Etimologji mbi fjalën e njohur greke “Agora” dhe ajo e njohur si...

Etimologji mbi fjalën e njohur greke “Agora” dhe ajo e njohur si Turke “Pazar”.

323
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Aleksander HASANAS

Ende sot në gjuhën greke kemi në përdorim këtë fjalë ‘Agora = Pazar’ pra *Pazar do të thotë vendi ku ka për ‘të blerë’, dhe këtu kuptohet nuk kemi të bëjmë me blerje në dyqane, markete, supermarket etj.
Kjo thjeshtë kuptohet nga vetë lashtësia e kësaj fjale #frigje (para-greke) me moshë mbi 9 mijëvjeçare, “ΑΓΟΡΑΝΙ; Agorani => të blesh” E këtu nuk bëhej fjalë për blerje të tilla.

Pra kemi të bëjmë kryesisht me blerje agrare, prodhime bujqësore, prej arave, etj.

Madje kjo na vjen e dokumentuar prej një nga studiuesve më madhorë me famë botërore Arthur Evans i cili studioj për vite me rradhë deri në vdekjen e tij një nga shkrimet më të hershme njohur, atë Mikenian Lineari B, e pikërisht aty gjejmë: Â-ko-ra = acquisition of things for communal => blerjen e gjërave prodhime fshatare (komunale) – Pra ky është ‘Pazari’ produktet që marim ‘pas arave’→prodhime, vjelje prej arave, tokë buke të korrurat, âkora = të korrurat.

E normal këtu kemi fjalën ‘blerje; akora’, prodhime të të mbjellave pasive të produkteve të korrurave, vjeljeve që vijnë ‘pas-arave’ madje ende sot shohim të shiten ato prodhime buzë-arave, pranë rrugës së kalimtarëve, kjo është origina e fjalës frigje dhe miceniane *agora = blerje komunale; prodhime bujqësore, agrare. Këtu kemi edhe fjalën *Pazar = Pasarave = prodhime bujqësore, (agrare)

Pra edhe fjala *Pazar’ është një fjalë e njohur gabimisht si fjalë me origjinë turke, duke patur parasysh se fjala shqipe ‘Pas’ në këtë rast ka kuptimin e produkteve që vijnë nga pas; mbas mbjelljeve pasuese, pasardhëse; ‘pasarave = prodhime’ të vjelurat të korrurat, etj. Pra kemi: ‘Pas+arë = Pazar’ – blerje produktesh prej arave, sepse tjetër gjë fjala ‘Blej’, e tjetër gjë fjala *bëj Pazar’.

Shih edhe tabelën e mëposhtme shkrime të lashta miceniane mbi këtë emërtim.