Agata Çetta me pjatat e argjilës, për rijetësimin e shpirtit ilir në...

Agata Çetta me pjatat e argjilës, për rijetësimin e shpirtit ilir në çdo shtëpi shqiptare

332
0
SHPËRNDAJE

Artistja Agata Çetta ka hulumtuar një thesar të vërtetë shqiptar.

Artefaktet e gjetura në lokalitetet arkeologjike, që datojnë qysh prej periudhës parahistorike e që shtrihen përgjatë tërë territorit të Republikës së Kosovës, janë dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore shumë të pasur.

Ato janë udhërrëfyes të mënyrës së jetesës, zakoneve, besimeve e riteve fetare, zhvillimit të banorëve të periudhave të ndryshme kohore, pra të Ilirëve/Dardanëve dhe pasardhësve të tyre, e që janë shqiptarët e sotëm.

Hulumtimet e para arkeologjike në trevën e Kosovës kanë filluar në formë më të zbehtë rreth viteve të ’30-ta të shek. 20, ndërsa janë intensifikuar rreth viteve ’50, ’60, ’70 e ’80 kur edhe janë zbuluar lokalitetet më të rëndësishme arkeologjike Novo Bërda, Ulpiana, Tjerrtorja, Glladnica, Hisari, Fafosi, e shumë e shumë të tjera.

Koleksionet arkeologjike të Kosovës në atë kohë u pasuruan sidomos nga kampanjat për ngritje të vetëdijes të popullatës, gërmimet arkeologjike, si dhe nga themelimi i Muzeut të Kosovës më 1949.

Fibula është një karficë zbukurimi që shërbente për t’i fiksuar rrobat. Kjo fibulë nga bronzi është zbuluar në tumat e Shirokës, të ngritura gjatë shek. VIII-VI p.e.s. I takon Epokës së Hekurit, dhe Kulturës së Bardhit të Madh (800-700 Para Krishtit). Varreza me grup të tumave e Shirokës, pozicionohet në fshatin me të njëjtin emër, rreth 1,5 km në jug të Suharekës (Therandës).
Intensiteti i hulumtimeve arkeologjike gjatë periudhës 1980-2000 kishte rënë pothuajse tërësisht, për shkak të politikës së pushtetit të asokohshëm.

Gjatë luftës së fundit të vitit 1999 në Kosovë, 1246 eksponate nga koleksionet e arkeologjisë dhe etnografisë të Muzeut të Kosovës, janë marrë në Serbi dhe ende nuk janë kthyer në vendin e tyre të origjinës.

Pas luftës së Kosovës, si dhe me funksionalizimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës më 2002, fillon një periudhë e re e hulumtimit arkeologjik, sidomos në fushën e gërmimeve me karakter shpëtimi, të financuara çdo vit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Okarina është instrument muzikor frymor i punuar nga argjila.
Gërmimet arkeologjike në lokalitetin e Runikut, nxorën në dritë shumë eksponate, në mes tjerash edhe një eksponat të vogël muzikor shumë të rrallë, të punuar prej argjile në formën e një ene të dyfishtë.
Arkeologjia është urë e cila lidhë të kaluarën me të sotmen, ajo së bashku me gjuhën shqipe janë elementet më të fuqishme për krijimin e identitetit tonë kombëtar si dhe dëshmimin e rrënjëve tona.

Helmeta Ilire, së bashku me përkrenare tjera ushtarake tipike ilire, janë zbuluar rastësisht gjatë ndërtimit të një hoteli për kurim shëndetësor (Onix) në vitin 1974, në Lokalitetin antik arkeologjik të Banjës së Pejës.
‘Duke u nisur nga rëndësia që ka arkeologjia si dhe artefaktet e gjetura për kulturën dhe identitetin e një populli, më lindi dëshira për të bërë një koleksion të veçantë të pjatave të argjilës inspiruar nga disa artefakte më unike të vendit tim, duke u munduar ta rijetësoj shpirtin ilir në çdo shtëpi shqiptare kudo që do të hyjnë këto vepra arti’ shkruan Agata në postimin e saj ku i tregon këto pjata.

MOZAIKU NË DËRSNIK / DAS MOSAIK IN DERSNIK
Përmbledhje e të dhënave të publikuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Merita Augustini Nrecaj.

.

Hyjnesha në Fron është një nga artefaktet më të çmueshme arkeologjike të Kosovës, dhe njihet si ekzemplar i veçantë i stilit të Prishtinës.