SHKËLQIMI DHE RRËNIMI I ARKEOLOGJISË SHQPTARE (Pjesa 3)

SHKËLQIMI DHE RRËNIMI I ARKEOLOGJISË SHQPTARE (Pjesa 3)

195
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Prof. Dr. Luftulla PEZA

SKANDALI ME ARKEOLOGUN E NJOHUR HALIL SHABANI  

Arkeologut të njohur me shumë botime shkencore Halil Shabani nga Drejtori i kulturës në Bashkinë e Sarandës, Panajot Gunari, me origjinë minoritare greke, i kërkohet në kartelat e  objekteve arkeologjike ilire/epirote të shënonte, që janë objekte helene/greke. Kur ai nuk e zbatoi urdhrin, për të falsifikuar kartelat, u pushua nga puna dhe në vend të tij si ekspert arkeologjie sollën  një  ekonomist minoritar grek.

Arsyeja e pushimit tim nga puna është refuzimi im për të hedhur në kartelat dhe pasaportat e monumenteve të kulturës informacione jo profesionale dhe që bien ndesh me kërkimin shkencor” shprehet arkeologu Shabani. Sipas tij në kartelat, që ka drejtoria e monumenteve, sipas studimeve të tij apo specialistëve të tjerë është shënuar kudo përkatësia iliro-epirote. Këtu të bie në sy punësimi i gabuar i një minoritari grek në Bashkinë e Sarandës, për të ruajtur kulturën shqiptare.

Kjo përbën skandal në mbarë vendin, sepse nuk është rast i vetëm. Kështu është vepruar në Durrës, Butrint, Orik etj., duke i falsifikuar objektet kulturore ilire ose epirote në objekte greke. Kjo më pas ka sjellë konkluzionin e gabuar se objektet i përkasin “periudhës helenistike (greke)”.

Këto falsifikime arrijnë dhe drejtohen nga Qendra Albanologjike në Tiranë, ku mbishkrimet e lashta ilire dhe epirote dhe objekte të tjera falsifikohen në greke.

Në vitin 2016 ishim ftuar dhe morëm pjesë në konferencën shkencore të Institutit të Gjuhësisë në Tiranë, ku paraqitëm referatin “Vazhdimsia e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën shqipe”, me interpretime e shumë mbishkrimeve pellazge dhe ilire, që lidhen me gjuhën shqipe. Pa asnjë recenzë shkencore referati ynë nuk u pranua të botohet bashkë me referatet e tjera të konferencës, sepse mbishkrimet pellazge dhe ilire, që kishim analizuar,  sipas gjuhtarëve të institutit janë në gjuhën greke, megjithëse në to nuk ka asnjë fjalë greke, por vetëm fjalë të gjuhës shqipe. Në këtë qendër mbishkrimet ilire të Durrësit, Apollonisë dhe epirote në Butrint janë falsifikuar sikur janë në gjuhën greke, megjithëse në to ndodhen vetëm fjalë të gjuhës shqipe. Kjo qendër sot është ngritur në akademi dhe me punën e saj antishqiptare me mbishkrimet, objektet e tjera arkeologjike dhe historinë është kthyer në Akademi Helenistike antishqiptare.

Edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë në këtë drejtim nuk ngelet prapa. Libri i madh “Historia e popullit shqiptar” në 4 vëllimi, mbahet si kryevepra e Akademisë së Shkencave, por nuk përbën  vepër shkencore dhe shtrembëron historinë e shqiptarëve. Autorët e librit kanë marrë shumë të dhëna nga autorë të tjerë, por nuk i citojnë ata në tekst. Kjo përbën vjedhje të të drejtave të autorit.

Historia e shqiptarëve në këtë libër, trajtohet vetëm brenda territorit të cunguar, që i lanë shqiptarëve fuqitë e mëdha pas vitit 1913. Pjesa tjetër e Ballkanit si Maqedonia, Thraka, Dakia, Thesalia, Peloponezi, Morea etj., banuar nga shqiptarët dhe arvanitët në lashtësi nuk trajtohen. Në këtë libër mjaft të dobët, me plot falsifikime dhe vjedhje, përshkruhet shumë shkurt dhe dobët koha e gurit dhe e bronzit, që përbëjnë Qytetërimin Pellazg, më i vjetri në botë dhe që janë stërgjyshët e shqiptarëve. Pjesa pellazgjike e historisë së shqiptarëve është lënë qëllimisht e pa trajtuar dhe nga kjo shqiptarët, nga autorët, janë lënë populli i vetëm pa origjinë.

