Fahri Xharra : Çmenduria shqiptare , mohimi i kombit dhe historisë!

Fahri Xharra : Çmenduria shqiptare , mohimi i kombit dhe historisë!

556
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

As që e kisha menduar ndonjë herë që do ballafaqohem me një mohim total të vetvetes- mohim kombëtar me të gjitha të premisat e saja historike. Jemi dëshmitar se çka po shkruhet dhe flitet, fatbardhësisht që e përjetuam edhe kohën e internetit ku çdo kush po e zbrazë mbrendinë e tij shpirtërore.

Ndoshta jam i gabuar, por me siguri që jemi duke u zhytyr thellë e më thellë në vrimën e zezë –vrimë të përgatitur me mjeshtri nga të tjerët.

Mos festo vitin e Ri, martohu me të gjakut, shaj bashkë-atdhetarët që i takojnë një besimi tjetër, moho datat që e mbajtën gjallë popullin, distancohu nga heronjt e kombit- falju grabitësve, fillo numrimin e qenjes shqiptare që 600 vjet, harroje çdo datë dhe çdo lëvizje që të jep krenarinë e lashtësisë –çka janë këto? Humnerëpërvëluese e një kombi me histori mbi 10 mijë vjeçare.

Serbët me bindje të madhe e përgatisin historinë që”janë “trashëguesit e vetëm të ilirëve, boshnjakët e hudhin më përçmim çdo lidhje të shqiptarëve me të kaluarën e tyre-ilirike, romunët dihet ata “ “janë “ pas ardhes të romakëve, sllavët e Maqedonisë e trumbetojnë që janë bijtë e Aleksandrit të Madh, grekët a priori e përvetësojnë begatinë mijëra vjeçare historike, bullgarët kanë filluar të
“këndellin” historinë e tyre me “gjyshërit “ e tyre thrakas. E ne ku po mbesim ? E dini se ku po mbesim ? Shihni mrekullinë e hasankaleshave, ne qenkemi të ardhur pas vitit 1389 , dhe i falënderohemi zotit që na solli Sulltan Pajaziti këndej pari. Ec e mos plas nga injoranca gjithë popullore !

Jo ndarje, por do të ketë coptim biblik të kombit tonë nëse nuk e shohim vetveten pak më ndryshe !