SKANDALOZE…! SHËRBIMET TURKE PËRGJOJNË HISTORIAN, GAZETAR, SHKENCËTAR… NË KOSOVË

SKANDALOZE…! SHËRBIMET TURKE PËRGJOJNË HISTORIAN, GAZETAR, SHKENCËTAR… NË KOSOVË

300
0
SHPËRNDAJE

Rrok Berisha
Me kërkesën e ambasadës Turke në Kosovë, për Arrest të gazetarit, publicistit e editorit të Gazetës “Exspres” Berat Buzhala, më në fund ia hjeq maskat Qeverisë së Sulltanit të ri “Modern” turk Erdogan…!

E them me vetëdije e nga burime mirë të informuar, se secili gazetar, analist, publicist, editor, njerëz të penës, artit e historian…, e të tjerë nga jeta shoqërore-politike që veprojnë e jetojnë në Kosovë e për Kosovën, ata që dëshmojnë e angazhohen për të vërtetën e çështjen kombëtare shqiptare, janë të përcjellur e të përgjuar nga shërbimet e ambasadës turke e të Qeverisë turke.

Përgjimi bëhet përmes formave më të sofistikuara bashkëkohore dhe formës klasike, përmes njerëzve të infiltruar në jetën shoqërore, sociale, arsimore e politike në Kosovë.
Shtrohet pyetja: A e din kete Qeveria e Kosoves dhe Sherbimi i Intelegjences se Kosoves…!

 

Nese e din, çfare kanë ndërmarrë në këtë drejtim…!?
Mos valle, nje pergjim i tille bëhet me pëlqimin e institucioneve të shtetit…!
Kjo do të ishte skandaloze dhe tradhti kometar…!

Nga rrjedha e deritashme, nuk do të çuditesha, nese del qe pjese e këtij sherbimi/Shërbimit të ambasades-sherbimit Turk/ të jenë pjesëtarë të Sherbimit të inteligjencës së Kosovës, a ish pjesëtar të SHIK-ut, a elemente të tjera që në Kosovë “veprojnë” mbuluar me petkun e “humanese”.

Tash, pas renjes se maskave s’eshte me rendesi, cilet jane , por gjetja e zhberja e tyre-marrja emasave dhe dhenja e “cmimit” meritore per veprim. Me rendesi eshte qe tge mbrohen, të jenë të lirë, në punën e tyre krijuese, qoftë mediat, qoftë individët, gazetar, publicist, historian, pra ata që mendojnë e veprojnë me kokën e tyre, e që janë për të vërtetën e historinë e Kombit Shqiptarëe,ngase të gjithë ata që shkruaj, e kanë një qasje mëndryshe nga politika e shtetit të Sulltanit të Ri “modern” Erdogan – janë në shënjestër e armiq të shtetit Turk.

Pra, institucionet e shtetit të Kosovës, e kanë per detyrë që të percjelljen dhe zbulojn këto sherbime të huaja që veprojne ne Kosove dhe jo vetem ato turke por dhe te tjera, ne menyre qe qytetaret e saj, e veçmas elita krijuse e shkencore, masmediat, bashke me gazetarë, analistë, publicistë, krijuesit nëe lëmitë e ndryshme të shkencës e dijes, bashkë me eliten patriotike e atdhetare shqiptare në Kosovë, të jenë të mbrojtur nga kërcënimet, e shërbimeve të huaja e në këtë rast, nga kërcënimet e radhes të një shteti aziatik-që gjithë diten të shtiret si mik, e nëse s’vepron sipas qejfit të tij, naten ta bën gropën…!

Qeveria e Kosovës e veçmas Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, më në fund duhet zgjuar nga gjumi, duhet të veprojë, në mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve të sajë e të shtetit të Kosovës, duhet ti dërgoj notë proteste qeverisë së Turqisë e ambasadoren turke në Kosovë ta shpall person “Non Grata” ti merren kredencialet…!