Në libër shkruhet edhe për ndërtim kolonishë greke në territorin ilir dhe epirot dhe qytetet tona

Butrinti, Apollonia, Oriku, Durrësi etj. trajtohen sikur janë themeluar nga grekët. Kjo përbën falsifikim të shëmtuar të historisë, sepse  këto qytete mund ti ndërtonin vetëm ilirët dhe epirotët, që në shekujt p.e.s. ishin popuj të organizuar dhe kishin ngritur mbretëritë e tyre, kurse grekët ende nuk kishin ardhur në Ballkan. Megjithse gjatë Perandorisë Bizantine Ballkani ka qenë nën sundimin e Ilirëve (fig.2), asnjë fjalë  nuk thuhet në libër për këtë.

Edhe “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”  në tre vëllime, hartuar nga kjo akademi, është me të meta serioze dhe falsifikime të historisë sonë. Në shumë zëra të këtij fjalori, autorëve të ndryshëm u është censuruar dhe hequr trajtimi i pjesëve pellazgjike të kulturës sonë, perënditë pellazgjike, afërsia e gjuhës shqipe me gjuhën pellazge etj. Në trajtimet e De Radës. Krispit etj. asnjë fjalë nuk shkruhet për kontributin e tyre të madh në njohjen e qytetërimit pellazge dhe vërtetimit të gjuhës shqipe, që rjedh nga gjuha pellazge. Edhe zerat mbi arkeologjinë e vendit, në shumicën e rasteve, janë trajtuar shtrembër, në mospërputhje me historinë. Autorët, që trajtojnë qytetërimin pellazg nuk janë përfshirë në fjalor, duke i sjellë dëm të madh kulturës dhe shkencës sonë.

Nga Akademia e Athinës janë botuar dy libra voluminozë nën drejtimin e kryefalsifikatorit M.V. Sakellariou:”Epirus-4000 years of Greek history and civilisation” dhe “Macedonia-4000 years  ofGreek history and civilisation” mbushur me falsifikime, që tjetërsohen si rajone greke gjatë historisë.   Në këto libra falsifikohet historia e Epirit dhe Maqedonisë, dy shtete shqipfolëse në kohën arkaike, paraqitur   sikur kanë qenë pjesë e Greqisë, e cila në këtë kohë nuk ka ekzistuar. Vetëm prof. Kristo Frashëri i kuptoi këto falsifikime antishqiptare  dhe i kundërshtoi me forcë në shtyp. Ku janë akademikët, historianët dhe arkeologët shqiptar? Ata duhet të gjithë të shkruanin nga një recenzë për këto libra, ku të argumentonin shkencërisht falsifikimet e historisë së shqiptarëve dhe ti botonin në libër të veçantë. Kjo është rruga shkencore, që përputhet edhe me interesat tona kombëtare. Heshtja ndaj këtyre falsifikimeve tregon për  njohuri të cekta të arkeologëve dhe historianëve shqiptarë, që shkon në dobi të Greqisë.

Në Kolokiumin e VI Ndërkombëtar mbajtur nga Qendra Albanologjike në Tiranë më 20-23 maj 2015, është referuar mbi arkeologjinë dhe historinë e territorit shqiptar, ku shtrembërohet qartazi historia e popullit tonë. Në referatin “L’Illyrie meridionale et l’Epire dans antiquite-VI”, përgatitur nga autorët: Bjorn Forsen, Brikena Shkodra-Rruga, Kalle Kerhonen, Eduard Sheshi, Rudenc Ruka dhe Esko Tikkala, falsifikohet haptas historia e popullit shqiptar. Këta autorë punojnë në projektin e përbashkët ndërkombëtar “Durrachium hinterland Projekt”, i kanë vënë vetes detyrën që ta falsifikojnë historinë e shqiptarëve. Dëshmitë arkeologjike midis Kavajës dhe Shkëmbit të Kavajës dhe ato të luginës së Erzenit, të shekujve V p.e.s. dhe më pas, autorët i përfshijnë në “Periudhën Helenistike (greke)” dhe Romake. Kështu mohohen ilirët, që gjatë kësaj kohe kishin mbretërinë dhe kulturën e tyre, ndërsa grekët as nuk njihen në histori në këtë kohë. Edhe romakët kanë ardhë më vonë.

