A ju kujtohet kënga ”Ministrit në Londër”? Ja e vërteta e komplet...

A ju kujtohet kënga ”Ministrit në Londër”? Ja e vërteta e komplet ngjarjes mes Isa Boletinit dhe ministrit anglez

323
0
SHPËRNDAJE

”Ministrit në Londër” është njëra prej këngëve me të dëgjuara të shekujve të fundit. Teksti i kësaj kënge tregon, për një ngjarje të vërtetë e cila kishte ndodhur në Londër të Britanisë së Madhe, në vitet e 20-ta të shekullit 19-të, shkruan Gazeta NewBorn.

Protagonisti kryesor i kësaj ngjarje ishte Isa Boletini, i cili kishte shkuar në Londër për ta takuar ministrin anglez.

Me të marr lajmin se Boletini kishte shkuar në Londër, njoftohet edhe ministri anglez i cili kërkon që Boletini të takohej me të nën përcjelljen e gjeneralëve anglez, përcjellë Gazeta NewBorn.

Por e veçanta ishte se Isa Boletini në takim kishte shkuar me revole, për ti treguar ministrit anglez se vetëm arma është ajo e cila do t’i ndalte padrejtësitë ndaj popullit shqiptar.

Isa Boletini i kishte treguar ministrit anglez se sa për ta kryer obligimin ligjor ai e kishte dorëzuar njërën revole, pasi sipas tekstit të këngës, këto dy revole Isa Boletinit ia kishte dhënë Ismail Qemali, atë kohë ish-kryetar i Qeverisë së Shqipërisë, transmeton Gazeta NewBorn.

E me të parë revolën e Isa Boletinit, ministri anglez i kishte kërkuar atij që të ulët dhe të kuvendojnë së bashku.

Por Isa Boletini kishte refuzuar këtë kërkesë, duke i thënë se nuk kishte shkuar aty në pallat për ta vrarë askënd por vetëm për ti treguar atij dhe gjithë botës se ka shqiptar dhe se shqiptarët i dalin zot tokës së tyre