Anastasia e Zarës, shenjtorja që u dogj në turrën e druve

Anastasia e Zarës, shenjtorja që u dogj në turrën e druve

790
0
SHPËRNDAJE

Një histori e veçantë na çon në thellësinë e shekujve. Bëhet fjalë për Anastasian, shenjten e famshme . E qujtur ndryshe dhe Anastasia e Sirmiumit.

Anastasia e Sirmiumit konsiderohet si  një prej  shenjtoreve dhe martireve të kishës. Quhet ndryshe edhe Anastasia e Zarës.

Në origjinë ishte shenjtore lokale në Sirmium të Ilirikut, Mitrovica e Sremit në Serbinë  e sotme. Në shekullin V, Patriarku Genadius ia transferoi eshtrat në Kostandinopojë.

Një kishë u ndërtua me emrin e saj dhe një tjetër u ngrit në Romë. Prifti i parë i kishës së Shën Anastasisë në Romë ishte Shën Jeronimi.

Nuk dihen shumë të dhëna për jetën e saj. Duke kërkuar në kalendarin e shenjteve mësojmë vetëm pak kuriozitete.

Në mes të legjendave kushtuar kësaj shenjtoreje, përmenden edhe disa episode që i kanë ngritur madhështinë e saj si shenjtore.

Prefekti i provincës së Ilirikut ishte verbuar, pasi kishte tentuar ta vidhte shejtoren.

Në shenjë hakmarrjeje ai e futi Anastasinë, së bashku me 120 kriminelë të dënuar me vdekje, në një anije që fuste ujë ngado. Por një forcë misterioze bëri që anija të dilte në breg, në një vend të sigurtë.

Anastasia e Sirmiumit është djegur e gjallë mbi turrën e druve. Kulti i saj u përhap larg deri në Rusi.

Në Perëndim, Anastasia është paraqitur në portën e bazilikës së Shën Markut në Venedik, me një mbishkrim të identifikuar plotësisht.

Piktori i madh me origjinë shqiptare, Viktor Kërpaçi e ka pikturuar në një ikonë, në katedralen që i dedikohet asaj në Zarë të Kroacisë, ku gjendet edhe një ngulmim shqiptar

(L.Duchesne, Sainte Anastasie dans melanges d’archeologie et d’histoire, Paris 1987. Iliria biblike) .