Në shkrimin “The Hinterland of Apollonia” të autorëve J.L.Davis, M.Korkuti, L.Bejko, M.L.Galatri, S.Muçaj dhe S.R Stocker (Iliria, nr. 1-2, 2003-2004) sillen mjaft falsifikime për qytetin madhështorë ilir të Apollonisë. Autorët shkruajnë se sistemi i fortifikimit të qytetit “është zhvilluar nën ndikimin e influencës greke” dhe se  “këto janë ndihmuar nga transformimet dramatike sociale, politike dhe ekonomike, që shfaqen në periudhën midis kolonizimit grek dhe aneksimit romak të Ilirisë”.

Në artikullin tjetër “The excavation of a Hellenistic Farmhouse in the viccinity of Apollonia” (autorë Golody, S.Muçaj, S.Stocker, M.Thompson , J.Davidson dhe M.Korkuti), paraqitur në simpoziumin e Grenoblit për Ilirinë dhe Epirin,  2002, po kështu historia e lashtë e Apollonisë falsifikohet dhe ndërtimi i fermave në këtë qytet përfshihet në periudhën helenistike, që nuk ka ekzistuar kurrë në histori dhe është vepër e falsifikatorëve.

Disa shekuj para pushtimit romak (167 p.e.s.) në Ballkan kanë ekzistuar mbretëritë e Ilirisë, Epirit, Maqedonisë, Thrakës, Dakisë, të gjithë me origjinë pellazgjike, që kanë folur dialekte të ndryshme, shumë të afërta me  gjuhën shqipe. Por nuk ka pasur mbretëri greke. Në histori nuk ekziston asnjë “peirudhë helenistike”, kjo është vetëm vepër e falsifikatorëve, për tia atribuar grekëve historinë e shqiptarëve. Është për të vënë duart në kokë për njohuritë e pakta të historisë së shqiptarëve nga ana e arkeologëve shqiptarë, që me zell të madh e falsifikojnë atë.

Në “Periudha helenistike”, falsifikatorët llogarisin periudhën kohore të Aleksandrit të Madh, 336 p.e.s. deri në pushtimin e Egjiptit nga romakët, shek. II i erës tonë. Të gjitha objektet,  kultura dhe gjuha e kësaj kohe i atribohen grekëve, kur grekët nuk përmenden në histori gjatë kësaj kohe dhe Aleksandri i Madh nuk i ka njohur ata kurrë. Aleksandri me maqedonët dhe ilirët, që drejtonte, ngriti më shumë se 100 qytete në Perandorinë Maqedone, ndërmjet të cilëve Aleksandria në Egjipt, ku u ndërtua edhe biblioteka më e madhe e periudhes së lashtësisë, që u dogj më pas nga romakët, qyteti Antioch në Siri, qyteti Pergamum në Azi të Vogël etj., që u ngritën bazuar në arqitekturën e lashtë pellazge, që padrejësisht i atribohen grekëve. Ky është falsifikim i madh  i historisë, sepse Aleksandri i Madh ka qenë pushtues i trojeve jugore ballkanike, që atëhere banoheshin nga arvanitët, ilirët, maqedonët, epirotët, kur grekët as nuk njiheshin në histori.

Në Perandorinë Maqedone dhe mbretëritë Ilire dhe Epirote janë zhvilluar kultura maqedone, ilire, dhe epirote dhe dialektet e tyre, të afërta me gjuhën shqipe. Rreth e qark Ballkanit shtriheshin territore me fise të paorganizuar dhe gjysëm të egra: gale, kelte, gjermanike , sllave, fine, sibriane, mongolo-turke, tibetiane, në jugë janë fiset arabe, berbere etj.(fig.1). Këto tregojnë se Ballkani me kulturë dhe gjuhë me origjinë pellazgjike kishte arritur kulturën më të lartë të kohës.

