PERSE NE SI KOMB NXJERRIM KAQ SHUME MERCENAR E RENEGAT QE LUFTOJNE...

PERSE NE SI KOMB NXJERRIM KAQ SHUME MERCENAR E RENEGAT QE LUFTOJNE SHQIPERINE?!(II)

3750
2
SHPËRNDAJE

Pjesa e dyte

Përtej këtyre kushteve objektive, ti Retin më thua se “nuk ka popull tjeter mercenar si i yni! Përse?” Natyrisht që unë nuk jam dakord me ty Retin! Madje mund të them se përgjithësisht dhe historikisht ne jemi një popull i besës e aspak mercenar në kuptimin e spiunllikut! Mos shiko këto 150 vitet e fundit kur i kemi zhvilluar këto cilësi në kushtet që përshkova më sipër! Në histori, 150 vite janë shumë pak! Unë flas për ADN e shqiptarit, atë që ai ka në shpirt, atë që ai dëshiron dhe jo atë që ai detyrohet të bëjë! Në këtë kuptim shqiptarët nuk janë aspak një popull spiunash, por duhen udhëheqës të zotë e të aftë që me politikat e tyre të marrin e ti kultivojnë këto cilësi pozitive duke zvogëluar ato negative! Kështu bën një klasë politike e përgjegjshme! Por që kjo klasë politike të implementojë politika të tilla duhet të mësojë e të kuptojë mirë jo vetëm historinë që unë fola më lart (çka do ishte shumë shumë pak), por edhe një seri faktorësh të tjerë edhe më të rendësishëm se ky historik të cilët kanë çuar në prishjen e Unitetit Kombëtar, çka është premisa kryesore për zhbërjen e një kombi dhe futjen e tij në një fazë kur ky komb fillon e ha vetveten sikuse po bën Kombi ynë sot! ! Cilët janë këta faktorë? Po cilët janë këta faktorë të rendësishëm që ruajnë e mbajnë në këmbë Unitetin Kombëtar pa të cilin çdo komb do shkonte drejt zhbërjes? Janë disa; le ti shohim sëbashku!

  1. BESIMI FETAR. Feja është një force e madhe; ajo mbush shpirtërat dhe botën e brendshme të njerzve. Ajo nuk është vetëm besim në zot! Jo! Ajo është psikologji, ajo është mënyrë jetesë, ajo është mënyrë sjellje; ajo është bota e brendshme e njeriut! Sidomos në Mesjetë forca e saj tejkalon cdo forcë tjetër. Pikërisht, historia na dënoi, që ne kurrë të mos kemi një fe të përbashket për të gjithë ne shqiptarët! Kjo gjë çon në përcarje, dhe përçarja con edhe në mercenarizëm të një fraksioni në dëm të fraksionit tjetër.
  2. Nje forcë tjetër unifikuese (sidomos në mungesë të fesë) është Kurora Mbreterore. Mbreti është një figurë e lartë atërore për çdo popull! Autoriteti i tij e bashkon një popull! Sidomos kur ky është një mbret që sundon në drejtësi; kur ai sjell modernizim e propsperitet, pra mirëqënie për popullin e vet! Historia tregon se një kurore e drejtë dhe e fortë ka bashkuar edhe dy popuj të ndryshëm në një komb të vetëm (Belgjika psh). Përsëri ne, mjerisht, mund të themi se nuk e kemi patur një fat të tillë!

