SHKËLQIMI DHE RRËNIMI I ARKEOLOGJISË SHQPTARE (Pjesa 2)

SHKËLQIMI DHE RRËNIMI I ARKEOLOGJISË SHQPTARE (Pjesa 2)

427
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Prof. Dr. Luftulla PEZA

Pas luftrave të ashpra me ilirët, maqedonët, epirotët në vitet 167-146 p.e.s, Perandoria Romake pushtoi Ballkanin, që e riorganizoi në tri provinca: Italike, Ilire, që përfshin Ballkanin, dhe Orientin, që përfshin Anadollin deri në Indi (fig.2). Më pas formohet Perandoria Bizantine, me dy provincat e fundit. Të gjithë popujt e kësaj perandorie kanë folur dialekte të ndryshme shumë të afërt me gjuhën shqipe, sepse të gjithë rridhnin nga pellazgët e lashtë (vërtetuar në librin tonë të fundit: Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit..).

Gjatë pushtimit romak në Ballkan u shfaq për herë të parë fisi i pa njohur dhe pa kulturë, që prej romakëve u quajt me emrin “graek” (grekët). Nuk dihet origjina e fisit grek, pasi në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturor dhe asnjë të tillë nuk sollën, kur erdhën në vendin e ri. Grekët nuk kanë luajtur asnjë rol gjatë historisë në Ballkan dhe nuk kanë pasur ndonjë territor të tyre.  Në vitin 1832, pas kryengritjes arvanitase të vitit 1831, për herë të parë në Ballkan ngrihet mbretëria Greke, me territor shumë të vogël. Gjatë shekujve 6-7 në Ballkan vendosen sllavët e jugut.

Me rënien e Konstrandinopojës në vitin1453, turqit filluan shtrirjen në Ballkan. Popujt ballkanikë bënë luftra të gjata për liri , por të famëshme janë luftrat e shqiptarëve, nën drejtimin e Skenderbeut. Ai me luftëtarët shqiptarë mbrojti trojet shqiptare dhe Qytetërimin Perëndimor, por Europa asnjë herë nuk e ndihmoi atë. Me të drejtë viti 2018 u shpall viti i Skenderbet dhe pritëm organizimin e një kongresi ndërkombëtarë “Mbi Skenderbeun, rolin dhe epokën, në të cilën ai jetoi dhe luftoi”, por kjo nuk ndodhi, që ngarkon me përgjegjësi historianët dhe ministrinë e kulturës.

Asnjë popull tjetër i botës nuk ka histori të tillë të gjatë, të lavdishme, të mahnitëshme dhe me kontribut kaq të madh për përparimin e njerëzimin, sa shqiptarët.

SI ADMINISTROHET HISTORIA DHE PASURIA E MADHE KULTUROE SHQIPTARE?

Gjatë shekullit 19 paraqiten të dhënat e para për trashëgiminë kulturore shqiptare, që zgjoi interes të madh midis specialistëve. Më 1924 fillojnë gërmimet arkeologjike në Apolloni, kryesuar nga L. Rey, që botoi disa vëllime mbi qytetërimin e madh ilir në Apolloni. Në vitin 1926  punoi Ugolini në Finiq dhe Butrint. Materialet arkeologjike epiroto/shqiptare të shekujve 4-5 p.e.s., u botuan në tre vëllime.  screenshot_600

Pas Luftës së Dytë Botërore gërmimet arkeologjike u zgjeruan nga arkeologë vendas. Shteti ngriti institucionet përkatëse: Muzeun Arkeologjik-Etnografik (1948, Tiranë), Sektorin Shkencor të Kërkimeve Arkeologjike, më 1976 Qendrën e Studimeve Arkeologjike dhe më 1991 Institutin e Arkeologjisë. Qendra arkeologike u ngritën në Durrës, Apolloni, Butrint, Korçë etj. Pas vitit 1990 janë ndërmarrë projekte të ndryshme në bashkëpunim me arkeologë të huajt: si projekti shqiptaro-grek në Butrint, projekti shqiptaro-amerikan në Shpellën e Konispolit, Apolloni-Bylis, Korçë, projekti shqiptaro-francez në Apolloni dhe të Sovjanit (Korçë), projekti shqiptaro-anglez në Butrint etj. E keqja  e këtyre projekteve është se drejtimin e kishin të huajtë dhe interpretimi i materialeve arkeologjik është bërë  sipas midesë së tyre, që nuk e njohin historinë e shqiptarëve, pjestarët shqiptarë kanë sherbyer në role jo vendimmarrëse, më shumë si krah pune.

Pas vitit 90-të u ngritën edhe qendra të tjera, në ndihmë të arkeologjisë. Siç njofton S. Shpuza (Gaz. Tema 21 mars 2015) u ngitën institucione për të ndihmuar arkeologjinë si KKA (Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë), ASHA (Agjensia e Sherbimit Arkeologjik), DRKK (Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare), që varen nga Ministria e Kulturës, deparmenti i arkeologjisë në Universitetin eTiranës etj. Por fatkeqësisht shumica e personelit në këto qendra nuk ishin arkeologë, por partizanë, miq dhe militantë partishë politike. Nga kjo vendimet ose konkluzionet mbi arkeologjinë, jepeshin nga militantët, pa baza shkencore.

