DEPUTETI STAVRO STAVRI, MEDIAS FRANCEZE (1925) : “ALEKSANDËR MOISIU, I NATYRALIZUAR GJERMAN,...

DEPUTETI STAVRO STAVRI, MEDIAS FRANCEZE (1925) : “ALEKSANDËR MOISIU, I NATYRALIZUAR GJERMAN, POR BESNIK NDAJ ORIGJINËS SË TIJ SHQIPTARE.”

206
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Shkurt 2019

 

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të dielën e 16 gushtit 1925, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e deputetit Stavro Stavri mbi origjinën shqiptare të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Lajme jashtë vendit

 

  1. Stavro Stavri, deputet i Durrësit, Tiranës, Kavajës, Shijakut dhe Krujës në Parlamentin shqiptar, na shkruan në lidhje me artikullin që botuam para pak kohësh për Aleksandër Moisiun.

 

Aleksandër Moisiu, edhe pse i natyralizuar gjerman që nga viti 1918, ka qëndruar besnik ndaj origjinës së tij, e cila është shqiptare, babai i tij është lindur në Durrës, qytet në të cilin jeton ende e gjithë familja e tij.

 

Ne i japim atij plotësisht të drejtë.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

SHPËRNDAJE
Postimi i kaluarShqipja
Postimi i ardhshëmMos ma prek ti shqiptar Grykën e Rugovës !