Tregtarët: Falenderojmë kryetarin e bashkisë, z. Sotiraq Filo Korçë/ Shumica konkuronte tregtarët...

Tregtarët: Falenderojmë kryetarin e bashkisë, z. Sotiraq Filo Korçë/ Shumica konkuronte tregtarët e vegjël, ndalet konkurenca e pandershme

113
0
SHPËRNDAJE

Nga Ardit Hasanas

Tashmë e në vijim, tregtarët e shumicës nuk do të mund të konkurojnë më tregtarët e shitjes me pakicë. Me ndërtimin e tregut të ri, të quajtur “Shija”, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore, Bashkia e Korçës, në të njëjtën kohë i dha fund edhe konkurencës së pandershme mes tregtarëve të shumicës dhe tregtarëve të pakicës. Tashmë gjithkush do të marrë frytet e punës së ndershme dhe përkushtimit të gjithsecilit pa cënuar në asnjë rast mundin e tjetrit. Gjithça erdhi si rezultat i investimeve të kryera, ku tregtari dhe blerësi të ndihen si në një qytet të Bashkimit europian. Korça tashmë veçon edhe në këtë aspekt.screenshot_146

Tregtarët e shumicës

Deri pak ditë më parë tregtarët e shumicës furnizonin me prodhimet e tyre, jo vetëm tregtarët e pakicës, por edhe qytetarët. Me të njëjtin çmim që e merrte tregtari i pakicës, me atë çmim ia ofronin edhe konsumatorit. Pandershmëria e tregtarëve të shumicës çonte në vështirësi dhe kolaps tregtarët e vegjël, sepse qytetarët i drejtoheshin tregut të shumicës, pasi atje e gjenin mallin edhe më lirë nga tregu me pakicë. Për pasojë, numri i frekuentuesve në pazarin e pakicës zvogëlohej përherë e më tepër. Sipas tregtarëve, në këtë treg, vinte vetëm 1/3 e qytetarëve të qytetit të Korçës, sepse pjesa tjetër shkonte te shumica Vështirësitë për tregtim të mallit shtoheshin edhe më shumë gjatë verës, kur në treg hynte prodhimi vendas. Në këtë kohë kur nuk bëhet fjalë për mungesë prodhimesh, çmimet pësojnë rënie, por edhe norma e fitimit bëhet edhe më e vogël. Përballë kësaj situate, nuk mungonte as tregtia e pandershme e tregtarve të shumicës, pasi ata sërish vazhdonin të shisnin edhe me shumicë edhe me pakicë. Për shkak të mungesës së një tregu që plotëson të gjitha kushtet, edhe kontrolli ndaj tregtarëve të shumicës bëhej më i vështirë, pasi nuk mund të kontrolloheshin të gjitha hyrje-daljet e qytetarëve dhe tregtarëve që qarkullonin brenda pazarit. Tashmë gjithçka është ndryshe, na thonë tregtarët e pakicës. Ekziston rregull i plotë dhe korrektesa.

Kur masat janë efikase

Aktualish, na thonë tregtarët e pakicës, ndihemi të relasksuar, pasi askush nuk na dërhyn më në punën tonë. Gjithsej në tregun “Shija”, ushtrojnë aktivitetin e tyre 100 tregtarë. Dhe jo vetëm kaq: në tregun e vjetër privat, edhe pse kushtet nuk ishin ato që kemi në tregun e ri, pagesa mujore ishte më e lartë nga sa paguajmë sot. Pra, aktualisht kemi kushte më të mira dhe pgesë më të vogël. Për këtë arsye falenderojmë kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. Gjithashtu, mes Administratës së Tregut dhe Bashkisë Korçë, shpjeguan tregtarët, u lidh edhe një kontratë për moslejimin e tregtarve të shumicës të shesin me pakicë. Fill pas lidhjes së marrëveshjes u mbyllën dy hyrje-daljet e tregut, ndërsa u la në funksionim dera kryesore, ku gjthçka të jetë e kontrolluar . Gjithçka po ecën më së miri. Të ardhurat tona do të jenë më të mëdha, për rrjedhojë çmimet më të mira, pasi ne jemi të interesuar të shesim sa më shumë, dhe shërbimi ndaj klinetit të jetë sa më cilësor, pasi këtë gjë e mundësojnë edhe ambientet e reja. Edhe qytetari do të ndihet më mirë. E vlerësojmë si një arritje mjaft të mirë të Bashkisë Korçë dhe të qytetit të Korçës.screenshot_148

Autori i shkrimit Ardit Hasanas