Matthias Flacius Illyricus nga Albona

Matthias Flacius Illyricus nga Albona

387
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Në kërkim të rrënjëve tona më duhet pa tjetër të përmendë Matej Flaken- Ilirikun dhe qytetin e tij të lindjes  Albona të Istrias ilirike .Duke shkuar në kërkim të dokumenteve që flasin për njerzit që edhe në shekullin 16-të i dinin rrënjët e tyre. Emri i tij i tretë Iliriku, pa dyshim që ishte vendosmëri e tij që të theksohet për të treguar origjinën e tij .screenshot_86
Ne në anët tona, shumë pak dimë për jeten e tij- por e cila gjëndet e shkruar tek kroatet si dhe me plotë krenari nga gjermanët.Pra burimet  mia të informacionit rrjedhi nga këto dy gjuhë.

screenshot_85Së pari për vendlindjen e tij Alabonen –sot Labini në Istria të Kroacisë

Duke e cituar burimin gjerman: Emri  Albona rrjedhë origjina  ilire-kelte, që si venbanim ishte  i njohur prej shkullit 4 p.e.s.-sot edhe qyteti i vjetër i Labinit. Por gjetjet arkeologjike tregojnë  se jetë në at qytet kishte edhe në kohën e e Neolititit dhe asaj të Bronzit. (Der Name Albona oder Alvona ist wahrscheinlich illyrisch-keltischen Ursprungs und deutet darauf hin, dass mindestens ab dem 4. vorchristlichen Jahrhundert eine feste Siedlung auf dem Gebiet der heutigen Altstadt bestand hatte. Funde aus der Jungsteinzeit und aus der Bronzezeit lassen aber auch vermuten, dass schon lange vorher auf dem günstig gelegenen Hügel gesiedelt wurde.)

screenshot_84Pas vitit 177 p.e.s.qyteti bie në sundimin romak dhe bënte pjesë në Provincen e Ilirikut. Janë gjetur gur të gdhendur ku është shkruar- Res Republica Albonessium

E kem gjetur të shkruar që protestantizmi ka lindur nga shqiptarët, por kësaj rradhe vetëm Mateun Ilirikun, i cili lindi në Albona me 3. III 1520.dhe vdiç me 11. III 1576. në Frankfurt të Majnes.Që, si i ri u shkollua në Venedik, dhe nën ndikimin e fra Balde Lupetines u frymëzua për protestantizëm. Në vitin 1539 shkon për të studjuar në Bazel, Tybingen dhe Wupertal. Në vitin 1544 bëhet magjister dhe pastaj profesor i gjuhës hebraike dhe greke në Univeritetin e Wttenbergut.
screenshot_83Shkrimet e tija:

• 1549: De vocabulo fidei
• 1555: De voce et re fidei
• 1556: Catalogus testium veritatis, qui ante nostram aetatem reclamarunt Papae
• 1558: Confessio Waldensium
• 1559: Konfutationsbuch
• 1559-1574: Ecclesiastica historia, integram Ecclesiae Christi ideam … secundum singulas Centurias, perspicuo ordine complectens … ex vetustissimis historicis …congesta: Per aliquot studiosos et pios viros in urbe Magdeburgica
• 1567: Clavis Scripturae Sacrae seu de Sermone Sacrarum literarum
• 1570: Glossa compendiaria in Novum Testamentum

Ishte një protestant i fortë dhe në kohën e tij u injorua shumë sa që vdiç në Frankfurt në mjerimin më të madh. Mateu i Ilirikut i ka shkruar mbi dyqind punime kryesisht në latinisht, por në dorëshkrim i kanë kanë mbetur shumë punime të tij në 4 gjuhë: greqisht, latinisht, gjermanisht dhe ilirisht .
Sa kisha dashur të dij se si dukej ilirishtje e tij e asaj kohe!

Fahri Xharra, 13.05.19
Gjakovë