Kosovë , pushtuesi u rikthye përsëri

Kosovë , pushtuesi u rikthye përsëri

1318
0
SHPËRNDAJE

“Kosovë e Shqipëri, të kam dhjerë, si s’të kuptova asnjëherë” – Faik Konica

E dinte mirë i madhi Faik Konica se çfarë thoshte për shqiptarët dhe çfarë thoshte për popullin e tij të lashtë. Në atë kohë ishte mjerim për shqiptarët e asaj kohe si për shqiptarët e Kosovës, por edhe për shqiptarët e mëmës Shqipëri. Një mjerim i madh e kishte kapluar Shqipërinë e asaj kohe, por në të njëjtën kohë, kishte një luftë të madhe për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit, që e kishin rrethuar.
Në fillim të kësaj jave 38 komuna të Kosovës, do të kenë gjuhë zyrtare, gjuhën turke, duke filluar nga komuna e Mamushës, një mini-shtet turk në Kosovën tonë të mjerë.
“Po punojmë, që të rilindim kulturën turke në Kosovë dhe Shqipëri. Shqiptarët musliman janë mbetje osmane.” – Ahmet Davutoglu, Klyshi i Erdoganit
ERISAphoto-800_550-800x478-768x459
Diktatori osman sulltan Erdogani është duke e osmanizuar Kosovën në masë të madhe, sa që e ka bërë Kosovën. një Turqi të vogël në zemër të Ballkanit. Ai po e kthen Perandorinë e dikurshme Xhihadiste Osmane në Ballkan dhe më së pari po fillon me Kosovën dhe pastaj me trojet e tjera shqiptare. Shqiptarët e Kosovës po bëhen si Sanxhaku, të shndërruar në musliman dhe të asimiluar në turq. Të njëjtin fat kanë edhe boshnjakët.
Thoshte i madhi Ismail Kadare: “Gjatë kohës së Perandorisë Osmane patëm tre lloje shqiptarësh:
1.Shqiptar që nuk ndryshuan fe, dhe ngelën shqiptar,
2.Shqiptar që ndryshuan fe, dhe ngelën shqiptar,
3.Shqiptar që ndryshuan fe dhe kombësi (turq), por vazhduan të flisnin shqip .
Dihet se osmanët përhapën islamin në trojet shqiptare , vetëm për të asimiluar më lehtë shqiptarët në turq dhe për t’i bërë shërbëtor të “devotshëm” të sulltanit .
Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, filloj islamizimi i një pjese të madhe të shqiptarëve . Shumë arbëresh emigruan në mërgim, për t’i shpëtuar barbarisë osmane dhe për të shpëtuar fenë e të parëve të tyre. Disa vjet më vonë pas pushtimit të Shkodrës (1479) , në defterin osman në regjistrimin e viteve 1485, rezulton i islamizuar në masën 48% .
Sigurisht që Perandoria Osmane e bëri të njëjtën gjë edhe tek shqiptarët e Kosovës. Por sot Perandoria “moderne” Turke, po rikthehet përsëri në trojet shqiptare me sulltan Erdoganin dhe erdoganët e vegjël në trojet shqiptare. Kosovë , pushtuesi u rikthye tek ti përsëri. Jo vetëm në Kosovë , por në të gjitha trojet etnike shqiptare.
Autori: Brilant Gashi