FEDERATA KINOLOGJIKE E KOSOVËS ANËTARE ASOCIATIVE NË FCI

FEDERATA KINOLOGJIKE E KOSOVËS ANËTARE ASOCIATIVE NË FCI

363
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Saud KAJTAZI

RRETH AKTIVITETEVE TË FUDIT TË FEDERATËS KINOLOGJIKE TË KOSOVËS

Gjatë muajit prill u zhvilluan disa aktivitete dhe ngjarje të rëndësishme për kinologjinë kosovare. Me 23 dhe 24 prill në Parkun Karakaq të Pejës u zhvilluan 4 manifestime kinologjike dy CACIB me karakter ndërkombëtar një CAC me karakter kombëtar dhe një Speciale për racat tona autoktone Deltarin ilir dhe Qen T’bani Shqiptar. Numri i fletë lajmërimeve të qenve në total për të 4 manifestimet ishte rreth 500. Garuesit kryesisht ishin ndërkombëtar dhe vinin nga të gjitha vendeve e Evropës me raca të shumta nga të gjitha grupet e FCI-së.

Ndërsa ata vendor ishin më të pakët, por është inkurajuese se numri dhe cilësia e qenve vendor të cilët po i prezantojnë po shkon duke u rritur. Kemi pasur ekzemplarë të shkëlqyer të racës Doberman si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria të cilët përveç se po shquhen në garat në Kosovë po arin rezultate të shkëlqyera edhe në vende të tjera.

Sa i përket speciales për racat autoktone, nëse bëjmë krahasim me vitet e mëparshme, numri i pjesëmarrësve ishte solid dhe çka është më brengosëse, kualiteti i qenve marrë si mesatare, ka qen më i dobët. Ne kemi shumë më tepër potencial dhe ekzemplarë të shkëlqyer të qenve tonë autoktone për të prezantuar para botës. Është e rëndësishme të theksohet se përveç gjyqtarëve ndërkombëtar të cilët kanë gjykuar në CACIB, në manifestimin kinologjik me karakter kombëtar CAC, qentë, janë gjykuar nga gjyqtarët kinolog vendor, të cilët dita ditës po aftësohen për punën e tyre, 7 kemi filluar të gjykojmë edhe jashtë Kosove.

Ndërsa ditët e fundit na vijnë ftesa për gjykim edhe nga vendet me kinologji shumë të zhvilluar si Gjermania, Suedia e Australia. Konsideroj se është e nevojshme mbajtja e seminareve kinologjik për aftësimin e udhëheqësve të ringut, procesmbajtësve dhe garuesve në përgjithësi, që të njoftohen me rregullat kinologjike dhe që të mund të prezantohemi sa ma mirë nëpër manifestime kinologjike.screenshot_648

FEDERATA KINOLOGJIKE E KOSOVËS ANËTARE ASOCIATIVE NË FCI

Ngjarje me rëndësi ishte edhe pjesëmarrja e delegacionit të Federatës Kinologjike të Kosovës në Asamblenë Gjenerale të FCI e cila kësaj radhe i ra hise të mbahet në Shangai të Kinës. Pasi që kryem procedurat e aplikimit për të na pranuar si Anëtar Asociativ, me një varg kërkesash nga ana e Federatës KInologjike Ndërkombëtare FCI dhe pas një aktiviteti të ngjeshur lobimi, me datën 29 prill delegacioni ynë bëri prezantimin e punës së Federatës sonë, prezantimin e bëri Zerina Kajtazi.

Nga 72 votat e mundshme morëm 60. Është karakteristike se kemi pasur përkrahje edhe nga disa shtete Evropiane të cilat nuk po e njohin ende Kosovën si shtet pastaj vendet e Amerikës Latine, disa Vende Aziatike e Afrikane, kinologjia po i kalon për mrekulli barrierat politike.

Nga Partner Kontraktues kaluam në një nivel më të lartë dhe tani jemi Anëtar Asociativ, me këtë anëtarësim na janë hapur shumë rrugë. E para dhe më e rëndësishmja për ne është mundësia për të na njohur racat autoktone, së pari me kusht e pastaj si të përhershëm, ngritja e nivelit të gjyqtarëve tonë nga vendor në ndërkombëtar dhe mundësia që pas më së largu 4 vitesh të bëhemi anëtar të plotë.

Nga nikoqirët në Kinë jemi pritur shumë mirë, delegacionit tonë i është dhënë rëndësi e njëjtë si të gjithë shteteve tjera, jemi prezantuar me flamurin e Kosovës si edhe shtete e tjera pjesëmarrëse