dëshmi se çdo gjë duhet të kalkulohet në vijat e Lirisë dhe të drejtave të njeriut, për një Tokë të lirë me njerëz të lirë, dhe të drejta të barabarta mes popujve dhe Kombeve në Botë.

Prof Hyzri Salihu
13.02.2018