MOIKOM ZEQO: NJË ΔAPΔAN nga DYRRAHU

MOIKOM ZEQO: NJË ΔAPΔAN nga DYRRAHU

207
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Moikom ZEQO

– I PARI EMËR «DARDAN», I ZBULUAR NË DURRËSIN ANTIK –

Nga një gërmim afër stadiumit të qytetit u zbulua një urne prej guri gëlqeror, katërkëndëshe, 0,60 x 0,19 x 0,37 m. Mbi urne ishte vendosur një pllakë katërkëndëshe 0,97 x 0.50 x 0,24 m. Mbi faqet e sipërme ishte gdhendur mbishkrimi me dy rreshta:
ΔAPΔANE
XAIPE
Lartësia e gërmave 2,5 cm. E-ja është lunare. Emri Dardan është ilir[6]. Del për herë të parë në Durrës.

Me rëndësi është relievi i njërës faqe anësore të pllakës që tregon dy këmbëza froni prej luani, mes tyre një stringël, një lekit si dhe një diptik dhe dy Iule rozeta (tab. II, 1).

Kjo pllakë i kushtohej një të riu të moshës së efebit, të vdekur herët. I takon si kohë shek. III-I p.e.sonë.

[6] E. Çabej, Emri i Dardanisë e izoglosat shqiptare-kelte, «Studime gjuhësore», Prishtinë IV, 1977, f. 374-376.

__________________
Zeqo, Moikom. “Objekte arti nga gjetjet e rastit në Durrës”. Në: Iliria, vol. 19 n°1, 1989. f. 253-259.dardan