Gjuha shqipe, gjuhë e shkruar që në fillim! Pjesa 4

Gjuha shqipe, gjuhë e shkruar që në fillim! Pjesa 4

362
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Anastas Shuke, sumerolog

Fjala “në fillim” ka mbetur në gjuhën origjinale- SHQIPE,- sepse nuk është kuptuar lidhja e saj me brendinë e paragrafit, duke mbetur e pa përkthyer.

  1. “Malakhim” = Mallkim, – në zanafilla 18:20, 19:12, – paralajmërimi i zotit për shkatërrimin e Sodomës dhe Gomorës. Kjo fjalë mund të jetë formuar nga dy fjalët shqipe “mal” dhe “ikim”, duke shpjeguar edhe etimologjinë e fjalës “mallkim”, që do të thotë “të ikësh në mal”, larg nga e keqja, dhe dihet se “mal” dhe “ik” apo “hik” janë thjesht shqip. Kjo fjalë është përkthyer në versionet e ndryshme të Biblës si “paralajmërim”. Zecharia Zitçin, thotë se në hebraishten e vjetër fjala “Malakhim” do të thotë “të dërguar” (engjëjt, të dërguarit e Zotit), por ky kuptim nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë logjike në ata paragrafë dhe përkthyesit e kanë zëvendësuar me fjalën “paralajmërim” dhe e kanë hequr fare këtë fjalë në mjaft raste. Kuptimi shqip “Mallkim” është plotësisht i lidhur me logjikën e ngjarjeve në ata paragrafë dhe shumë afër me kuptimin e fjalës “paralajmërim”.

Etimologjia “mal ikim” e fjalës “mallkim” na vjen në ndihmë për vërtetimin e shpërnguljes së sumereve “larg nga e keqja” drejt zonave më të sigurta e të mbrojtura malore, dhe njëkohësisht konfirmon tezën e dyndjeve Indo-Europiane. Në këtë logjikë mund të konfirmohet se etimologjia e emrit “Pellazg” vjen nga “Pe Larg”. Pe-Largët ishin popullsia paraiilire që erdhi nga vendi i shumerëve rreth mesit të mijëvjeçarit të tretë BC, pas shkatërrimit të kulturës shumere.

Arrijmë kështu në vargun plot muzikalitet:

Nephilim/Në fillim sumerianë, pastaj pelazgë/pelargë, më pas ilirë e arbër, e sot SHQIPTARË

  1. Etimologji e disa fjalëve e shprehjeve shumere, ku janë zgjedhur ato më të kuptueshmet dhe nga fusha të ndryshme të kulturës. Leksiku i plotë e i përpunuar sipas kërkesave të metodologjisë krahasuese gjuhësore do të botohet së shpejti:

SUMER/SHUMER = Shum Erë
KI = Ki = Ky, dheu, planeti Tokë

KIENGIR = Ki e Ngir = tokë e ngirë, e nginjur, tokë e begatë, e quanin vetë sumerianët

EDIN (Eden) = E din, ka dituri. Kujtoni pemën e dijes në kopshtin e Edenit

NIBIRU/NIBIRA = Ni Bir a = Planeti i 12-të (Z.Zitçin e përkthen “a son”)

KINGU= Ki nguc = Ky ngjitur/nguc, Hëna

ANNUNAKI = Arnun a ki = ardhun a ki

ENGIZ = E ngiz = e ngjiz, gatuaj

KASHI = Ka shi, bën shshsh…= Birra

KUR = Mal, Gur

MA = Ma = Mban, mjet transporti

ME = Me = (me) vegël, mjet

MAGUR = Ma Gur = anije transport minerali (gurësh)

NARU = Na ruan, na kujton, neron/nderon = Memorial

ESERU = E she e ru = burgos

KASADU =Ka sa du = u mbush, arriti

KURNUGIA = “Gur në gji a” = minierë

KURNUGIA = Kur nuk ja = kurrë nuk kthehet

KIINDAR = Ki i ndar = dhe/tokë e ndarë, plasaritje

KAGAL/ABULLU= Ka kalim ose a mbyllur = Porta

EMUQA = E Muqa, E mujta

DAKU = Gjaku = gjaku, ekzekutoj, vras (sipas fjalorëve Sumerian-English)

HURASAM = MASARUH = Masa a Rujt = para, lek

NISILIMZAKARU = Ni Qilim Za Ka Ru = një qëllim fjalë ka rujt = Betim

DIMTU = Dimtu = dëmtuar

KUNUKUM = Ku nuk um (humb) = mbyll hermetikisht, vulos

IZZAKKARA= I Za ka ra = një fjalë ka dalë = thonë, thuhet

RIKISTU = Ri Kishtu = e lemë kështu = marrëveshje

EPESU = E peshoj = e trajtoj, e diskutoj, e vlerësoj

MASKIM = Ma shkrim = shkrues, inspektor

ISHTAR, ESHDAR, ASTARTE = Ishte Ar, Esht Ar, Asht e Arte = emra të Afërditës

BABBAR = Ba Bardh = Zot i drejtësisë, zbardh, ndriçon, sqaron, vendos

EBABBAR = E Babbar = e Babbar-it = (tempulli, shtëpia) e Babardh-it

SIPPAR = Si i Par / Sipër = qytet kryesor (si i parë) në Shumer

Zbërthimet etimologjike të mësipërme janë bërë sipas fjalorëve sumerian-anglisht të standardizuar, pra të pranuar botërisht. Pjesërisht janë zbërthime me mbështetje historiko-logjike që nuk gjenden në ata fjalorë. Të bën përshtypje se sumerologjia botërore (sumerologjia shqiptare çuditërisht nuk ka ekzistuar deri më sot) në asnjë rast nuk ka marrë në studim ndonjë lidhje të shqipes me gjuhën sumeriane. Shpresoj që tani e tutje të rritet vëmendja në këtë drejtim këtu në Shqipëri, sepse realisht do të duhet një punë mjaft e madhe që këto përfundime të kuptohen e të pranohen nga sumerologët e huaj, sepse kjo gjë që do të sillte mjaft ndryshime në gjuhësinë botërore e cila ka sot një histori rreth 150-200-vjeçare.

Pra, shqipja është vërtet gjuha e fillimit, gjuha e nefilimëve.

Ndoshta me shqipen do të lexohen saktë edhe shkrimet apo sekretet e vjetra, për të cilat interesi po shtohet çdo ditë e më tepër në të gjithë botën. Le ta kenë shqiptarët meritën e zbulimit të tyre. Të dish do të thotë “të kesh fuqi”.

… Dhe qëndron më tepër se aktuale thirrja e rilindësit të madh A. Z. Çajupi:

Shqipëtar mos rri, po duku, shqipëtar!

Zoti e ka bekuar shqipen dhe Shqipërinë, e vërteta vonon, por nuk harron…

 

E pergatiti Fahri Xharra, Gjakovë