Diamant dhe jetëgjatësi, sekreti i Ali Pashës i fshehur nën tundimin e...

Diamant dhe jetëgjatësi, sekreti i Ali Pashës i fshehur nën tundimin e tij

1247
0
SHPËRNDAJE

Pashai i Madh i Janinës nuk ka qenë një njeri që nuk e dinte se çfarë bënte dhe me ç’qëllim e bënte, ai ishte i vetëdijshëm për gjithçka, por ja që na vijnë legjenda se ai besonte në një fuqi më të madhe… Jemi duke folur për një legjendë sa të bukur aq edhe të mistershme, që kishte të bënte me fuqinë e diamantëve.

Në një legjendë thuhet se mjaftojnë shtatë diamantë të një madhësie të caktuar, të cilët duke i vendosur rrethe kokës, bëjnë ndryshim tek energjia e njeriut dhe jetëgjatësia e tij behet më e madhe sesa normalja. Në fakt, nëse bëjmë disa kërkime, do të mësojmë se kristalet ndikojnë thellë në trupin e njeriut.

Duke qenë qelizat tona një lloj antene që thith dhe përcjell energji, ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm në stabilizimin e fushës magnetike të trupit. Qelizat e trupit të njeriut funksionojnë si një bateri.

Nga njëra anë hyn oksigjeni, e nga ana tjetër del, pasi ka kaluar në një proces shumë të komplikuar. Çdonjëra nga qelizat tona krijon një lloj vibrimi të quajtur biorrymë, pra mendohet se me anë të kristalit të diamantit këto frekuenca ndryshojnë vibrimin e çdo qelize.

Thuhet se Aliu e dinte këtë fakt, por nuk do të mund të realizonte projektin e tij, sepse nuk i pati gjetur të shtatë diamantët të së njëjtës madhësi që i duheshin, por vetëm katër prej tyre dhe çuditërisht i theu të gjithë. Nuk dihet se përse e bëri këtë veprim.

Nuk arriti t’i gjente të gjithë sa i duheshin dhe i theu nga inati apo kemi të bëjmë thjesht me një përrallë? Megjithatë nëse futemi në portalin e “Gen Perlës”, i cili është një nga njohësit më të mirë të perlave, aty gjeni diamantët, historinë e diamantëve më legjendare të të gjitha kohërave.

Në një nga faqet e portalit flitet edhe për diamantin “Pigot” që është nga më të mëdhenjtë dhe më të pastrit zbuluar ndonjëherë prej rreth 50 katatësh, të cilin e zotëronte Ali Pashë Tepelena.

Diamanti ishte gjetur në Indi dhe u soll në Angli nga Lord Pigoti dhe në 1819 Aliu e bleu atë për 150 mijë dollar, pothuajse 3 milionë dollar sot. Një tjetër diamant nën pushtetin e Pashait ishte edhe diamanti Lugea, diamanti i katërt më i madh në botë.

Ajo që ne duam të dimë dhe të hedhim dritë vjen pikërisht nga këto fakte të sipërpërmendura, pse gjithë ky interesim i Pashit për diamantët? Mos ndoshta Aliu besonte me të vërtetë në legjendë? Kërkimet vazhdojnë dhe hipoteza të reja hidhen… /konica.al/