Anastas Shuke dhe e vërteta shumere

Anastas Shuke dhe e vërteta shumere

426
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Lufta për identitetin është luftë për krijimin dhe forcimin e personalitetit, moralit dhe vetëdijes kombëtare. Për të sjellë një besim në vetvete, për një ringritje psikologjike e morale të kombit shqiptar, për të arritur në të besuarit se “Shqipëria bëhet”, çështja e identitetit duhet trajtuar me saktësi shkencore, por edhe me pragmatizëm. Të lumtë Anastas !

-Të kalojmë në bisedën tonë virtuale dhe të shpjegojmë disa gjëra që shumica e jonë shumë pak i dimë. Ju insistoni në lashtësinë shumere, si rrjedhë e studimeve t`juaja ?

– “Dëshiroj te bej një sqarim pre shkak te keqkuptimeve qe ekzistojnë lidhur me studimin qe i kam bere me 2012 termit “Pellazg” baras “prej Tokës se Lashte”, toke qe i referohet Shumerit apo Mesopotamisë. Kjo nuk do te thotë aspak se Shumeret = Pellazget ishin popullsi Semitike. Pranohet botërisht se, Shumeret nuk ishin Semite, as nga gjuha as nga kultura. Ne fakt, dyndjet Semitike ishin ato qe detyruan zhvendosjen e Shumereve = Pellazgeve ne rreth 2500-2000 prk, drejt Ballkanit dhe Europës, ku ata sollën dijet e tyre hyjnore nga “Vendi i Mire”. Shumereve ne Mesopotami ua përvetësuan dijet Semitet ardhës, dhe këtu, Shumero-Pellazgeve ua përvetësuan dijet ardhësit e valës se 3-te ne Greqi, Dorianet. Një paralelizem perfekt. Sidoqoftë për prejardhjen dhe etninë vendos GJUHA, dhe Shumerishtja=Shqip besoj se mjafton. Sqarimi dhe saktësimi i gjuhës besoj do ti pastroje edhe ca “njolla” qe, me siguri, rrjedhin nga njohja jo mire e gjuhës e qe lakohen aty-këtu mbi Kulturën Hyjnore Shumere.

-Ju e mbroni teorinë që gjuha e parë në botë e shkruar është shumere/ shqipe?

“Teoria shumere është shumë e rendesishme sepse e vërteton shqipen si te shkruar para 5000 vjetësh, me material tepër te bollshem, 700.000 pllaka balte ne kunjiform, qe gjenden ne muzetë e botes, Berlin, Londer, NewYork, Philadelphia, etj. Nga ana tjetër Shumerishtja është pranuar si gjuha e pare e shkruar ne bote, por thuhet pa pasardhës, dhe ne kemi shansin te vërtetojmë se eshte Shqip. Bota nuk ua ka lëne as hebrenjve te cilët luftojnë shume për ta mare për vete.”

“Kërkimi i zanafillës së kombit/gjuhës shqipe na çon në mënyrë të pashmangshme në studimin e lashtësisë. Një pasqyrim mjaft të saktë, të përmbledhur, të logjikshëm e të paanshëm të lashtësisë na ka dhënë studiuesi i madh i kësaj fushe e jo vetëm, azerbaixhano-amerikani Zecharia Sitchin në librin e tij të mirënjohur, që unë e kam sjellë edhe në shqip, “Planeti i 12-të”. Duke qenë njohës mjaft i mirë i të dhënave historiko-shkencore që mund të nxirren nga fusha e teologjisë e nga burime të tjera që për hir të së vërtetës në lashtësi kanë qenë mjaft të afërta sepse shkencëtarët e kohës kanë qenë edhe priftërinj, Zitçini na sjell në përfundimin edhe të shumicës së studiuesve ndërkombëtarë që janë të mendimit se kultura më e lashtë e dokumentuar, pra edhe e shkruar në botë, është kultura Shumere. Arkeologjia na ka dhënë ndihmesën kryesore me morinë e pllakave të argjilës shkruar me shkrimin kunjiform, që ruhen në shumë muze të botës e që deri sot arrijnë në rreth 700.000 të tilla.”