Pas vdekjes së Aleksandrit, perandoria Maqedone u nda midis gjeneralëve të tij dhe Kasandri u bë mbret i Maqedonisë, ku përfshiheshin edhe Thesalia, Livadia, Atika, Peloponezi,  Morea. Mbretëria e Maqedonisë në perëndim kufizohet me mbretëritë e Ilirisë dhe Epirit, ndërsa në lindje me mbretërinë e Thrakës. Në të gjitha këto mbretëri kanë folur dialektin e vet, shumë të afërt njeri me tjetrin dhe me

origjinë nga gjuha më e lashtë pellazge. Asnjë mbretëri greke nuk ka pasur gjatë kësaj kohe.

Gjatë mesjetës dhe pushtimit otoman u ngritën disa vilajete (krahina) dhe shqiptarët kanë qenë përqendruar në pesë prej tyre: vilajetet e Janinës, Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Selanikut. Grekët e thirrnin veten dhe janë njohur si rhomaioi (romanoi, roman). Asnjë shtet grek nuk përmend historia para dhe gjatë kësaj kohe. Në vitin 1831 ndodhi kryengritja arvanitase dhe në vitin 1932 u shpall mbretëria e Greqisë. Çamria dhe Maqedonia u bënë pjesë e Greqisë pas vitit 1913, si dhuratë nga fuqitë e mëdha.

Helenizmi është rrymë antishkencore, falsifikim, që nuk bazohet në prova historike, me anë të të cilave mundohen ti paraqisin grekët me histori të lashtë, duke përvehtësuar historinë e shqiptarëve. Edhe emërtimi “hellen” për grekët është në kundërshtim me faktet historike, sepse ky është emër i marrë nga mithologja pellazge e Hesiodit dhe nuk nuk ka asnjë lidhje me grekët. Historia e shkurtër për këtë është si më poshtë vijon:

Në Theogoninë e Hesiodit,  Deukalioni dhe gruaja e tij Pirha u caktuan nga Zeusi të lundronin me varkë, bashkë me bagëtitë e tyre, gjatë përmbytjes së madhe 9 mijë vjet p.e.s., për të shpëtuar njerëzimin. Njerzit e tjerë u mbytën të gjithë. Ata me varkë dolën në malin e Argosit në Peloponez dhe shpëtuan nga përmbytja e madhe. Deukalioni me Pirhën lindën Helenin, i cili nga ana e tij pat tre djem: Dorin, Ksuthin dhe Aeolin. Këta patën, sipas mithologjisë, disa djem, ndër të cilët Akain, Jonin, Macedonin etj.

Sipas mithologjisë, nga këta më pas lindën fiset pellazge Dorët, Aeolët, Akejt, Jonët, Maqedonët etj. Kështu grekët, duke e quajtur vetën “hellen” pretendojnë se janë popull më i lashtë europian dhe atyre ju përket e gjithë trashëgimia kulturore, që kanë lënë pellazgët. Por e gjithë kjo është  kopjuar nga mithologjia e lashtë pellazge dhe nuk ka asnjë lindhje historike me grekët. Prandaj nga falsifikatorët bëhen përpjekje të ethëshme për të mohuar Qytetërimin Pellazg dhe origjinën pellazgjike të gjuhës dhe të popullit shqiptar, për tu lënë grekëve dorë të lirë të përvetësojnë kulturën e lashtë pellazge/shqiptare.

Për këtë janë falsifikuar edhe të gjithë autorët antikë nga përkthyesit të ndryshëm. Në veprat e  autorëve antikë asnjë herë grekët nuk përmeden, sepse nuk kanë qenë të pranishëm në kohën e tyre, por falsifikatorët kanë falsifikuar emrat në këto vepra me vlerë të madhe historike. Aty ku shkruhet “hellen”, “akaj” etj. falsifikatorët e kanë përkthyer “grek” dhe ku shkruhet “Ellada” e kanël falsifikuar “Greqi”. Prandaj mos u besoni përkthimeve po shihni origjinalet e autorëve antikë.

Misha Glenny, i njohur me problemet e Europës jugë-lindore, për këtë problem shprehet në librin e tij “The Balkans, nationalism, war and the Great Power” (1999, p.26):

Vite më përpara koncepti i shtetit grek (i cili ishte produkt i politikës së fuqive të mëdha) nuk ka ekzistuar, grekët nuk e dinin cilët ishin. Madje sipas antropologut Roger Just shumë nga grekët e shekullit 19, që sapo kishin fituar pavarësinë nga Turqia, jo vetëm që nuk e quanin veten helenë, por as që flisnin greqisht, por flisnin në gjuhën shqipe, vllahe dhe sllave”.

