Kur Shqipëria ndihmonte Jugosllavinë (Foto + Video)

Kur Shqipëria ndihmonte Jugosllavinë (Foto + Video)

890
0
SHPËRNDAJE

Ndryshe nga marrëdhëniet politike dhe faktet historike mes popullit serb dhe shqiptar, në futboll mes dy vendeve ka një “miqësi” të hershme.

Madje duhet thënë se, Serbia është në borxh ndaj Shqipërisë po të kujtojmë Kampionatin Evropian të vitit 1967, ku në fazën kualifikuese Shqipëria ishte në një grup me Jugosllavinë dhe Gjermaninë Perëndimore.

Kuqezinjtë humbën ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë Perëndimore me rezultatin 6-0, ku katër gola u shënuan nga Muller ndërsa dy të tjerët nga Lohr.

Më 14 maj të vitit 1967, Shqipëria do të luante ndaj Jugosllavisë në “Qemal Stafa”, ndeshje të cilën e humbi 0-2. Kurse më 12 nëntor do të shkonte në Beograd, ku do të mundej 4-0.

Pas tre humbjesh, kuqezinjtë do të luanin ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë Perëndimore në “Qemal Stafa” më 17 dhjetor.

Fitorja e gjermanëve do t’u siguronte atyre kualifikimin për në çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi në ndeshjet direkte me Jugosllavinë kishte një humbje dhe një fitore.

Por, ndeshja në Tiranë përfundoi pa gola duke bërë që kjo të cilësohej një nder për ekipin Jugosllav pasi çoi në shtëpi nën Kampionët e Botës.

Në çerekfinale, Jugosllavia do të shkatërronte Francën me rezultat të përgjithshëm 6-2 (pasi kampionati ishte me dy ndeshje vajtje-kthim).

Ndërsa finalen e madhe do ta humbte përballë Italisë. Ndeshja e parë e luajtur në Romë më 8 qershor 1968 përfundoi 0-0. Kurse ndeshja e dyte e luajtur dy ditë më pas përfundoi 2-0 për italianët.

Por, ndeshja që do të luhet nesër në Beograd do të jetë e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë, dhe serbët i kërkojnë trajnerit Dick Advocaat që të mos i kthejë borxhin Shqipërisë pasi kjo nuk është koha e duhur.

Image

Image

Image

Image