Filozofi amerikan Naom Chomsky nuk ka folur për shqiptarët, është shpifje serbe...

Filozofi amerikan Naom Chomsky nuk ka folur për shqiptarët, është shpifje serbe !

244
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Serbët shpifin , ata rrejnë. Ata nuk i kursejnë as figurat e njohura ndërkombëtarisht, Ata “ flasin” në emër të tyre, pa iu friguar njollosjes së tyre. Kësaj rradhe iu “vërsulën” filozofit amerikan Naom Çomski, dhe pa pikë fytyre, skrupulli dhe përgjesësie morale e as historike  flasin ( propagandojnë )  duke e përdorur emrin e tij, se gjëja paska thënë “ Shqiptarët janë fis i egër të cilët u pranuan nga serbët në Kosovë. Pastaj ky fis i egër me dhunë e përzuri mikpritësin ( vendorët, sipas serbëve fxh ), dhe tokat i shpalli të  tijat, ky është  një turp”

E shihni se sa largë shkon propaganda serbe edhe në kohën e bisedimeve.?
Me habitë fakti që mjediset pamore si TV Klan, TV Klan Kosova dhe Top Channel, nuk flasin kurrë. Jo vetëm për këtë rast, por asnjë pëgenjeshtrim të tyre  kundër abuzimeve serbe me të vërtetën tonë, as një herë nuk e kam dëgjuar e as parë. Po Tv tjera, ku janë ?

Pse ne duhet të presim reagimin nga vet serbët për këtë shpifje  ndaj nesh dhe ndaj  z. Çomski ? Ku janë të mjerët, pronarët e mediave që mbahen si të pavarura, shetisin botën dhe me propagandën serbe antishqiptare nuk merren asnjë fije?

Lexojeni :

“Chomsky nikada nije rekao da su Albanci “kao divlje pleme”   (https://raskrinkavanje.ba/analiza/chomsky-nikada-nije-rekao-da-su-albanci-kao-divlje-pleme ), pra “ Chomsky kurrë nuk e ka thënë që Shqiptarët janë “ si fis i egër”.

Portali në fjalë shkruan se ky lajm u botua së pari nga “Srna” të cilin e kanë shpërndarë me dhjeta portale tjera në Serbi shkruan në “ raskrikavanje.ba” : “Shqiptarët – Turpi më i madh I Europës moderne, shkruante SRNA. (e nenvizuar me të kuqe fxh)screenshot_421

Ja teksti në origjinal i “ raskrinkavanje.ba” : “Raskrinkavanje je istražilo ovaj članak i ustanovilo da je riječ o potpuno lažnoj vijesti, odnosno da Chomsky nikada nije napisao takav članak, niti je bilo koji njegov članak ikada objavljen u „Foreign Affairs“.

Za početak, članak se ne nalazi na zvaničnoj internet prezentaciji Noama Chomskog, koji ima dvije arhive sa svim člancima koje je objavio u periodu od 1953. do januara 2017. godine, odnosno od oktobra 2016. do jula 2017.

Pretraga za pojam “Chomsky” na stranici časopisa “Foreign Affairs” takođe ne daje nijedan rezultat za Chomskog kao autora bilo kakvog članka u ovom časopisu. “
Të përkthej më kryesoren : “ Raskrinkavanje  e ka hulumtuar ardhjen e këtij shkrimi dhe ka konstatuar që është një rrenë emadhe, Chomsky asnjë herë nuk ka shkruar diçka të tillë në „Foreign Affairs“. Në faqen zyrtare të Naom Çomskit, i cili i ka dy arkiva për perudhën 1953-2017 dhe tjetra pë 2016-2017, shkrimin e tillë nuk e gjetëm ‘ ( raskrinkavanje.ba)”

Ja teksti i agjensisë “Srna”:

“Američki filozof Noam Čomski tvrdi da su Albanci najveća bruka moderne Evrope jer su dozvolili da uklone domaćina koji ih je primio i da od većine naprave manjinu. Čomski je za časopis Forin afers napisao, između ostalog, da nakon rušenja berlinskog zida u Evropi postoji želja malih nacija da se odvoje od većih matičnih republika.

On je kao primjer naveo raspad SSSR-a, Јugoslavije, ali i jačanje separatizma u Španiji i Ukrajini. Čomski je u jednom dijelu teksta oštro napao Albance, rekavši da su oni kao divlje pleme, prihvaćeni od Srba na Kosovu, a da je to divlje pleme potom nasiljem protjeralo domaćina i proglasilo svoje, što je sramotno.

On ovaj potez upoređuje sa borbom Izraelaca i Palestinaca za teritoriju.

Kao izvor “vijesti” navedena je agencija SRNA, koja ju je objavila 18. januara. Tekst na sajtu ove agencije više nije dostupan, ali se još uvijek može vidjeti verzija sačuvana u Google Cache-u “

O shqiptar, na mori e liga !

Fahri Xharra,12.03.19
Gjakovë