Koncepti i prejardhjes Shumere afrohet me konceptin e Pellazgut autokton, vendosur në...

Koncepti i prejardhjes Shumere afrohet me konceptin e Pellazgut autokton, vendosur në kohë

197
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Anastas SHUKE

Nëse e pranojmë atë që thotë Bibla se bota kishte një gjuhë të përbashkët që nga fillimi (në krijimin e njeriut me cilësinë e të folurit) e deri në një kohë që mund të përkojë me fundin e Shumerit dhe periudhën e ndarjes së gjuhëve, atëhere “Pellazgët” autoktonë ishin pjesë e vendit me emrin zanafillor Kiengira “Vendi i Mirë” dhe atë babilonas Shumeria.

Pra, ishte një etni e madhe, e përbashkët Shumere a Pellazge Shqipfolëse, ta zëmë në tërë Europën dhe në Azi, ku emri Pellazg nuk dokumentohet.

Përparësia e konceptit të qendrës Shumere Shqipfolëse është se dokumentohet gjuha Shqipe (apo forma zanafillore e saj) mbi 2000 vjet më herët në krahasim me Pellazgjishten, dhe njëkohësisht njësohet kjo kulturë, më e larta e njohur nga bota shkencore, me etninë Shqiptare, e cila trashëgon një gjuhë zanafillore, atë të Perëndisë, Gjuhën e Mirë (shenja nr.3).