Futbollisti më i mirë në historinë turke Hakan Shukur : Unë jam...

Futbollisti më i mirë në historinë turke Hakan Shukur : Unë jam shqiptar, nuk jam turk!

1910
0
SHPËRNDAJE

Futbollisti më i mirë në historinë turke Hakan Shukur në një mbledhje me disa studentë pasi që është pyetur në lidhje me platformën e partisë së tij në kontekstin e duhur ka dhënë një deklaratë bombastike, që ka hutuar tërë opinionin turk: “Unë jam shqiptar, nuk jam turk, nëse shikoni nga ky prizëm atëherë edhe këndvështrimi im është më ndryshe. Unë jam ushqyer dhe jetoj nga kjo tokë”. “Mbi të gjitha është e rëndësishme që të ruajmë unitetin e shtetin tonë dhe të mos u japim vend ndasive të shumta që mund të ekzistojnë mes nesh.

Ato mund të jenë fetare, kombëtare, kulturore…” Pasi që është bërë një jehonë e madhe në lidhje me këtë deklaratë të Shukurit menjëherë ka dalur me deklaratë kryeministri turk, njëkohësisht edhe kryetar i partisë, ku bën pjesë dhe Shukuri dhe ka dhënë një deklaratë për ti qetësuar opinioenet e ndryshme, që e kanë etiketuar Shukurin si tradhtar: “”Hakan Sukuri, një vëlla i joni, duke qenë një fëmijë shqiptari ka arritur që ta djersitë si askush tjetër fanellën e kombëtares sonë.

Ai ka shënuar gola më së shumti për kombëtaren tonë, kurse disa gazetarë të paturpshëm mundohen që t’ia humbin meritat që ka bërë për shtetin tonë. Herë thonë kështu, herë ashtu, por fjalët shkojnë e vijnë, ndërsa veprat mbesin.

Hakani me golat që ka shënuar ka arritur të futet në historinë e Turqisë dhe tani është ikonë e futbollit tonë” Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë? A e keni ditur ju se ai ka gjak shqiptar? Flitet se një nga prindët e tij është shqiptar? Çka mendoni ju?