Falsifikimet e historisë së shqiptarëve i kemi peshqesh nga Akademia jonë dhe Qendra Albanologike,  shumica me antarë të përgjumur, me grada, që nuk i justifikojnë. Edhe ata që e mbajnë veten profesionistë të mbaruar, vetëm se çirren nëpër TV dhe shtyp kundra Qytetërimit Pellazg dhe studiuesve të tij, por nuk bëjnë dot asnjë analizë/recenzë shkencore. Përgojojnë studiuesit e pasionuar, sepse mbështesin origjinën pellazge të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, por falsifikojnë materialet arkeologjike ilire, epirote etj., duke i tjetërsuar në greke. Gjuhët ilire, thrake, epirote, maqedone asnjë herë nuk u studiuan nga gjuhtarët shqiptarë, megjithëse paguhen për për studimin e gjuhës shqipe. Të gjitha këto bëhen për ti ardhur në ndihmë helenizmit, që të rrëmbejë historinë dhe kulturën shqiptare dhe më pas territoret e tyre.

Këta punën e tyre antishqiptare e bëjnë me studentët e historisë dhe gjuhësisë dhe me doktorantët e ri, që i përgatisin për ti shërbyer helenizimit të historisë shqiptare. Kam parë doktorantura, që nuk meritojnë të quhen të tilla, mbi ndikimi e gjuhës greke, serbe, italiane etj. për formimin e gjuhën shqipe dhe gjuhën pellazgo/shqipe, më e vjetra e shkruar në botë,  e quajnë të ardhur prej tyre.

Këta nënpunës të shtetit shpesh rrahin gjoksin në shtyp e TV, duke u përpjekur tu heqin shqiptarëve origjinën pellazgjike, duke u çjerrur, se ilirët kanë qenë analfabetë, duke i fshirë nga përkatësia shqiptare maqedonët, thrakët, dakët etj. Specialistët e shëndoshë në këto qendra duhet të shkunden, të vihen në shërbim të shkencës dhe shqiptarisë, për të mos rrezikuar mbylljen si qendra helenistike, që i lenë pa rrënjë historike shqiptarët.

Kjo është historia dhe nuk ka asnjë lidhje nacionaliste apo urrejtje etnike. Me grekët jemi popull fqinj dhe mik, respektojmë njeri tjetrin,  midis tyre kemi shokë dhe miq mjaft të mirë. Këtu bëhet fjalë për histori të lashtë, ku secili të studiojë dhe zhvillojë historinë e popullit të vet.

Me falsifikatorë, që përpiqen ti heqin popullit tonë fronin historik dhe krenatinë kombëtare, është mbushur Akademia e Shkencave, Qendra Albanologjike dhe Fakulteti Histori-Filologji, që sot janë kthyer si degë të Akademisë së Athinës. Rrënimi dhe mjerimin e arkeologjisë shqiptare, e sollën ata me tituj të lartë shkencorë, por të pa merituar, përderisa nuk e njohin historinë e vendit të tyre dhe kopjojnë skema të huaja, të falsifikuara, që dëmtojnë nga themelet historinë tonë dhe nuk kundërshtojnë falsifikimin e historisë së shqiptarëve. Populli ynë i paguan arkeologët dhe historianët, për të studiuar dhe zhvilluar historinë e popullit tonë, por ata mos vallë paguhen nga organizata të dyshimta  për ti tjetërsuar objektet tona kulturore në greke dhe falsifikuar  historinë e popullit tonë?

Sudiuesit e rij në këto fusha duhet ta studiojnë me themel historinë e popullit tonë, para se të botojnë studime dhe të mos bëhen pjesë e falsifikatorëve. Duhet të kontrollohen kartelat në parqet arkeologjike dhe të vihet në vend përkatësia ilire dhe epirote, të hiqet termi “periudha helenistike” dhe shkaktarët të vihen para përgjegjësisë. Këtë skandal në arkeologjinë shqiptare duhet ta ndjekë edhe prokuroria shqiptare, si krim ndaj popullit dhe përgjegjsit të vihen para ligjit.

