Vallet popullore shqiptare

Vallet popullore shqiptare

210
0
SHPËRNDAJE

Vallet popullore jane pjesë e kulturës artistike popullore,që përfshin kërcimet tradicionale në raste festash e argëtimesh popullore.
Vallet popullore shqiptare janë aq të lashta , sa është i lashtë edhe vet populli shqiptar.Vallet tona paraqesin ngjarje specifike qoftë nga historia , luftërat e ndryshme deri tek motivet e dashurisë , fejesave dhe martesave popullore.

Për kah lashtësia , mund të vërejmë se në kohërat kur nuk kishte instrumente muzikore , luheshin valle pa shoqërim instrumental , të cilat shoqëroheshin me ritmin e shuplakave të duarve , me ritmin e të rrahurit të këmbëve , apo edhe me shoqërim të këndimeve vokale nga ana e vet valltarëve , apo e ndonjë grupi këngëtarësh vokal.Sot ato shqërohen me ritmet dhe meloditë instrumentale , kurse ngjarjet dhe tematika e tyre shfaqet përmes lëvizjeve koreografike të këmbëve , duarve , kokës dhe shtatit në përgjithësi.

Vallet popullore shqiptare dallojnë nga fshati në fshat e nga krahina në krahinë por ato të gjitha shprehin forcë , burrëri ,trimëri , karakterin luftarak , etj.me të cilat karakterizohet edhe vetë populli shqiptar.

Ndarja e përgjithshme e vallëzimeve popullore shqiptare bëhet në tre grupe:

1.Valle të burrave

2.Valle të grave dhe

3.Valle të përziera

-Vallet e burrave janë kultivuar në vendet ku ka mbisunduar fanatizmi dhe kanunet e egra , të cilat nuk ua kanë mundësuar botës femërore bashkimin , argëtimin dhe vallëzimin në shoqëri bashkë me meshkujt.Këto valle kanë karakter luftarak dhe janë të rënda për tu vallëzuar dhe zakonisht janë të shoqëruara me surle dhe tupanë.

-Vallet e grave gjithashtu janë kultivuar në vendet rurale ku kanuni nuk lejonte argëtimin e përbashkët të grave dhe burrave.Vallet e grave kanë karakter lirik dhe gazmor dhe janë të shoqëruara me përcjellje të defeve , këndimit të këngëve dhe shoqërimit me të rrahurit e shuplakave.veshje-grash-me-dimi_shqiperi-e-mesme

-Vallet e përziera pë dallim nga dy të parat janë kultivuar në qendrat urbane ku ka dominuar emancipimi , civilizimi dhe arsimimi i popullatës.Këto valle kanë karakter lirik , janë më të përshtatshme për t’u vallëzuar nga femrat dhe meshkujt dhe shoqërohen nga formacione të kompletuara orkestrale.

perzier-1
Varësisht nga karakteri që trajtojnë vallet tona popullore dhe nga krahinat ku janë krijuar për herë të parë ato marrin edhe emërtimet e tyre , p.sh.:”Vallja e kaçakëve” , “Vallja e komitëve” , “Vallja e Osman Takës” , “Vallja e Isuf Arrapit” , “Vallja e Gjakovës” , “Vallja e Tiranës” , “Vallja e Prespës” , “Vallja dibrane” , “Vallja e Tropojës” , “Vallja e Shotës” , “Vallja e nuses së Fajës” e shumë të tjera.

-Vallja e Shotës është njëra nga vallet më të bukura popullore shqiptare që luhet kryesisht në Kosovë por e njohur në të gjitha trojet shqiptare.Emrin e ka marrë nga Shote Galica (një luftëtare e dalluar nga Kosova e cila luftoi për unifikimin e trojeve shqiptare dhe gjithashtu është deklaruar si “Heroina e Popullit të Shqipërisë”).

Kjo valle luhet në variante të ndryshme:dy vajza ose gra , dy djem ose burra , një burrë e një grua , etj.

Vallja e Shotës luhet nga të gjithë shqiptarët zakonisht nëpër dasma , festivale popullore dhe raste tjera.shota

Vallja e Osman Takës është valle popullore tradicionale e Çamëve , cila është bërë shumë e njohur në Shqipëri dhe Greqi.

Kjo valle lidhet me emrin e Osman Takës , një prijës Çam , i cili ka luftuar kundër forcave osmane.

Në vitin 1886 Osman Taka u burgos në Janinë dhe ishte i dënuar me vdekje.
I pyetur për dëshirën e tij të fundit , ai do të kërkojë të vallëzojë. Gojëdhënat popullore thonë se vallja ishte aq e bukur , saqë xhandarmëria e ushtrisë osmane , nuk e ekzekutoi Osman Takën.

Vallja ndjek një ritëm të rreptë me theks në qëndrimin , stilin dhe hijeshinë e valltarit.Është valle vargore , me prijësin e valles , i cili me shkathtësi interpreton hapat e ekzekutimit.Ai pastaj ulet në gjunjë , kthen shpinën në formë të harkut dhe ngren kraharorin e tij përpjetë duke formuar kështu një urë.Valltarët e tjerë pastaj shkelin në stomakun e tij dhe vallzojnë mbi të.Kjo simbolizon forcën dhe rëndësinë e kryevallëtarit përderisa ai formon një urë me trupin e tij që burrat e tjerë të kalojnë përtej.bashkimbraho

Valltarët mbajnë njëri-tjetrin për krahësh duke përkulur bërrylat për 90 shkallë.Valltari i cili përkrah prijësin e valles dhe valltari i fundit duhet të jenë të guximshëm dhe energjik për shkak se luajnë rolin kryesor në lëvizjet e prijësit dhe rrjedhës së valles në tërësi.

-Vallja dardhare është valle grash me prejardhje nga fshati Dardhë i Korçës.Kjo valle luhet në formacion gjysëmrethi ku të kapura për duarsh gratë zhvendosen në varg nga e djathta.Vallja shoqërohet me këngë , pra , valltaret kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë.

Vallja dardhare luhet me hapa të lehtë dhe karakterizon delikates dhe feminilitet tek gratë.dardhare