LE MIROIR (1920) / PËRHAPJA E FIZKULTURËS NË SHQIPËRI NGA KRYQI I...

LE MIROIR (1920) / PËRHAPJA E FIZKULTURËS NË SHQIPËRI NGA KRYQI I KUQ AMERIKAN (FOTO EKSKLUZIVE)

97
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Qershor 2019

“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 30 majit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përhapjen e fizkulturës në Shqipëri nga Kryqi i Kuq Amerikan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Përhapja e fizkulturës në Shqipëri

image-3

Influenca e fizkulturës mbi organizatat e “dobëta” i ka dhënë përfundimisht provat e saj. Në kohën e sotme, lëvizjet ritmike janë demokratizuar në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë.

Është kureshtare të theksohet se kjo gjimnastikë e shëndetshme është shfaqur në Lindje. Këto fotografi të shkrepura në Tiranë, në Shqipëri, tregojnë fëmijët e këtij vendi duke marrë mësimin e tyre në mëngjes me një vajzë të re angleze të Kryqit të Kuq Amerikan.

Shumë prej tyre gëzojnë një shëndet të mirë falë këtij riedukimi fizik.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)