Kështu trajnoheshin luftëtaret e UÇK-së (VIDEO)

Kështu trajnoheshin luftëtaret e UÇK-së (VIDEO)

483
0
SHPËRNDAJE

Në një video të rrallë të xhiruar nga ‘AP’ gjatë luftës në Kosovë, tregohet se si trajnohen gratë për të qenë luftëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhirimet të cilat kanë zgjatur gjashtë ditë, janë bërë pranë një fshati të Rahovecit.

Në historinë e shqiptarëve, ka shumë figura të grave luftëtare, të cilat kanë luftuar përkrah burrave, andaj edhe pjesëmarrja e grave në UÇK, sipasagjencisë së lajmeve  “AP ‘, nuk është gjë e jashtëzakonshme”.

Komandanti i UÇK-së  me emrin e koduar si “Mësuesi”, në këtë video tregonte se gratë e kanë më të vështirë të trajnohen, por ato sipas tij, mësojnë shpejt.

“Është më e vështirë për gratë që të trajnohen, por pas një kohe të shkurtër ato janë të gatshme të luftojnë përkrahë burrave”.

Një rrëfim për ‘AP’-në, e ka dhënë edhe Pranvera Bala, luftëtare e UÇK-së.

“Që do Zoti të jem gjallë pas çlirimit, mendoj të studioj. Normal, të filloj jetën si çdo njeri i botës”, deklaronte Pranvera./lajmi.net