Mira pellazgjike në Turqinë e sotme

Mira pellazgjike në Turqinë e sotme

230
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Ishim shumë të mjerë , të varfër , të pa shkolluar ,pa të “kaluar “ historike , pa e ditur se në botë janë edhe të tjerët përveç sulltanit, pashallarëve dhe bejlerëve . Nuk dinim asgjë . Aty ishte edhe qëllimi që ne nuk guxonim të kishim shkolla në shqipe ; i kishim vetëm medresetë turke që na rrumbullakonin trurin dhe nuk na lejonin të mendojmë ndryshe.

Duke e shëtitur  (virtualisht ) Anatolinë e vjetër ( Turqinë  e sotme ) , unë po e nxë një të kaluar të ndaluar dhe të mohuar ; po i shoh gjurmët e të parëve tanë që ishin këndej dhe andej pari “ kur nuk kishte njeri tjetër pos nesh , e kur nuk kishte as kufi “

Shikoni hartën dhe e shifni lokalitetin Demre .

screenshot_366

Ja pra,  për këtë copëz toke parahistorike  ( për të cilën do të flasim që mos ta harrojmë) pellazge dhe historike dardane-hitite , pastaj  romake dhe bizantine e së fundi turko-selgjuke.

Myra , Myros apo Mira ?  Perandori Konstantin Porfirogjeni ( Porphrogenitus, 905 –959) ) e thot se : Qyteti Mira , tri herë i bekuar , me një frymëmarrje të mirë nga Lykenët , atu ku i shenjti Shën Nikolausi e përjetësoi këtë emër . ( Porfirogjeni dhe historia që ai na e ka lënë të shkruar, është disa herë e modifikuar sipas nevojave të kohës , kurse origjinali  ruhet në Vatikan  fxh)

Mira, njëherë e kishte tempullin e madh të perëndeshës Artemisa, e cila ishte ndërtesa më me shkëlqim në Lycia. Ishte e ndërtuar në një sipërfaqe të madhe dhe me plot kopshte. Sot nuk ka gjurma nga kjo mrekulli e ndërtimit .

Perandori i Romës lindore Theodosi II në Mira e bëri kryeqendrën e Eparkisë Bizantine. deri sa qyteti ra në duar të kalifit Harun ar-Rashid ( viti 808 psK). Pastaj në kohën e mbretërimit të Bizantit nga Aleksi I Komneni ( 1081-1118 psK ) Myra u pushtua nga Selgjukët (Lykien. Geschichte Lykiens in Altertum, F. Kolb and B. Kupke)screenshot_367

Qyteti i vjetër i Mirës ne regjionin e Anatollisë ( Turqia e sotme ) ka edhe sot shumë mbetje të ndërtimeve në shkëmbinj.screenshot_368

Historia  e lashtë e këtij vendbanimi është e shkruar në shkrimet e  Egjiptit të vjetër dhe në ato të Perandorisë Hitite ( koha e vonshme e Bronzit)screenshot_369

Gratë amazone duke luftuar me pushtuesit .

(Amazon women fighting barbarians, British Museum)screenshot_370

Shën Nikolaus-i në freskat e kishave vendase

 

Babagjyshi i Krishtlindjeve, ose te paktën një personazh i përafërt ka ekzistuar me te vërtetë: behet fjalë për Shën Nikollen. I lindur ne Patara ne Turqi, nga një familje e pasur, u bë ipeshkëv i Myras, në Lycia, (shekulli IV) , dhe ndoshta mori dhe pjese ne këshillin e Nikeas (Qytet antik ne Turqi, jo shume larg Stambollit) në vitin 325.

Kur vdiq eshtrat e tij u vendosen ne Myra . Pas vitit 1087 u bartën në Itali.

Të krishterët besonin vetëm në një zot, kështu që ato nuk mund ti bindeshin urdhrit të Perandorit. I nevrikosur nga kokëfortësia e tyre, Diokletiani I paralajmëroi të krishterët që do të burgoseshin. Perandori vazhdoi më kërcënimin e tij,  dhe  Shën Nikolausi i cili gjithashtu rezistoi u burgos. Për më shumë se 5 vjet, Shën Nikolausi u mbyll në një qeli burgu të vogël. Ai vuajti nga i ftohti, uria dhe etja po ai kurrë nuk u lëkund nga besimet e tij.
Në 313, kur Diocletiani dha dorëheqjen, dhe në fuqi erdhi Konstantini, Nikolausi u çlirua dhe iu kthye vendit të tij si peshkop i Mirës. Në vitin 1200, 6 Dhjetor- filloi të festohej si dita e peshkopit Nikolaus. Nga fundii 1400, Shën Nikolausi ishte figura e tretë më e dashur fetare, pas Jesusit dhe Marisë. Pas tij morën emrin e tij më shumë se 2000 manastire dhe faltore. http://www.forumivirtual.net/

Interesant ,  Osmania neve në këto anë na e shkatërronte të kaluarën , kurse ato në ish vendin e të parëve tanë pak i a shumë i ruante . Nuk e dinte se një ditë edhe ne do të mësojmë të vërtetën tonë.  Më mirë vonë se sa kurrë!

Që të mësojmë për te kaluarën tonë në ato anë kemi mjaft shkrime , të cilat sot nuk kemi rrezik dhe kanosje turke për t`i lexuar:

  • Neumann’s collection of Lycian inscriptions discovered this century and the first volume of a major work intending to encompass all aspects of Lycian culture
  • Dynastic Lycia, A Politcal History of the Lycians and Their Relations With Foreign Powers C. 545-362 BC. by Antony G. Keen is a large and scholarly study.
  • Epicurus in Lycia: The Second-Century World of Diogenes of Oenoanda, Pamela Gordon
  • The Luwian Population Groups of Lycia and Cilicia Aspera During the Hellenistic Period, Houwink Ten Cate
  • City Reliefs of Lycia, William A. P. Childs
  • The Roman Baths of Lycia, an Architectural Study, Andrew Farrington
  • The Lycians, vol. 1: The Lycians in Literary and Epigraphic Sources, T.R. Bryce
  • Tombs and Social Hierarchy in Ancient Lycia, T.R. Bryce
  • The Coinage of the Lycian League, H.A. Troxell
  • Cities, Fortresses and Villages of Byzantine Asia Minor, articles I-II, C. Foss
  • L’Asie Mineure et l’Anatolie d’Alexandre à Dioclétien, M. Sartre http://livre.fnac.com/a240964/Maurice-Sartre-L-Asie-mineure-et-l-Anatolie-d-Alexandre-a-Diocletien
  • Lykien. Geschichte Lykiens in Altertum, F. Kolb and B. Kupke
  • Das Heroon von Trysa, Wolfgang Oberleitner
  • Götter, Heroen, Herrscher in Lykien

 

Ishte kjo një histori pak e njohur për ne.

Fahri Xharra, Gjakovë