Thënie inteligjente nga Ibrahim Rugova

Thënie inteligjente nga Ibrahim Rugova

1514
0
SHPËRNDAJE

Në 72 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, sjellim vetëm dhjetë thënie nga ai, prej karrierës së tij si studiues e politikan shteti.

Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.

Kosova është një vend i vogël, por ka aq shumë pasuri që ia ka falur Zoti.

Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë.

Kosova sot është më pranë Evropës se vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore.

Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70% të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.

Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.

Ne kemi euron monedhë, çka do të thotë shumë. Ajo nuk e ka stabilizuar vetëm situatën në Kosovë politikisht dhe ekonomikisht, por i ka lehtësuar edhe kontaktet e drejtpërdrejta që kemi me Europën.

Sa i përket shqetësimit që shpreh Serbia, ajo nuk ka të drejtë për të ndikuar në privatizimin apo të kërkojë ndonjë pronë, sepse Kosova është një ish-anëtare e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.

Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO; si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA.  / KultPlus.com