Rrenat serbe që e mashtruan botën

Rrenat serbe që e mashtruan botën

679
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

“Fotoja që e tronditi Serbinë në vitin 1987, e pastaj edhe një pjesë të botës. Një familje serbe, për të mbijetuar i duhejqë me fëmijët e saj të vegjël  të sigurojë jetën  duke punuar fushën. Por, e gjora  e ka frikën nga shqiptarët dhe i duhet pushka në krah.  E shihni serben nga Prekalla e Istokut ( Pejë ), heroina e ditëve tona e cila nuk e lëshon Kosovën dhe rrezikon shumë”- kështu shkruanin gazetat e Serbisë dhe populli serb  irritohej në atë masë sa memzi e pritnin ditën për hakmarrje.

Këtu qëndron  manipulimi medial dhe politik serb .- shkruan  opinionisti kroat  Zlatko Pinter në shkrimin e tij “ Nëpër stazat e e propagandes serbe “. Ju kujtohet,  nëna serbe nga Prekalla ? http://crnemambe.hr/crne-mambe/stalne-rubrike/press/komentar/ucm/7385-stazama-srpske-propagande-sjecate-li-se-srpske-majke-iz-sela-prekale-domoljubni-portal-cm-press

“ Sërbia është një vend  i paskrupullt, kur është në pyetje propaganda –shkruan ai  dhe vazhdon: Një nga mashtrimet më të mëdha të viteve të 80-ta  të shekullit njëzet e fabrikuar nga mashineria propagandistike serbe  ishte e rastësishme nga ekipi  i gazetarëve të gazetes “ Politika” në fshatin Prekallë.”

Ishte vertetë një grua me katër fëjijtë e saj duke shkuar në arë për të punuar, kur foto-repartuesi i “Politikes”  Mioljub Jelesijeviq e përdori këtë skenë për ta “trishtuar “ Serbinë dhe  aty për aty nga një farë  e mori një pushkë dhe ia vari ne krah Vera Raçiqit dhe fotoja me titull “ Majka iz Prekale” ( “ Nëna nga Prekalla” ) e mori dhenë. “ Heroina e Serbisë”  Vera Raçiq, iu “shembi “zemrat e të gjitha gazetave serbe, bile edhe disa prej gazetave italiane e ndanë dhembjen me “ Majken serbe Vera  Raçiq “.
Nga “zemërgjerësia” e madhe për “ popullin e vuajtur”  serb  në Kosovë , asaj filluan t`i arrijnë ndihma të mëdha nga Serbia, Europa  si dhe nga serbët e Amerikes.

Pra rasti ideal për mashtrim pas “selffuckerit “ Gjorgje Martinoviq , i cili i vet- lëndua me shishe të birres, të cilin mashineria propaganduese e Millosheviqit e shpalli të shenjtë sepse iu “ ngul “ huni  në prapanicë nga shqiptarët. (  Fahri Xharra, http://www.njekomb.com/?p=7110)screenshot_395

Si doli e vërteta e fotomontazhit për “heroinen” serbe ? kjo ndodhi pas disa vitesh kur  kojshia serb që e kishte dhënë pushken e kërkonte hisen e tij . Vera me burrin e saj Vukin ndërtuan shtëpi të re, i ripërterinë të gjitha elementet e mbrendshme shtëpiake, e ky  asgjë? Filloi paditja në gjykatë. Doli rrena në shesh.
Edhe në shkrimin tjetër të  Boris Dežulović, Nezavisne novine (2009)  po me këtë  temë (http://www.nevidljivibalkan.com/price/52-majka-iz-prekala) mund ta lexoni të vërtetën e rrenave serbe.screenshot_394
Artikulli përfundon :” Kad se saznala prava istina o “Majci iz Prekala”, to više nikoga nije zanimalo. Fotografiju iz Prekala zamijenile su druge, otpočela je drama i, kao po onom glasovitom Čehovljevom zakonu puška iz prvog čina, okačena na zid – ili obješena o rame? – u trećem činu drame morala je opaliti.” Kur u kuptua rrena e “Poltikes” dhe gazetarëve të saj më askush nuk u interesua për heroinen serbe të Prekalles.

Në vitin 2017 u ngrit e edhe ky relief bronzi për nënat serbe që vuajten për Serbinë.  Serbët iu besojnë edhe rrenës së tyre sa që këtu e gjeni edhe “Majken serbe “. Edhe ky relief edhe pse është me ngjarje të rrejshme , iu duhet  për gjeneratat tjera serbe që edhe ata t`i besojnë gënjeshtres së tyre. Dhe kështu brez pas brezi.
Por kujdes , është një ndryshim me fotografinë e montuar, “heroina “ serbe në to e ka pushkën mbi krah por mbi dorën e majt, kurse në pllakën përkujtimore e ka ndër doren e saj.

Shqiptarit të ngratë të Kosovës duhej të mbante mbi supe edhe propaganden luftë-nxitëse serbe.
T`i  falemi vitit 1999 Lum Baca ! , ta duam Kosovën , shtetin e dytë shqiptar në botë .

Fahri Xharra,05.03.19
Gjakovë