– Për popullsinë e Vendit te Mire, Shumerit, ka sot hamendje se nga ana racore ata nuk kanë qenë te njëjte me ne shqiptaret, hamendje qe na çojnë deri ne mospranim te idesë se prejardhjes ? “Ekzistojnë dokumente dhe materiale arkeologjike qe na tregojnë qarte se Shumeret ishin race e bardhe. Kështu, nxënësi i Aristotelit Eudemosi i Rodosit (shek.IV prk), shkruante se ata ishin Barbare, si dhe Pellazget, term qe ne shumerisht/shqip do te thotë “i bardhe i bardhe”, pra i bardhë fare, dhe po kështu mund te na sjellë edhe kuptimin e lashtësisë se madhe te shumereve relativisht grekeve te lashte, Barbar < par-par = shume me përpara = i lashte, (përsëritja e një mbiemri ne gjuhen shumere/shqipe përdoret për përforcim te kuptimit). Sidoqoftë, skulptura do ishte një argument me i forte. Ketu kam paraqitur nje foto qe e kam bere ne korrik 2016, ne Muzeun Metropolitan ne NewYork, ku paraqitet një statuje dioriti e mbretit Gudea (Ky-Di-asht). Fotot e Gudeas, te mara nga pozicione jo te përshtatshme, përdorën shpesh për te treguar racën gjoja te zezë shumere.

screenshot_425“Shihni më poshtë ne ketë foto timen, pamjen, raportet e pjesëve te fytyrës dhe profilin e tij me buzët e vogla e hundën disi te madhe me pak kurriz, qe nuk janë aspak ato te racës se zeze, por thjesht te racës ariane. Mos u ngatërroni nga ngjyra e gurit te dioritit, me te cilin është realizuar kjo skulpture e nje cilësie tepër te larte, ashtu siç ishte e tere kultura hyjnore Shumere.

screenshot_424Ndoshta skulptura e pare ne historinë botërore qe paraqet besnikërisht portretin e një njeriu real.

-Na e treguat edhe shqiponjën shumere , si e shpjegoni ?

“Termi Shqip dhe Shqiptar është mbi 4.000 vjeçar dhe jo i shekullit te 18-te, siç pretendohet edhe nga mbrojtësit e idesë se ‘Feja na qenka mbi Kombin’. Origjina vizatimore e termit shumer te ashtuquajtur ‘NAM’ nga Babilonasit, e vërteton vjetërsinë e termit ‘Shqiptar’ me rreth 2500 vjet mbi atë të të gjitha feve. Ky term e ka origjinën nje figure shpendi, pra është e mundshme shqiponje, e cila me pas siç e dini edhe juve ka nje vend te nderuar, NAM, ne mitologji edhe te egjiptianet me Hotin kokë-shqiponje, edhe ne Ballkan, me Zeusin -Zan dhe Zog, Zot, Shqiponje. Pra, nuk kemi thjesht një popull apo komb te Nam-it por komb te Shqiponje – Nam, e cila pëlqehet edhe nga shume kombe sot. Dhe kemi po ashtu edhe vizatimin ‘goje,’ me leximin ‘shiptu’ dhe përkthimin e përafërt me knu, këndoj, por qe duhet te jete ne origjine, ‘flas,’ ‘Shiptu’ – ‘Shqiptoj,’ si folje apo veprim me i lashte, me zanafillor, se sa te ‘kenduarit.’ Termi shumer për shqiponje duket te jetë nam-rin, Shqiponja-rin- Zogi-rin, Zoti-rin. Kujtoni qe ‘Gea e Lashte,’ Toka e Lashte ishte vendlindja e Pellazgeve hyjnore, me yll, me yllin 8 cepësh te zotit. Ajo tokë e lashtë, dhe jo thjesht toke, qe lindi Pellazget ishte Shumiri, Toka e Lashte e Pellazgut, e Shqiponjes, e Zogjit – e Zotit, Toka e Mire, apo Ki (=toke) e Nginjur, KiNgir, siç e shkruanin Shumeret/Shqiptaret, Vendin e Mire, te Lashtin Shumir.”