3.Sidomos në mungesë të dy elementeve të parë, prezenca e një aristokracie të fortë e të kulturuar, e shoqëruar kjo me një klasë intelektuale me integritet, është e një rendësie fondamentale në procesin e ruajtjes së Kombit! Nëse nuk i kishim dy elementët e parë, ne shqiptarët, si n jë nga popujt më të vjetër të Ballkanit dhe Europës, kishim një aristokraci të zhvilluar, edhe pse në shek e XV turku e sharroi të gjithë aristokracinë tonë! Përsëri, kombi ynë, me vitalitetin e jashtëzakonshëm që e karakterizon (qe na e pranojnë dhe grekët), arriti të krijojë një aristokraci të shkëlqyer me një forcë të jashtëzakonshme ekonomike e ushtarake! As 1/100 nuk bënë dot grekët! Ndaj të gjithë europianët që interesoheshin për çlirimin e Greqisë përfundonin në Shqipëri! Vetëm këtu ata e shikoni atë Greqi që donin të krijonin atje! Të paditurit e frymëzuar nga ideologjia komuniste (ku për fat të keq futet dhe një historian i zoti si Pëllumb Xhufi), na thonë se këta bejlerë u bënë të pasur se ishin mercenarë të zotë ndaj turkut! Jo! Ky është një fallsitet që dokumentat e hedhin poshtë! Mjafton të lexosh Elvia Celebiun në pjesën ku ai kalon nga Gjirokastra në Tepelenë dhe rrugës përplaset me pak Progonatas nga të cilët 30 ushtarët e Celebiut vrasin njërin! Për gjithë natën, kështjella e Tepelòenës, mbeti e rrethuar, edhe pse aty ishte një garnizon turk! Cfarë tregon kjo? Kjo tregon se pushtimi turk tek ne ishte i nje stili nominal; se ligjin e vërtëtë në terren nuk e bënin turqit, por shqiptarët! Turqit ishin zotër të vendit kur mblidheshin ushtritë dhe fillonin ndëshkimet, por në jetën e përditshme, ishte forca e brendshme e shqiptarëve ajo që përcaktonte se kush delte në krye si lider. Kush nga ne nuk e di historinë e Ali Pashës!

A ishte Turqia ajo që e vuri në atë post, apo ishte ai që ju imponua me forcë Turqisë! Unë vij vetë nga familje bejlere dhe kam tapitë në turqisht të gjyshit tim, kur ai i ble edhe me 7.000 me 8.000 monedha flori pronat e tija (pavarësisht se nuk kemi marrë asnjë metër)! Ku proces ndoshta ka qënë edhe shumë i dhunshëm (si në rastin e Aliut) por kjo nuk e ndryshon faktin se procesi është shqiptar; madje e përforcon atë! Është forca dhe vitaliteti i shqiptarëve që megjithëse ju zhduk aristokracia e vet me ardhjen e turqve, brenda dy shekujsh, arriti ta riformojë aristokracinë e vet në të gjitha besimet muslimane apo të krishtera (ata që e rrethuan Celebiun ishin të krishterë). Pikërisht pse kishin këtë frikë nga ky vitalitet, kur u shqiptarët vërshuan në masë drejt Greqisë, grekët “u përkujdesën në maksimum” tja ulnin sa më shumë kokën shqiptarëvë në ato vite të para duke ja vrarë sa më shumë egon dhe krenarinë e tyre kombëtare, sepse e dinin shumë mirë se shpejt shqiptarët do ringriheshin! Dhe në fakt historia po tregon se shqiptarët nuk janë më ata të viteve ’90, edhe pse ngelet shumë punë për të bërë! Ndërkohë, Greqia punon ethshëm për fallsifikimin e historisë sonë, pikërisht për të penguar këtë ringritje të egos dhe vetëdijes kombëtare!

Le të mos harojmë se ishte aristokracia shqiptare ajo që e krijoi atë pak Shqiperi Politike më 1912 (të kundërtën thotë Pëllumb Xhufi)! Dhe fakti që firmëtarë të Pavarësisë ishin si muslimanë ashtu edhe të krishterë, edhe njëherë hedh poshtë teorinë e Xhufit mbi krijimin e kësaj aristokracie nga Turqia! Kjo klasë ishtë në harmoni të lartë edhe me intelektualët e kombit tonë në atë kohë! Të gjithë rilindasit tanë janë ose bejlerë (normalisht bektashij), ose të krishterë në gjendje të mirë ekonomike! Natyrisht nuk mund të kërkohet ta krijojë kombin ai fshatari me dy dhi që mezi mban frymën me bukë! Jo se ai nuk e do Shqipërinë, por ai thjesht nuk ka mundësi ekonomike! Unë besoj (në kundërshtim me Xhufin) se pa lekë nuk bëhet asnjë luftë. Ushtria më trime e Botës, po mbeti tre ditë pa bukë, do dorëzohet! Pra ne rrezistuam 36 vite kundër turkut se në fund të fundit ishim aq të pasur sa të luftonim pa punuar për 36 vite! Pikërisht per këtë arsye si Turqia, si Greqia, si Serbia shikojnë së pari të godasin aristokracinë e vendit tonë! Të gjitha figurat e vendit tonë jane goditur edhe pasi u krijua shteti shqiptar! Edhe angazhimi i komunistëve jugosllavë dhe ndihma e madhe që ata i dhanë komunistëve tanë, kishte si objektiv kryesor goditjen e nacionalistëve dhe jo gëlltitjen e Shqipërisë! Sepse kur i thanë Titos, si Stalini por edhe Cërcilli “gëlltite Shqipërinë” (sipas Cërcillit pa Vorio Epirin; sipas Stalinit të gjithën), Tito u përgjigj “JO! Jo sepse më bëhen shumë shqiptarë në Jugosllavi” – u përgjigj. Pra ai donte “të hante i qetë Kosovën me ato troje të tjera”, por ai e dinte mirë se nuk mund të ishte i qetë nese ketu do ishte një qeveri nacionaliste!

