Parada Shqiptare në New York, këtë vit do t’i kushtohet Çamërisë (VIDEO)

Parada Shqiptare në New York, këtë vit do t’i kushtohet Çamërisë (VIDEO)

292
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me Bataljonin “Atlantiku”, Shoqatën shqiptaro-amerikane që iu bashkua UÇK-së, në luftën për çlirimin e Kosovës.

Të pranishëm në takim ishte Presidenti i Bataljonit “Atlantiku”, Mark Kepi, Anëtari i Asamblesë Shtetërore të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe shqiptarë të diasporës, që jetojnë në SHBA.

Gjatë fjalës së tij Idrizi falënderoi Bataljonin “Atlantiku”, që këtë vit Parada e Shqiptare në New York, do ti kushtohet Çamërisë.

“Jam shumë mirënjohës të gjithë organizatave shqiptare në SHBA, që bën të mundur këtë vit kanë vendosur që paradën shqiptare t’ja përkushtojnë Çamërisë. Për këtë ju jam shumë mirënjohës në emër të shqiptarëve të Çamërisë, sepse jam i bindur që ju duke e pasur atdheun larg jeni dhe më patriot duke kuptuar që Çamëria plotëson hartën identitare të vendit tonë, sepse Çamëria dhe Kosova u sakrifikuan për Shqipërinë politike që ne kemi sot. Përtej kësaj Çështja Çame ka nevojë për të gjithë, ka nevojë për një emër, ka nevojë që shpirtrat e atyre njerëzve që kanë rënë të vlerësohen. Megjithëse kanë kaluar 75 vjet ne pasardhësit e tyre jemi në këmbë për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë“, u shpreh Idrizi.