Të vazhdojmë :”Shqiponja, simboli shqiptar, simboli i flamurit tonë kombëtar duket të ketë qenë edhe simboli, apo më shqip, SHENJA në flamurin Shumer, sikurse shpreheshin vetë ata që prej mbi 4500 vjet më parë. Ky përfundim mund të dalë duke arsyetuar mbi fjalën apo më saktë shprehjen a fjalinë “shumere” Hurin-mushen, e përkthyer “Shqiponjë” nga studiues të ndryshëm Shumerologë në botë. Shprehja shumerisht/shqip “uri-mu-shen” = “flamuri (me) shenjën time”, ku termi uri3 paraqet/vizaton një flamur, është shkruar fonetikisht me parimin rebus si: “hu-ri-in-mushen”. Kjo shprehje mund të lexohet Shqip si: “ku-ri-in-mu-shen” që do kuptohej si: (vendi, shtylla/huri) “ku ri in/ynë/jona shenjë”. Ndërkohë, termi “mushen” është përkthyer edhe “zog/shpend”, dhe pra, “Hurin-mushen” do ishte “shpendi-Shqiponjë” ose Shenja Ku Ri, shenja e dheut ku ri, Shenja In/Jonë = SHQIPONJA. Dhe ne fakt ajo shprehje e përkthyer Shqiponje, do te thotë ” flamuri me shenjen time”, pra shprehja/fjalia nënkupton shenjen e shqiponjës (ne flamur), dhe jo vete shqiponjën, per te cilën duhet pune e mëtejshme.”

“Ky mund te ishte flamuri ynë qe do na e tregonte me qarte Zanafillën e kombit Shqiptar. Shenja e Zotit” duhet te jete interpretimi me i saktë kësaj shenje që ne origjinën vizatimore prej mbi 3500 prk ka treguar Zotin AN, qiellin, yllin. Interpretimi apo barazia diku me diellin duhet te jete i mëvonshëm. Tek shumeret qe duket se përfaqësojnë zanafille dhe përdorimin kuptimplotë te kësaj shenje te zotit, dielli paraqitet me një tjetër shenje, qe i ngjan syrit dhe lexohet ap-sy, sepse dielli te hap syte. Vete fjala diell mund te vije nga di-el, yll i ditës apo i dritës, u di = u gdhi, doli di-elli.”

-Zoti Shuke, ne shume Enciklopedi dhe botime te ndryshme,si dhe ne ato Teologjike, vërejmë largimin apo ç`orientimin e termit Pellazg dhe me shpesh shikojmë një influence tjetër. Po ashtu edhe nga ju shikoj qe tërthorazi futni te njëjtën gjë. Sipas analizës del qe këtu hynë infiltrime politike (tërthorazi),mbi influencën. A mund te jetë e qëllimtë kjo ,apo vetëm rastësi?

“Lufta apo përpjekja për te patur privilegjin si pasardhës te Qytetërimit te Larte Shumer ka histori te gjate, rreth 140 vjet, apo qe nga fillesat e studimeve ne Shumerologji nga vitet 1870. Nese do tu bjere rasti te lexoni libra te asaj periudhe lidhur me shumerishten si psh. J.D.Prince “Materials for Sumerian Lexicon” do ta kuptoni se reagimi i europianeve apo jo-hebrenjve ka qene historikisht i forte dhe ka arritur te fitoje madje duke e lënë Shumerishten si gjuhë e izoluar, (me mire kjo për ta lidhur me Shqipen) jo semitike. Çështja siç e kuptoni është tepër e madhe e me një ndikim te drejtperdrejte ne themelet e gjuhësisë historike, e ne parësinë e identiteteve kombëtare, pra është nje kapital politik tepe i rëndësishëm per çdo shtet apo komb, dhe kështu ja vlen qe ne shqiptaret te luftojmë për te qene pasardhës te atij qytetërimi te madh.

Bota e di se ne jemi trashëgimtaret e vertete te Shumereve, përpiqen te mos na e zgjojnë interesin, por Koha ka ardhur për Ne…. Përfundimisht, duhet te kuptoni se Ylli i ashtuquajtur i Davidit që shumëkush e quan yll hebre, ka qene pjese e emblemës se Skënderbeut bashke me yllin origjinal Shumer me 8 cepa. Mos e ka vene kot Skënderbeu??!! Shikojeni emblemën e tij : Ai Yll është shenja e Zotit qe prej nja 3000 vjet para se te krijoheshin fete e sotme monoteiste te krishtera e myslimane. Ai ishte bashkimi i Ilireve e Epiroteve (Iliria=Ylliria) siç na e dëshmojnë emblemat dhe monedhat iliro-epirote, ai do jete bashkimi real i shqiptareve. A jeni i qarte tani se kjo nuk është “prirja” ime, por origjina jone siç e dinin Iliret, Epirotet dhe Skenderbeu?!

Ju falemnderit !