Gruaja, Intelektualja shqiptare, Zyrafete Loshaj korrigjoi Enciklopedinë Suedeze të vitit 2016 për...

Gruaja, Intelektualja shqiptare, Zyrafete Loshaj korrigjoi Enciklopedinë Suedeze të vitit 2016 për përkatësinë etnike të Shënjëtorës shqiptare Nëna Terezë

1132
0
SHPËRNDAJE

Në enciklopedinë nacionale të Suedisë kur bëhëj fjalë për shënjetoren Nëna Terezë. Nuk shkuhej fare se ishte shqiptare. Kam reaguar dhe është bërë ndryshimi nga viti 2016.

Kjo është letra të cilen e dërgova tek mejli zyrtar i Enciklopedisë Nacionale Suedeze:

Nënë Tereza ishte shqiptare!
Lexova për Nënë Terezën në www.ne.se. Aty shkruan: Nënë Tere`za e Kolkutës, shënjetorja Tereza e Kolkutës, më saktë Agnes Gonxha Bojaxhiu, 1910-97, ishte murgeshë indiane romake-katolike , shenjtore, e lindur në Shqipërinë turke të atëhershme (sot Maqedonia).screenshot_637
Të dhënat i referohen: K. Spink, Mother Teresa: An Authorized Biography (1998).
Bazuar në informacionin e mësipërm nga Enciklopedia Nacionale e Suedisë, nuk thuhet fare se Shënjetorja, Nëna Terezë ishte shqiptare.

Ja disa nga argumentet të cilat e konfirmojnë se Shënjetorja, Nëna Terezë ishte shqiptare:
1. K. Spink, Nënë Tereza: Një biografi e autorizuar (1998) thotë se prindërit e saj ishin shqiptarë, si nëna ashtu edhe babai.
2. Emri dhe mbiemri i saj janë shqiptarë. Gonxhe, në gjuhën shqipe do të thotë lule e cila nuk ka qelur ende. Fjala Bojaxhiu vjen nga fjala bojaxhi që do të thotë punëtor i cili merret me lyerjen e shtëpive dhe gjësendeve tjera, poashtu në gjuhën shqipe.,
3. Nëna e Nënë Terezës quhej Drandofile, që do të thotë trändafil në shqip.
4. Se Nënë Tereza lindi dhe u rrit në familje shqiptare e argumentojnë pasardhësit e familjarëve të saj të cilët janë shqiptarë dhe kanë gjuhën shqipe si gjuhë amtare.
5. Babai i Nënë Terezës ka luftuar për të formuar shtetin shqiptar dhe për këtë shkak u helmua në Beograd. Ai ka qenë anëtar i një grupi muzikor shqiptar i quajtur Zana e Maleve.
6. Nëna dhe motra e madhe e Nënë Terezës u detyruan të largohen nga Shkupi. Ato emigruan në Shqipëri, në Tiranë për shkak se ishin shqiptarë dhe nuk ndiheshin të sigurt për të jetuar në Shkup. Kur serbet pushtuan vendin bashkë me maqedon, shqiptarët ishin të përndjekur në Shkup atëherë.
Përmbledhur nga Zyrafete Loshaj, drejtuese e proceseve zhvillimore në komunën e Linköping-ut
Linköping, 30 shtator 2016

Shënim: Nga ky shkrim u bë ndryshim në Enciklopedinë Nacionale të Suedisë ku thuhet: Nëna Tereza e Kalkutës, Shën Tereza e Kalkutës, më saktë Agnes Gonxha Bojaxhiu, 1910-97, ishte murgeshë katolike shqiptare-indiane, shenjtore, e lindur në Shqipërinë turke të atëhershme (sot Maqedonia).