Pikërisht për këtë arsye ata u angazhuan aq masivisht në Shqipëri për organizimin dhe organizimin e forcave të majta, pikërisht për këtë arsye ata e lidhën këtë forcë edhe më aleatët, pikërisht për këtë arsye ata bënë çishte e mundur ta ekspozonin ballin si një forcë kolaboracioniste! Kështu ata ja arritën ti japin një goditje të rendë nacionalizmit shqiptar nëpërmjet komunistave shqiptarë! Madje, Koci Xoxe ka bërë edhe një liste të të gjitha familjeve bejlere apo nacionaliste që gjatë Luftës kishin qene neutrale (pra ato që nuk mund të dënoheshin nga komunistet) dhe të gjithë meshkujve të rinj u ka bërë një injeksion me pasoja probleme intelektuale! Në Berat unë njoh disa raste! (do ishte mirë të bëhej një studim për këtë). Pjesën tjetër të aristokracisë “ e sistemoi” Enver Hoxha; deri edhe fëmijët e Ismail Qemalit!

Sidomos me ardhjen e komunizmit (por edhe me pare), struktura sociale e shqiptareve u shthurr krejt! Pra nuk kishte me te pare, te dyte, te trete, te katert ne shoqeri, por u bene te gjithe “te barabarte”! Kjo solli ate deshiren e madhe qe pasqyrojme sot kur te gjithe ne duam te jemi te paret! Apo thenie te tilla si “nuk e bej tjetrin me te mençem se veten!” Pra kaluam ne krize sociale dhe madje edhe identiteti! Ne nje shoqeri te tille ku nuk ka me sistem vlerash, eshte shume e lehte te gjesh cfaredo lloj mercenari! Po ta shohesh, Zogu, i mbajti larg bejleret (edhe pse hiqej edhe vet si bej, por ai ishte nje varfanjak dhe injorant para bejlereve te Shqiperise) duke sjelle ne pushtet njerez te nje grade me te ulet se ai. (psh nipi i Ismail Bej Vlorës, Nuredini, që ishte martuar me një mbesë të Ëillson, erdhi ti kushtohej Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar bashkie në Vlorë, por u persekutua gjithë jetën nga Zogu).

Keshtu u persekutua aristokracia dhe performanca e shtetit tone ishte mjerane! Me ikjen e Zogur, aristokracia jone u organizua nen Ballin Kombetar, kohe para komunisteve! Kjo gje i trembi serbet cka i shtyti drejt organizimit te komunisteve shqiptare! Kur keta erdhen ne fuqi, Enver Hoxha, jo vetem qe dermoi aristokracine, por edhe intelektualet me te kompletuar se ai, perseri i denigroi apo i eleminoi. Edhe ky mori barinjte dhe i beri ministra! Megjithese e ndihmoi e gjithe Bota komuniste, megjithese u ndertuan gjithe ato fabrika që na la Kina…., buke per te ngrene nuk patem! Pse? Sepse Lenka Cuko, Pali Miska etj (kam patur “fatin” ti takoj e te flas me ta) ishin njerez me zhvillim te vonuar mendor! Në keto kushte kur këmbët ngrihen ti bien kokës, kur gjithçka kthet përmbys, natyrisht është shumë e lehtë të gjesh plot mercenare.

Enver Hoxha e kuptonte shumë mirë këtë ndaj dhe i varte për gjuhe kur i kapte; dhe shumë mirë e bënte në këtë rast; pavarësisht se shkaktari kryesor i gjendjes ishte po ai! Por as këto masa nuk e ndalën dot këtë hemoragji!

Vazhdon Pjesa e 3-të

Kthehu tek pjesa e 1-rë

Nga: Engjell Gishti/ikvi.at/