Homeri fliste Shqip ….Gjuha jone me e vjetra? Interviste me Z.Clirim Xhunga

Homeri fliste Shqip ….Gjuha jone me e vjetra? Interviste me Z.Clirim Xhunga

240
0
SHPËRNDAJE

-Z.Xhunga, para pak kohësh në një shkrim tuajin ju argumentonit se greqishtja e vjetër dhe latinishtja e kanë prejardhjen prej shqipes së hershme.

Cilat janë të rejat më të fundit nëse ka, bazuar në studimet tuaja që janë thelluar më tej?
Nga studimet dhe njohjet e mia mbi materialin gjuhësor të greqishtes së vjetër, latinishtes, gotishtes, sllavishtes kishtare, turqishtes, arabishtes, hebraishtes dhe deri në gjuhën japoneze, më rezulton që shqipja është gjuha e parë e kultivuar në mënyrë natyrore nga raca njerëzore.

Pra populli i parë i cili ka arritur të artikulojë një gjuhë të kultiviuar ka qenë shqiptari. Me shqiptar unë nënkuptoj arbërit, ilirët, apo edhe paraardhësit e tyre.

E kam më kollaj që me fjalën shqiptar t’i përfshij të gjithë paraardhësit tanë këtu, ndaj me këtë kuptim do ta përmend sërish këtë fjalë.

Në konkluzionin tim del se bashkë me fjalën, edhe mendimi ka vulën shqiptare.

Pra logjika, nuk është vepër e Platonit, as e Aristotelit, por vepër e mendimit shqiptar.

Nga shqipja kanë lindur të gjitha gjuhët e tjera duke nisur që nga Amerika Latine deri në Japoni. Këtë unë e mbështes me një strukturë leksikore që është baza e fjalës në çdo gjuhë, për të cilat sapo fola.
Pyetje : Dhe përse ndodh kështu, përse shkencëtarët heshtin dhe nuk e thonë një të vërtetë të tillë. Apo ka ndryshuar etimologjia e fjalëve?
– Etimologjia po ndryshon, megjithatë në garget shkencore zyrtare shqiptare ne nuk po shohim asnjë reagim dhe aq më pak, të tregohet kujdes apo ndihmë sado e vogël në këtë drejtim. Përkundrazi.
– Pyetje : Cili është shkaku që nuk reagohet?
– Ka shumë shkaqe. Qëndrime të tilla, qofshin nga pozita mediokre, apo të udhëhequra e të nxitura nga politika të caktuara antishqiptare, drejtohen kundër interesave të kombit tonë, dhe i shërbejnë vetëm atyre qarqeve të huaja fetare dhe aristokratike. të cilat gjithnjë janë bërë pengesë, pasi ekzistenca, mbijetesa e tyre dhe suksesi i Katrahurës që ata projektojnë çdo ditë në mbarë botën lidhet drejtpërsëdrejti dhe me SHQIPEN, një nga çelsat kryesorë që të çon te e Vërteta.

Moshedhja dritë mbi shqipen mban në këmbë ideologji që drejtohen kundër njeriut në përgjithësi dhe kundër shqiptarit në veçanti.

Hedhja dritë mbi shqipen, pa dëshirën tonë, do të sjellë vetvetiu zhdukjen e tyre, të fesë dhe të Aristokracisë, pra të Aristofesë, si dhe zhgënjimin e kujtdo që është rritur me filozofinë e përbuzjes dhe urrejtjes ndaj tjetrit, ndaj njeriut.63491_493513774031208_1445631522_n

– Pyetje: Bëni fjalë për një frikë? Ç’është kjo frikë?
– Kjo frikë e madhe ka bërë që Feja dhe Aristokracia (Aristofeja) të pengojnë sistematikisht studimet mbi shqipen, të pengojnë arsimimin e vërtetë të shqiptarit, konkurrimin e tij dhe të gjuhës shqipe në skenën e madhe të diturisë botërore.

Ata nuk janë mjaftuar vetëm me mallkimin e shqipes, por kanë bërë dhe vazhdojnë edhe sot të bëjnë përpjekje të ethshme për të pengnar daljen në dritë të dokumenteve të vjetra të shqipes, siç është rasti i pengimit të hapur nga ana e Vatikanit, i librit të 1210 të Teodor Shkodranit..
Pyetje: Keni siguri në këto që thoni?
– Patjetër. Më thoni ju, përse pas një mijë e pesëqind vjetësh (është koha e “Dark Ages”, e “Errësirës së Madhe të Mesjetës”, kur pranë botës shqiptare kanë lindur njëkohësisht të gjitha alfabetet, shkrimet, dhe gjuhët e tjera të botës),
40 kilometra me rafte me libra të Bibliotekave të Vatikanit, bibliotekat e shpellave të murgjëve dhe heremitëve në Malin Athos, të qendrave kryesore të fesë dhe të bibliotekave të fisnikërisë evropiane e botërore si dhe dhjetra – mijëra manastireve. qendrave islame, budiste etj., qëndrojnë ende të mbyllura për shqiptarët?

Kete konkluzion, te arritur prej studjuesit te gjuhes shqipe Çlirim Xhunga, shume kritizere, do ta quajne : te marre, te pabazuar, shume te tepruar,te nxitur prej nje nacionalizem te semure dhe gjithfare epitetesh.

Mendimi im eshte, se ka nje te vertete shume te madhe brenda tij. Nihilistet, te shiturit, skeptiket , racionalet dhe injorantet le te bertasin gjithe diten.