SHQIPJA ËSHTË GJUHA E PARË E SHKRUAR NË BOTË, ËSHTË GJUHA E...

SHQIPJA ËSHTË GJUHA E PARË E SHKRUAR NË BOTË, ËSHTË GJUHA E FILLIMIT! Pjesa 2

524
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Anastas Shuko, sumerolog

E pra, Evropa nuk na pranon, nuk na jep vizë, nëse nuk njohim dhe nuk ia tregojmë asaj historinë tonë, elementin fillestar të kulturës. Arma jonë kryesore, shtylla e identitetit tonë, me të cilën do të përballemi me konkurrentët tanë për të rivendosur historinë, duhet dhe do të jetë veçoria bazë e ekzistencës së një kombi, pra GJUHA. Shqipja është GJUHA E PARË E SHKRUAR NË BOTË, është GJUHA E FILLIMIT! Po, po, mos kini frikë, provat janë të shumta dhe sistematike. Ato gjenden në mbi 200 000 “libra” (pllaka me shkrim kuneiform) të kulturës më të lashtë të botës – asaj sumere. Pasardhësit akkadianë e babilonas e kanë quajtur atë vend Super (Shumer) apo “Shum Erë”. Vetë shumerët e quanin KI.E.NGIR, që do të thotë “tokë e ngirë”, e nginjur, e ngopur, e begatë.
Provat gjenden edhe në 3-4 miliardë kopje të Biblës në të gjithë botën. Besohet se tregimet biblike, veçanërisht kapitulli i parë, zanafilla/genesis, janë me prejardhje nga shkrimet e pllakave sumere si “Eposi i krijimit”.
Bibla është përkthyer në mbi 2000 gjuhë të ndryshme, por pjesa e parë e 39 librave përbërës të “Dhiatës së Vjetër”, e quajtur “Zanafilla”, paragrafi 6:4, e përmban provën SHQIP me fjalët “në fillim”. Ajo ka qenë problem i madh për përkthyesit, të cilët përfundimisht e kanë lënë në gjuhën origjinale dhe kështu shprehja “në fillim” është një nga provat më të rëndësishme për prejardhjen nga gjuha shqipe edhe të tregimeve biblike.
Një provë tjetër, përsëri në Bibël, është fjala “mallkim”, e shkruar si “Malakhim”, në “Zanafilla” – 18:20, 19:12.
Prova më e fuqishme për zanafillën e identitetit shqiptar është e lidhur me popullsinë e lashtë sumere e përqendruar midis lumenjve Tiger dhe Eufrat në Mesopotami apo Irakun jugor të sotëm. Të mbiquajturit sumerianë janë realisht gjeneza apo zanafilla e njerëzimit, djepi i gjithë kulturës botërore. Shumëkush e pranon tezën se Bibla është histori e njerëzimit dhe ajo thotë se FILLIMI është në Mesopotami. Mos jemi ne pasardhësit e sumerëve? Po atëherë nuk qenkemi autoktonë? Jo, ne jemi po aq autoktonë sa gjithë europianët. Jemi këtu që nga periudha prehistorike, që nga koha e dyndjeve indoeuropiane, që nga koha e shkatërrimit të Shumerit.
Vini re gjithashtu se nga materialet e shumta figurative, edhe tredimensionale të zbuluara e analizuara del se nga pikëpamja racore sumerianët nuk ishin afrikanë me buzë të trasha, siç mund të aludojë ndokush, por kishin tiparet mesatare të racës së pastër shqiptare.
Në hierarkinë e historisë antike shumerët vendosen përpara akkadianëve, babilonasve apo egjiptianëve. Sumerët kanë lënë një trashëgimi mjaft të gjerë e mjaft të pasur në të gjitha fushat, e shkruar në mbi 200 000 “Libra”/ pllaka me shkrimin në formë kunje ose kuneiform, i gdhendur mbi argjilë, e cila më pas piqej e kështu ka mbërritur deri në ditët tona në materialet e shumta arkeologjike që gjenden në shumë muze dhe universitete të botës. Gjuha sumeriane është gjuha e parë e shkruar në botë me shkrimin kuneiform piktografik e më pas me kuneiform abstrakt. Sa u përket periudhave kohore ka mendime të ndryshme, ku përmenden fillimi në vitet 13000 BC pas përmbytjes së madhe, ose periudha e quajtur “klasike” midis 5300 deri 2900 BC. Gjuha sumeriane mendohet se u fol deri nga fundi i mijëvjeçarit të tretë para Krishtit, midis 2300-2100 BC, kohë kur ka një shkëputje dhe vendin e saj e zënë perandoritë akkadiane dhe babilonase. Shkrimi kuneiform u përdor edhe nga akkadët e babilonasit dhe gjuha sumeriane besohet se është shkruar në fjalorët e ndryshëm deri në vitet 200 AD.
Gjatë mijëvjeçarit të tretë BC duhet të ketë ndodhur edhe shkatërrimi i kulturës së madhe sumere, ngjarje e cila rezulton e vërtetuar nga dy fakte: shkatërrimi i qyteteve të Sodom dhe Gomorrah sipas Biblës dhe dy dokumentet e gjetura në pllakat sumeriane, të cilat flasin për shkatërrimin e Shumerit:
1) “Erra Epic” ose “Eposi i Erës” (sumerian = “Erra”) dhe
2) “Lamentation over desolation of Shumer”, -“Vajtimi për shkatërrimin e Shumerit”.
Nga përkthimi i tyre në anglisht kuptohet se aty flitet për një erë të fortë shkatërrimtare dhe vrasëse e sëmundjesjellëse, e cila çoi në zhdukjen përfundimtare të të gjithë kulturës dhe jetës në Shumer. Ky shkatërrim duhet të jetë shoqëruar edhe me dyndje të popullsisë së mbetur gjallë në drejtim të veriut e veriperëndimit. Pranimi si realitet i këtij migrimi, i mbështetur edhe në gjetjet arkeologjike, konfirmon konceptin e dyndjeve dhe të gjuhëve indoevropiane, ku shqipja bën pjesë si dega e parë dhe e pavarur e pemës IE.
Studiuesi dhe shkrimtari i njohur Zecharia Zitçin, ka studiuar kapitullin “Zanafilla”/(Genesis) të Biblës dhe që aty ka kaluar në kulturën greke, hebraike e deri në studimin e shkrimeve sumere, të cilat, sipas tij, shërbyen si burim për tregimet Biblike. Nga ana tjetër, librat “Kronikat e tokës” të Zitçinit janë të mbushur plot me shembuj fjalësh apo shprehjesh sumeriane, analiza historiko-logjike e të cilave tregon se ato zbërthehen etimologjikisht ose mund të LEXOHEN SHQIP. Ndryshimet fonologjike midis dy gjuhëve: shqip dhe sumeriane, janë shumë të pakta, shpesh inekzistente. Gjuha sumeriane mendohet se është aglutinative ose me fjalë që formohen nga bashkimi i fjalëve më të thjeshta, pra nuk pranohet që ajo të jetë e lidhur me grupin indoeuropian. Por?!…

E përgatiti Fahri Xharra,17.02.18
Gjakovëscreenshot_213