Serbia në panik nga Lobi Shqiptar, në Amerikë! Mark Gjonaj lobisti më...

Serbia në panik nga Lobi Shqiptar, në Amerikë! Mark Gjonaj lobisti më i fuqishëm shqiptar

1459
0
SHPËRNDAJE

Prej kohësh dihet se lobi shqiptar në Amerikë është shumë i fortë, aktiv janë shumë personalitetete  që punojnë për “interesat shqiptare” në SHBA, por ndër ta dallon një emër, dhe ky është Mark Gjonaj, lobisti më i fuqishëm shqiptar, dhe anëtarë i Këshillit Bashkiak të New Yorkut, shkruajn mediat serbe.

Gjonaj është një politikan shqiptaro-amerikan, i lindur në Ulqin dhe është një njeri që punon hapur për të mirën e shqiptarëve dhe përkrah bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fotografitë që ai poston në rrjetet sociale, mund të shihet qartë se Mark Gjonaj ngado që shkon shihet flamuri shqiptar dhe i Kosovë, ai i mbanë ata edhe në zyrën e tij në New York.

 

Ai dihet se ka mbrojtur haptazi lirimin e Ramush Haradinajt kur u arrestua në Francë.

Në atë kohë, Mark Gjonaj organizoi protesta me shqiptarët, por gjithashtu ndihmoji në menyrë financiare mbrojtjen e Ramush Haradinajt.

Ai tregon përkushtimin e tij ndaj idesë e Shqipërisë së Madhe në çdo hap.

Gjonaj ka qëndruar kohët e fundit në Tuzë, ku luftoi fortë për të fituar shqiptarët, dhe më pas ai i mirëpriti ishluftëtarët e UCK-së në zyrën e tij.

“Shqiptarët nuk punësohen në administratën shtetërore, edhe pse ato janë të garantuara me Kushtetutën e Malit të Zi dhe ligjet e saj. Ata janë në një krizë më të madhe identiteti me keq sesa në Jugosllavi dhe ekziston rreziku i zhdukjes së tyre në ato zona. Prandaj mund të themi se eksodi i shqiptarëve nga Mali i Zi është po ndodhë”, kishte paralajmëruar anëtari i Këshillit Bashkiak të New Yorkut Mark Gjonaj.