Por, ndërsa gërmimet arkeologjike në Shqipëri  ecnin me shpejtësi, interpretimi i materialit arkeologjik mbeti shumë prapa dhe shpesh, duke patur njohuri të pakta, u falsifikuan. Vihet re që arkeologët shqiptarë nuk e njohin historinë e vendit, por pa ditur historinë materiali arkeologjik mbetet memec. Po jap  shembuj për ilustrim. Në faqen e arkeologjisë shqiptare në Wikipedia lexojmë:

Gjatë epokës së neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i vendit tonë ka qenë shumë më i banuar, gjë që e dëshmojnë me dhjetëra vendbanime të zbuluara, të cilat kanë qenë ngritur në fusha pjellore, në tarraca lumore dhe në shpella. Banesat e tyre ishin kasolle të thjeshta të lyera dhe të shtruara me baltë. Në Dunavec e Maliq janë zbuluar banesa të ngritura mbi hunj (palafite). Por në jetën e banorëve neolitikë vend qendror zinte bujqësia dhe blegtoria si edhe përgatitja e prodhimi i enëve prej balteVlerë të veçantë kanë disa enë të pikturuara të gjetura në Dunavec, Cakran e Maliq I, të cilat janë të importuara nga kulturat e Diminit në Thesali (Greqi). Ato janë dëshmitë e para të këmbimit midis trevave të vendit tonë me qytetërimet më të përparuara të Evropës Jug-Lindore të epokës neolitike”.

Historia jep të dhëna të plota, që Thesalia gjatë gurvonit (neolitit) ka qenë banuar nga pellazgët, ku përmenden vendanimet e tyre Sesklo dhe Dimini. Herodoti gjithashtu përmend, se këta pellazgë nga Thesalia ishin të parët, që ngritën dhe kanë banuar dhe Akropolin e Athinës.

Padrejtësisht këto të dhëna të rëndësishme shkencore mohohen në interpretimet e arkeologëve tanë. Gjetjet arkeologjike në Dunavec dhe Maliq, tregojnë se gjatë neolitit këto rajone kanë qenë banuar nga pellazgët, ashtu si në Thesali, me të cilën kanë patur lidhje shumë të ngushta si në tregëti dhe në fusha të tjera. Interpretimi i shtrembër i materialit arkelolgjik nga mosnjohja e histotrisë, sjell shtrembërimin e qëllimshëm të provave shkencore mbi pellazgët, stërgjyshërit e shqiptarëve.

Më poshtë në Wikipedian shqipe verejmë falsifikime të tjera:

Faktor parësor u bënë marrëdhëniet e hershme me botën greke dhe veçanërisht procesi i urbanizimit u përshpejtua me themelimin e kolonive greke në brigjet e Ilirisë. Kështu kolonistë të ardhur nga Korkyra më 627 p.e.s. themeluan Dyrrahun, më 588 p.e.s. themeluan Apoloninë dhe rreth gjysmës së parë të shek. VI themelohet dhe Orikumi.

Kështu shkruan arkeologu shqiptar, që nuk njeh historinë e popullit të tij dhe nga padija kopjon të huajtë dhe kështu historinë e shqiptarëve u a fal të tjerëve. Jo më kot më sipër kemi shënuar, që fisi grek pa emër dhe pa kulturë erdhi në Ballkan gjatë pushtimit romak, shek. parë p.e.s. dhe prej tyre pagëzohet me emrin “grek”. Por krahas kësaj romakët kur erdhën në Ballkan gjetën të ngritura mbretëritë ilire, maqedone, thrake, dake, dardane, me të cilët bënë luftra të gjata. Nuk ka mundësi një popull, që nuk ka qenë fare në Ballkan si grekët, gjatë shek. 7-2 p.e.s. të kenë themeluar qytete në Iliri dhe Epir !!. Nga ana tjetër korinthasit kanë qenë fis pellazg, vërtetuar nga mbishkrimi i Korinthit, që është në gjuhën pellazge (shih L.Peza Korinthasit Pashtriku org.). Edhe emrat e qyteteve Dyrah apo Epidamn, Apolloni, Sarand,  Orik etj. shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe. Prandaj ato, që shkruan më sipër arkeologu-historiani shqiptar, tregojnë, se nuk ka dijeni nga historia dhe me prapambetjen e tij, historinë e shqiptarëve ju a jep të tjerëve!.

Kemi vizituar kalatë e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Beratit, Apollonisë, Borshit, Butrintit dhe kudo  spjeguesit flasin, se këto janë kala ilire të “periudhës helenistike”. Ky spjegim nuk është në përputhje me historinë. Pothuajse të gjitha kalatë tona janë ndërtuar gjatë kohës së bronzit, gjë që vihet re se në themelet e tyre ndodhen gurë të mëdhenj katërkëndësh të latuar mirë, që në literaturë njihen si “Mure Pellazgjike apo ciklopike”.  Gurët të tillë të mëdhenj vendosur njeri mbi tjetrin pa llaç janë të kohës së bronzit dhe karakteristikë e ndërtimeve pellazge. Kalatë pellazge më pas u gjallëruan nga ilirët, por muret ilire janë me gurë të çfardoshëm, që lidhen me llaç. Këto kala gjysëm të rrënuara, gjatë mesjetës, u rigjallëruan nga Skenderbeu dhe u përdorën në luftë kundra turqëve. Edhe në këtë çeshtje shpjegimi i shtrembëruar vjen nga njohja e pakët e historisë nga  arkeologët dhe historianët shqiptarë dhe qëllimi i tyre për ti tjetërsuar këto monumente si greke. Asnjë shenjë të ndonjë “periudhe helenistike” nuk vihet re në historinë tonë.