Sot për studimin e historisë së popullit tonë  dhe të gjuhës së tij punojnë shumë studiues, që me punën dhe vullnetin e tyre janë bërë profesionistë të mbaruar, me studime të thella shkencore. Falsifikatorët me diploma të pa merituara i përfolin poshtë e lartë, por nuk i kundërshtojnë dot, me njohuritë e cekta, që kanë. Keta, Krispi, De Rada kanë qenë priftërinj, Adamidi ishte mjek, por në veprat e tyre vërtetuan se shqiptarët dhe gjuha shqipe kanë origjinë pellazgjike. Kjo përbën gurin themeltar në historinë dhe gjuhësinë tonë. Shlimani ka qenë tregtar,  Thomas Edison nuk ka qenë i fushës elektrike, por punuan me pasion dhe i pari zbulojë Trojën e Omerit, i dyti shpiku llampën elektrike. W. John ka qenë avokat anglez, që punonte në Kalkuta (Indi) dhe nga fundi i shekullit 18, duke parë afërsi midis gjuhës sanskrite dhe europiane arriti në përfundimin e Familjes Indo-Europiane të gjuhëve. Prof. Benesh ka qenë mjek, por pasioni e çoi tek paleontologjia dhe në Universitetin e Karlit në Pragë ka qenë shef i katedrës së paleontologjisë, kur unë kam qenë student në këtë fakultet. Këto fakte tu sherbejnë të gjithëve për vlerësim të drejtë të punonjësve të shkencës dhe jo në bazë të mjekrave dhe diplomave, që mbajnë.

RREZIKU PËR SHQIPTARËT

Rreziku, që i kanoset shqiptarëve nga falsifikimet e historisë së tyre ësht tepër i madh. Ai është shumë më i madh  se sa pushtimet e huaja romake, turke, fashiste etj., që nuk mundën ta zhbëjnë popullin shqiptar. Por tashti ndryshon puna, armikun e padukshëm, që merr dy e më shumë rroga,  e kemi kudo midis nesh, në arkeologji, akademi, albanologji, ministri, qeveri, kuvend, bashki etj. Të gjithë faksifikatorët synojnë ti lenë shqiptarët pa histori, pa heroj, pa perëndi, ti kthejnë në popull endacak, që erdhi në histori dhe iku pa lënë gjurmë. Shembujt i kemi të gjallë. Thrakët, dakët, etruskët, hititë, lidët etj., popuj, që bënë histori të madhe, por kanë ngelur si shprehje historike.

Arvanitët, ciganët, jevgjitët, dikur popuj me rëndësi dhe territor, sot kanë humbur historinë e tyre, gjuhën nuk dinë ta shkruajnë, kanë humbur edhe ndërgjegjen kombëtare. Arvanitët, bënë kryengritjen e 1821 me financimin e Ali Pash Tepelenës, e harruan historinë dhe herojtë e tyre. Me ndihmën e qeverive perëndimore u themelua më 1832 Mbretëria e Greqisë, në vend të asaj arvanite.

Gjenerata, që harron historinë dëmton rëndë të tashmen dhe shkatërron të ardhmen e popullit të vet ! Prandaj që të mos pësojmë më të keqen, keqbërësit dhe të shiturit të mos i lemë ti vjedhin dhe falsifikojnë historinë popullit tonë. Për këtë duhet të mbyllen përkohësisht akademia e shkencave, albanologjia e disa qendra të tjera, që janë kthyer në qendra helenistike, që falsifikojnë, arkeologjinë, mbishkrimet e lashta, historinë e shqiptarëve, që nesër të humbin edhe truallin e tyre. Kësaj rruge antishqiptare i shërben edhe përçarja midis shqiptarëve.

Qeveria duhet të ngrejë sa më shpejt pranë Fakultetit Histori-Filologji të UT, Qendrën e Studimit të Gjuhëve të Lashta dhe Historisë së Ballkanit, Anadollit dhe Mesdheut, ku të studjohen të gjitha gjuhët e lashta të afërta me gjuhën shqipe dhe historia e shqiptarëve.  Kështu shkenca jonë do ti shërbejë kulturës së popullit të vet dhe do të kontribojë në përparimin e gjuhësisë dhe histroisë botërore.