SHKËLQIMI DHE RRËNIMI I ARKEOLOGJISË SHQPTARE (Pjesa 1)

SHKËLQIMI DHE RRËNIMI I ARKEOLOGJISË SHQPTARE (Pjesa 1)

259
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Prof. Dr. Luftulla PEZA

Historia e shqiptarëve fillon shumë herët në parahistori, 10-15 mijë vjet p.e.s., para gjithë popujve të tjerë. Stërgjyshët tanë, pellazgët,  ngritën “arat” dhe “farmat” e para në historinë njerzore, gjë që shënon fillimin e ushtrimit të bujqësisë në Ballkan. Kjo e shkëput njeriun përfundimisht nga mënyra e vjetër e “mbledhës-gjuetarit”, që rrugëtonte ditë e natë për të siguruar ushqimin. Njerzit ndërtuan arat dhe vendbanimet e përherëshme, mbollen farat e bimëve (nga fjala “fara” e gjuhës pellazge/shqipe rrjedh fjala “farma”), ndërtun shtëpitë (kasollet), fshatrat e parë, mbarshtruan bagëtinë, përpunuan qumështin, lëkurën, krijuan poçerinë, drodhën fijen dhe endën copën për të bërë rrobat e tyre me vegjën e shpikur prej tyre. Fustanella pellazgo/shqiptare është njëra nga veshjet e para, e krijuar prej njeriut.

Këta njerëz të talentuar të parët ngritën sistemin pagan të besimit fetar me shumë perendi, me në krye Zeusin-Zotin Pellazg dhe perënditë  e tjera të Olimpit. Gërmimi i minierave dhe shkrirja e metalit, hapën shtigje të reja të mëdha për njerzimin.

Shpikjet më të madha të pellazgëve kanë qenë germat dhe alfabeti i parë, me të cilët shkruan gjuhën e tyre, ku fjalët “UJI” dhe “DORA” të shkruare në poçeri 6 mijë vjet p.e.s., ruhen edhe sot në gjuhën shqipe, që vërtetojnë lidhjen e ngushtë pellazgo-shqiptare.  Të gjitha këto mrekulli gjinden në Kulturën Pellazge Vinka-Turdas (Ballkanin Qendror), që përbëjnë revolucion e parë bujqësor, teknologjik dhe kulturorë në kohrat e lashta. Me përdorimin e shkrimit fillon historia njerzore.

Pellazgët i dhanë njerëzimit shkrimtarët dhe dijetarët e parë:  Omeri shkroi Iliasin dhe Odisenë, Hesiodi Theogoninë me perënditë pellazge, veprat e para të letërsisë europiane, filosofët e rracës pellazge  Anaksimandri, Ksenofani, Pithagora etj., të ciët i ndritën rrugën njerzimit drejt dijes dhe begatisë.

Pellazgët nga Ballkani shtrihen  në Anadoll, Lindjen a Afërt, Afrika e Veriut, Mesdhe dhe më tej. Kudo kanë lënë gjuhën e tyre të shkruar. Prandaj gjuhët e lashta të Ballkanit, Anadollit dhe Mesdheut kanë afërsi të mëdha njëra me tjetrën dhe me gjuhën shqipe, sepse të gjitha kanë prejardhje nga gjuha më e lashtë pellazge (L.Peza &LPeza: Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit…, TR 2018).

Pellazgët kanë lënë trashëgimi të pasur me shumë objekte të tjera, si faltore të lashta, Dodonën, ndërtuar për nder të perëndive të tyre Zeusit dhe Herës,  Akropolin e Athinës, Apolloninë etj., kështjella me mure të trashë dhe gurë të mëdhenj, të latuar mjaft mirë, vendosur njeri mbi tjetrin pa llaç, “Mure Pellazgjike ose Ciklopike”, Lojrat e para Olimpike etj. Këto mure ndodhen kudo, ku kanë jetuar pellazgët, në qytet-shtetet e tyre: Shkodër, Lezhë,  Krujë, Zgërdhesh, Dyrach, Berat, Apolloni, Ohër, Pogradec,  Vlorë, Orik, Himarë, Borsh, Xarë, Butrint, Kretë, Mikenë, Spartë,Trojë, Siberi dhe më gjerë.

Shumë luftra janë bërë në këto kala të lashta dhe shumë histori dhe objekte luftarake ruhen në gjirin e tyre. Shqiponja e Zezë dykrenore në flamurin shqiptar është shenjë e lashtë pellazge, simboli i Zeusit, sepse shqiponja ka qenë një nga shembëlltyrat e Zeusit Pellazg dhe shpendi, që e shoqëronte dhe e mbronte atë kudo. Shqiponja ruhet e zezë në flamurin shqiptar ashtu siç ka qenë vizatuar në poçerinë fillestare të zezë të kohës së gurit. Edhe emri shqiptar rrjedh po nga kohrat më të lashta për bijtë e shqipes dhe të Zeusit Pellazg.

Në fillim të mijëvjeçarit të fundit p.e.s. nga zhvillimi i shoqërisë pellazge lindën popuj të  ri: maqedonët, ilirët, epirotët, dardanët, thrakët, paeonët, dakët, të cilët ngritën mbretëritë e para në Europë, që kanë folur e shkruar  në dialekte të ndryshme, shumë të afërta midis tyre dhe me gjuhën shqipe. Filipi i II i Maqedonisë dhe Aleksandri i Madh, dy nga shqiptarët më të lavdishëm në histori,  ngritën Perandorinë Maqedone deri në Indi, ku u zhvillua gjuha dhe kultura pellazgo/ maqedone/shqiptare.

Gjatë  kohës kur në Ballkan u ngritën mbretëritë ilire, maqedone, epirote, thrake, dake etj.,  Europa Qendrore dhe Veriore dhe bota për rreth Mesdheut përjetonte ende kohën e gurit me fise të paorganizuara dhe gjysëm të egra: gale, kelte, gjermanike, fine,  sllave, siberiane, mongolo-turke, tibetiane, arabe, berbere etj. (fig.1). Kjo tregon aftësinë e madhe të popujve pellazgjikë.

Pas vdekjes së Aleksandrit Perandoria Maqedone u nda midis gjeneralëve të tij dhe Kasandri u bë mbret i Maqedonisë, që shtrihej në veri nga Pela, Thesalia, Livadia, Atika, Akaj, Peloponezi, Moreja, dhe me ishujt në jug . Maqedonia kufizohej me Ilirinë, Epirin, Dardaninë, Dakinë, Paeoninë dhe Thrakën, që flisnin dialekte të ardhura nga gjuha pellazge.